PD mbledh Grupin Parlamentar, skenarë për bllokimin e Kuvendit?

5 Mars 2015, 10:12Politika TEMA

Partia Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar, pak përpara nisjes së seancës parlamentare, ku priten debate të ashpra në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi.

Burime nga PD konfirmojnë për Tema se në mbledhjen e Grupit është vendosur që i gjithë debati parlamentar gjatë seancës të përqëndrohet në akuzat e artikuluara nga ligjvënësi Doshi kundër Qeverisë dhe mazhorancës.

Gjithashtu pritet që deputetët demokratë të bllokojnë shfaqjen në video-projektor të disa pamjeve filmike, të cilat janë paralajmëruar nga deputeti Spartak Braho.

Sipas PD-së, pas akuzave të Doshit, nuk mund të lejohet normalitetit në sallën e Parlamentit dhe si e tillë, opozita do t’i qëndrojë deri në fund mocionit për shkarkimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili është firmosur nga deputetët demokrat dhe është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit ditën e djeshme.

Në anën tjetër Kryeparlamentari Meta ka firmosur direkt mocionin e PD-së për shkarkimin e tij, duke i dhënë mundësi të kalojë  në Parlament nga dita e sotme.

Demokratët kanë paralajmëruar se  pa largimin e Metës nga kryesimi i Parlamentit vazhdimi i jetës parlamentare në kushte të zakonshme është i pamundur. /gj.k/

2 komente në “PD mbledh Grupin Parlamentar, skenarë për bllokimin e Kuvendit?”

  1. dezi says:

    Keta jane nje bande nen hijen e perandorise qe na i shiti per demokrate por qe te gjithe jane vrases ose urdherdhenes vrasjesh me pagese!Kjo eshte demokracia e “burrave te shtetit” qe tashme u ka dale boja kudo ne bote e qe ne vend te vendosjeve te demokracive ne vendet respektive shikojme vetem luftra civile,bomba,dinamit vrasje te njerezve te pafajshem e viktima te radhes!S’na mbetet gje tjeter vetem ti lutemi perendise te na ruaje nga kjo fare e fashizmit modern qe ne vend te ndihmave te japin nje pako me llokum dinamiti per te shkuar te paqshem ne boten tjeter e pa trazuar!Siç e theksoi edhe Papa Françesku i II-te qe: Lufta e trete boterore ka filluar por tashme jo e perqendruar por me vatra zjarri ne te gjithe boten!Tashme edhe Gjermania pas nje hopi te madh ekonomik i eshte hedhur prodhimit te armeve te renda edhe pse e ka patur te ndaluar fuqizimin me to e reklamave te kohes se Hitlerit!Valle ku shkojme?

    1. Fierak says:

      Fatkedqesisht keni shume te drejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje