Mark Frroku "braktis" Doshin

5 Mars 2015, 09:45Politika TEMA

Deputeti Mark Frroku, që njihet si i afërt me Tom Doshin, nuk ka ndërmend të largohet nga mazhoranca.

Ai ka thënë se do jetë pjesë e kësaj mazhorancae edhe në zgjedhjet e ardhshme locale.

“Do jem pjesë e mazhorancës edhe në zgjedhjet lokale që do të vijnë,” deklaroi Frroku për gazetën Sot.

Frroku ka qenë krah Doshit në shpërthimin e tij të parë muaj më parë, kundër ministrit Saimir Tahiri.

Por, frika se pas Doshit mund të largohet ndonjë deputet tjetër, që e mbështet atë, nuk ekziston.

Kjo u pa edhe gjatë mbledhjes së grupi parlamentar, ku përveç Koço Kokëdhimës, askush nuk doli krah Doshit./b.l

11 komente në “Mark Frroku “braktis” Doshin”

  1. indriti says:

    Po pse lajm eshte ky?Te ruhet numri 84 vota ne kuvend duke u bazuar tek Mark Frroku.Ky eshte prostitucion politik.

    1. Malcia says:

      Po si e don ti me e bo? He pash zotin. Po don qe edhe Marku me u grind per pese pare spec. Hik or mec, se s’na the gja!

  2. anannananan says:

    ne kembim vellai i pafajshem!

  3. Spartaku says:

    Mire ka bere.Nuk mund te shkohet pas maskarenjev,sikur edhe vella te jete.Tom Doshi e tregoi vehten e tij se sa maskara eshte.Ai eshte i shitur tek Sali Berisha,dhe eshte e qarte se shtepia e tij tani eshte pd-ke.Le te shkoi,nuk ja kemi nevojen ketij llafezani, qe, llafoset si harixheshkat neper rruge.

  4. Alphade says:

    Keta te gjithe nuk jane deputete te zgjedhur nga populli por nga dy kryetare partie : Saliu dhe Edi .
    Keshtu ndodh kur deputetet nuk zgjidhen nga populli por nga orekset e simpatite e kryetarev te
    Partie……!!!

  5. parlamenti qelbesirave…………………..

  6. stela says:

    obobobo rrugaceria, ka ne dore fatet e popullit….

  7. redi says:

    Toma ka shume vete aty brenda grupit, llogaritet rreth 7 deputete por nuk jane budallenj, rrine urte per momentin se keshtu i ka instruktuar Toma. Goditja jepet ne momentin e duhur jo kot qe tashi.

  8. Bicaku says:

    Prisni prisni planin b, tema do zhgenjehesh edhe pse po mundoheni dhe po beheni pale me mafian,ne fakt jeni mesuar mero qe me sali mafiozin

  9. durresi says:

    Mos e kini merak se sa ti denojne vllain per vrasje edhe ky do ti kundervihet qeverise. keshtuqe ose do te iki vet (do te mundohet ti shitet sales) ose do t alargoje vet shumica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje