Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruçi e konsideroi si një inskenim të parapërgatitur sjelljen e opozitës në Kuvend, duke shtuar se si pasojë e skenave të tilla, edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik që ishin në llozhat e Parlamentit u larguan.
“Eshtë e drejta juaj të silleni si të doni, por unë ju drejtoj një apel për të respektuar procedurat parlamentare.
Kërkesa juaj për mocion mosbesimi ndaj Kryetarit të Kuvendit ka hyrë në procedurat parlamentare dhe ne jemi të gatshëm që sot të mbledhin Këshillin e Legjislacionit dhe të kalojmë kërkesën në seancë.
Por nëse ju nuk pranoni atëherë, unë po ju drejtoj një kërkesë z.Meta, vijoni procedurat parlamentare, të vijojë seanca atje ku u ndërpre me diskutimin e ligjeve që janë në rendin e ditës, megjithëse kjo situatë nuk është normale”, tha Ruci. /gj.k/