Mark Frroku paraqitet në Prokurori, pritet përballja me Doshin

9 Mars 2015, 11:57Politika TEMA

Deputeti Mark Frroku  dhe deputeti Tom Doshi do të përballen në Prokurori për dëshmitë dhe deklaratat e tyre lidhur me atentatin e pretenduar ndaj Doshit.

Frroku  do të  ballafaqohet me deputetin  Tom Doshi lidhur mbi deklaratat kontradiktore të dhëna përpara organit  akuzës. Sipas Doshit, ishte Frroku ai qe e vuri ne dijeni per atentatin per vrasjen e tij, madje ai e prezantoi me “atentatorin” Durim Bami,  ndërsa deputeti Frroku e ka mohuar këtë, duke thënë se ai nuk ka asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje.

Deputeti Frroku është paraqitur në ambjentet e Prokurorisë rreth ores 11:40, ndërsa në orën 12:00 është paraqitur edhe deputeti i Shkodrës Tom Doshi.

Dy deputetët kanë qenë të detyruar nga organi i akuzës që të përballen për deklaratat e tyre kontradiktore, të dhëna në Prokurori por edhe publikisht.

Sipas deklaratave që ka bërë Tom Doshi, ndaj tij dhe Fufit ka pasur një plan për eleminim fizik, i porositur nga kreu i  Kuvendit Ilir Meta./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje