Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dy ministre të kabinetit Rama në ambjentet e kryeministrisë.
Nuk dihet se për çfarë ka diskutuar ambasdori amerikan me Ministren për Marrëdheniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, por me siguri në fokus duhet të kenë qenë edhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ambasadori Lu ka patur nje takim edhe me Milena Hariton, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike.