Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin “Opinion” se, sa i përket akuzave të deputetit Tom Doshi, kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik, të bëra në momentin kur deputeti përjashtohet nga grupi parlamentar i PS, kur para disa ditësh po ky deputet ka bërë deklarata për disa drejtoresha duke i bërë shantazh Kryeministrit.
Sa i përket hetimit, Meta u shpreh se, “i vetmi person që ka bllokuar hetimin e këtyre akuzave është vetëm deputeti Doshi”.
Meta u shpreh se nuk e ka besuar këtë histori asnjëherë, duke theksuar se deputeti Doshi tregon 100 variante të ndryshme. Sipas kreut të Kuvendit kjo histori është e trilluar pas përjashtimit të deputetit Doshi nga grupi parlamentar i PS. Meta thekson se nuk ka ndikuar aspak në përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS.
“Puna e videove dhe tritolit është kthyer në një sport popullor”, tha Meta, duke shtuar se, “nuk ka asnjë shqetësim në këtë histori dhe drejtësia duhet të thotë fjalën e saj. Jam gati të shkoj çdo ditë të javës në Prokurori për t’u përballur me z. Doshi dhe z. Berisha si dy akuzuesit e mi”.
Meta u shpreh se, “Policia kishte marrë masat e saj. Edhe Prokuroria ishte njoftuar. Ehe unë si Kryetar i Kuvendit mora masat e mia, lajmërova kreun e Komisionit të Sigurisë, Z. Braho. E ndoqa vazhdimisht si ngjarje. Emri im nuk doli. Doli vetëm në momentin kur duhej të përdorej për qëllime për të destabilizuar situatën politike. Nuk ka asnjë denoncim nga deputeti në fjalë. Denoncimi bëhet publikisht nga deputeti vetëm kur përjashtohet nga grupi parlamentar i PS”.
“As më shkon mendja për filma të tillë, telenovela të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me formimin tim kulturor. Këto mentalitete me hakmarrje, prita, pusi qëndrojnë në mentalitetin e doktorit dhe të disave si ai. Por këto ngjarje, as nuk kanë ndodhur as nuk do të ndodhin veçanërisht për shkakun tim”, theksoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta
padrino i shqiperise.
as korrupsioni, as videot as tritoli nuk jane sport popullor o kokemut, jane sport i politikaneve si ty e te tjereve si ty. fakti qe ske gisht tek rasti doshi nuk do te thote qe je i paster nga gjynahet e tjera. ke dhe ti aq gjynahe kundrejt ketij populli sa ska gji lalzi ti laje. kokemut
Po pikerisht per kete duhet te shporreni se e shderruat “tritolin ne sport popullor>’. Konkureca e krimineleve te zyrave me kriminelet qe mbeten jashte zyrave po na ben te ikim nje ore e me pare nga ky vend.
Ti je fatkeqsia e Shiperise mor kryehajdut. Litari ne gryke per ty
Mor kokelope, si e paska bllokuar hetimin Doshi?
Nuk e arrestonte dot policia e prokuroria Doshin e ate tjetrin?
Por cfare shteti i qelbur eshte ky po te jete se nje cop Tomdosh blokoka hetimet?
po ikni se su beson njeri cudi eshte qe ti je protagonist gjithmon dhe cudia me e madhe ti ske faj si shpjegohet
Te kemi pasur inat , por sa po shikoj keta duan qe te djegin politikisht , keshtu qe mendoj po fiton popullarite dhe simpati ne populle me qetesin qe po tregon dhe urtesin , mendoj se ti je i pershtatshem per te qeverisur kete popull , ky popull do njerez te mature e me llogjik qe gjithmon te shuajn zjarin jo ti hedhin benzin, sa per oto akuzat qe te bejm per korupsion , eshte dicka qe ne populli jemi te prirur nga xheloxia pse ky bene korupsion dhe ne jo, sa per dieni te te gjitheve , qofte politikan ose cfare do lloji njeriu me disi pozite, te gjithe jemi te prirur dhe e pelqejme ate korupsionin , le te dale ndonje te me thote a jane te koruptuar policat ,a jane mjeket , a jane te gjithe zyrtaret te te gjithe niveleve nga me i thjeshti deri tek maja, edhe fatorinot e atobuzave ne Tirane etjjj….. ne populli do kemimorale qe te kerkojm te luftohet korupsioni ne qoftese do ti pergjigjemi rregullave te shtetit duke respektuar e paguar taksa e ndergjegje shoqerore , per mua \z. Meta po fiton vetem respect dhe keto telenovela tregojn se e verteta vonon por nuk harron, pranda nzirja ne shesh te paklarat Berishes.
Per formimin Tim kulturor si Sheiku arabe,apo si njeri qe kercen mbi tavoline per te luajt grushta?
Po kjo shpreh eshte sikur kur kurvat duan te na shiten si virgjinesha !
Niveli i juaj eshte nene zéro ne cdo pikepamje qofte si kurve politike qofte se njeri qe tallet me djersen e popullit!tregoni pak me Cfare rrogen paguani festate juaja?jo me rrogen e nje deputet,kjo eshte e sigurt!
Pse te zgjodhi ty Doshi dhe jo nje tjeter? Sic duket ke prish pazaret.
Ne deklaraten e pare meta tha tekstualisht,nuk ka asnje deshmimtar e asnje deshmi kunder meje,nuk mohoi pjesmarien por mungesen e deshmimtareve e fakteve,ne kete deklarate tritolin e vlereson sport popullor ,mjer shqiperia ne cfare mafioze ka rene.As al kapone nuk ka pasur kurajo te bente deklarata te tilla publike
Vet e nise o ilir kte pun maje me shendet ti dhe ai kombinatci jot
Kryetari i kuvendit pohon me plot gojen qe aktet kriminale jane bere sport popullor.Ka hata me te madhe nga kjo???!!!.Mire e ke ilir se nuk te ka gjegur bytha ty dhe femijeve te tu pa ta shohesh sportin pastaj.
Ilir Meta, mund të ketë njëmijë e një “gjynahe” dhe unë personalisht nuk e simpatizoj dhe nuk e kam për “burrë të mirë”… Por në këtë çështje, jam i bindur, që ka të drejtë…!