Protesta e PD, një nga skenaret edhe bllokimi i Metës në Kuvend

9 Mars 2015, 18:01Politika TEMA

Partia Demokratike,  po përgatitet për protestën  që ka thirrur me 12 mars, për të këkruar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas akzuave ndaj tij se ka gisht në porositjen e vrasjes së deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar,  shpërndarë bazës se si do të organizohet kjo proteste, por tashmë qarkullojnë  idetë e para për skenarin e marshimit.

Duke qënë se protesta përkon me ditën kur mblidhet dhe parlamenti,  demokratët nga i gjithë vendi drejtuar nga deputetët do të mblidhen në “Sheshin Skendërbej”, për të marshuar më pas drejt Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, synohet që protestuesit të vendosen në pjesën hyrëse të Kuvendit, nga ku do të kërkohet doreheqja e Ilir Metës.

Gjithashtu flitet për një skenar që mund ta bllokojë Ilir Metën brenda në Kuvend, pasi protestuesit mund të mos lirojnë rrugët dalëse dhe hyrëse, deri në momentin  që  kryeparlemntari Ilir Meta, të jap dorëheqjen, raporton Ora News.

Gjatë kohës  që protestuesit do të jenë jashtë Kuvendit, një pjesë e deputetëve demokrat do të futen në sallë, për t’i përcjellë  kryeparlamentarit thirrjet dhe mesazhet e qytetarëve.

Partia Demokratike, prej ditës kur ish-deputeti socialist Tom Doshi, akuzoi kreun e Parlamentit se kishte porositur një atetntat ndaj tij, kërkon dorëheqjen e Ilir Metës.

Për këtë qëllim përvec deklaratave publike,  por dhe nismës ligjore për mocion mosbesimi, opozita shqiptare pa të udhes dhe protestat popullore.

10 komente në “Protesta e PD, një nga skenaret edhe bllokimi i Metës në Kuvend”

  1. safeti says:

    Motivi rames dhe metes per te eleminuar doshin eshte shum i forte, e mbani mend qe u larguan nga salla kur do votohej teritorialja? Pra Doshi ishte nje kallup betoni ne areoportin e legjislacionit kriminal te ksaj mazhorance te koruptuatr dhe kriminale.

    Me eleminimin e Doshit do vihej diktatura ne 12 vitet e ardhshme asnje deputet ne parlament sdo guxonte te votonte kundra. do ndryshohej kushtetuta, ilir meta do shpallej imperator. Pra Doshi esht Ismail Qemali i kohve moderne iluminist burr trim.

    1. Tritan Preshi says:

      Safet o IDIOT ?

  2. baca says:

    Safet pij ilacet se nul dukkesh mire me shendetin mendor

  3. Ore me tere mende e ke apo talle bythen me tomen.

  4. BERISHA LARGOHU, NUK MUND TE ÇUHESH PARTI DEMOKRATIKE KUR NUK RESPEKTON DEMOKRACINE. says:

    Shqiptaret te mos behen shpetimtare te opozites se krimit, shqiptaret te mos behen kamikaz per te djegur Shqiperine, pra jo vegel e Berishes qe ju ka vjedhur e vrare per pushtet.

  5. tani.deutschland says:

    Ehu bre Safet,

    sa mire qe na iluminove edhe ne qorrave te tjere !
    Pushka top te enjten o trim, pac fat.

  6. prokurori says:

    Me gjithmend per ilace qenka Safeti.

  7. astrit says:

    O Safet more Safet, shko vare veten ne halet.

  8. alban says:

    safeti te marre edhe salen e te varen me te njejtin litar.
    Sa qef ,kur 10 PD-iste te dalin perpara e saliu e Lulushka rrine prapa xhameve ,duke pare situaten ,e ne fund nuk kane si te dalin per t’u brockollitur atyre 5 legenave qe i presin jashte.

  9. ina says:

    o me kenaqe o Astrit hahahhaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje