Përballja me Palokën në Gjykatën e Lartë/Rama: Turp, nuk ka prova

9 Mars 2015, 13:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka janë përballur sërisht në Gjykatën e Lartë në lidhje me akuzat që deputeti demokrat i ka drejtuar Kreut të Qeverisë.

Pas dy orësh në këtë seancë, kreu i qeverisë është larguar e ndërsa ka deklaruar për mediat se Paloka kërkonte të pushohet çështja, pasi nuk kanë prova, por opinione.

Nuk kanë prova po kanë opinione. Ky është fundi i një force politike që komunikon me qytetarët duke i dezinfomuar në mënyrë të qëllimshme, në përppjekje për ta bërë Shqipërinë të baltosur dhe sa më e ndotur. Turp!” , deklaroi Rama.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha se provat do të paraqiten në Gjykatë.

“Seancën tjetër do të kërkojmë tabulatet telefonike të Kryeministrit, përmes të cilave do të provojmë lidhjet e Ramën me disa nga bandat”, theksoi Paloka.

“Po përpiqet me çdo kusht, të legjitimojë krimin në adminsitratën shtetrëore e në Kuvend. Kërkon t’i mbyll gojën jo vetëm mediave por dhe opozitës. Qytetarët janë të vetëdijshëm për lidhjet që ka me krimin.

Kryeministri është koka e kësaj qeverie, është koka e lidhjes me krimin. Kemi të bëjmë me një kupolë mafioze, e siç e shihni dhe për rastin “Doshi” përpjekjet shkojnë për mbulimin për mbylljen e çështjes.

Kemi të bëjmë me një fakt të njohur që kjo qeveri është e lidhur me krimin.  Provat do t’i paraqesë akvokati në seancën tjetër, do t’i këkrojmë gjykatës të na vërë në dispozicion dhe tabulatet e kryeministrit si provë ditekte, që do tregojë lidhjet me krminelët. Ai po përpiqet të bëjë presion mbi gjykatësit, pasi fyeu para gjykatës palën tjetër para se kjo Gjykatë të vendosi ai dha vendimin që kjo Gjykatë duhet të japë.

E tha se që nga sot nuk do paraqitet më, seanca e sotme nuk i pëlqëu. Do përballet me drejtësinë, ka ardhur si denoncues e do përfundojë si i akuzuar”, deklaroi Paloka.

Më parë në gjykatë është zhvilluar seanca e parë, e konsideruar si pajtimi, mes Kryesministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani. Ky i fundit tha se akuzat drejtuar Ramës janë qëndrimi politik i PD-së dhe jo akuza personale, duke kërkuar nga Kreu i Qeverisë që të hiqte dorë nga padia.

Por Rama u tregua i prerë duke theksuar se i duhej dhënë fund politikës së shpifjeve. /gj.k/

15 komente në “Përballja me Palokën në Gjykatën e Lartë/Rama: Turp, nuk ka prova”

  1. thuthuqi paloqe says:

    gjobe ose burg per thuthuqin ! Demi qe perpiqen te bejne keta bakterie te PeDe’se nuk eshte personal por kombetar

    1. Tironci says:

      ua ,po ky sikur kishte foto, filmime pergjime….. ha temu nashi pathuqe

    2. Xhimi says:

      Keta maskarenj vazhdojne te shpifin pa prova. Dikush duhet te futet ne burg qe politika te emancipohet dhe te mos flase genjeshtra pa fund. Kjo eshte strategjia e serbo-vicidolit qe te shpifim te shpifim se dicka do te ngelet. UDB-ja dhe serbet e kane perdorur kete metode kunder shqiptareve ne Kosove dhe Sali Pashe Toptani po e perdor ne Shqiperi me urdher te UDB-se.

  2. Tomori says:

    Ky fakt dhe shume akuza te tjera tregojne mjerimin dhe mashtrimin, shpifjet denigruse te pd, sali berishes dhe llapaqeneve qe ne vend te meren me hallet e popullit, shajne e shpifin ctu vije neper goje. turp.

  3. coku says:

    ec rama cirrua masken zombieve!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Do lerkojme tabulatat thote Paloqja.. Kujton se eshte ne qeverri akoma.. Paloqe, ti e di shume mire qe ajo kerkohet nga institucjonet perkatese the Jo nga individe se thyhet te drejtat e privatit.. Paloqe, mos hidh me shume mjergull..

  5. demokracia ka ligje says:

    Sa per shpifjet qe permend rama,zor mund te kete ndonje gazete tjeter t’ia kaloje kesaj ku po shkruaj..

    1. shih shih says:

      Ligji i pare i demokracise : JU HALABAKET E SALIES MOS NA RRUNI…

  6. fisheku says:

    ky turi shtupe te sjelle provat qe ka dhe te mos beje sikur di dicka se po mundohet te ktheje ato qe ka thene dhe kerkon tabulatet e kryeministrit.mjaft llomotitet ne tym. qytetaret po presin me padurim provat qe ka thuthuqi se kjo eshte e vetmja e mire qe i ka mbetur si njeri qe kur ka lindur.nuk eshte 97 dhe nuk do behet me kurre se e dogjet dhe jeni gati te sakrifikoni vendin dhe jeten e qytetareve per karrigen tuaj. te ju vije turp por as turpin nuk e njihni.

  7. edlira says:

    Po more paloke doti te dilje si akuzues po nuk te pelqen se ke frike se po del i akuzuar. kerkon t’u besh te tjereve gropen po harron qe bie vete brenda. Si thua ti+ edi Rama eshte koka e kesaj qeverie dhe e krimit? Po ajo dihet qe eshte koka e qeverise sepse eshte kryeministri i saj. cfare te keqe ka ketu…sa per ate koken e krimit e keni ju madje ne cift Saliun dhe Lulin. Duket qe je nervozuar shume e nuk te punojne as ato dy palo tru qe mund te kene mbetur… ndoshta nuk e di nese i ke ne vend… sepse ne fakt tru s’ke fare.

  8. petrit zela says:

    Te gjith ata persona,qe mundohen per ti nxjerr pengesa marshimit te
    drejtesise,jo vetem qe jane te pafte per tu perballur me problemet e jetes per mbijetese,por mbitegjitha jane stimulus te krimit te organizuar,te vjedhjeve flagrante,te genjeshtrave,mashtrimit,dhe te bandave te tritolit..Dhe ne histori do mbeten-si jashteqitja e kombit..

  9. . says:

    Tufa Cetes-Veriore PD duhet te dali si Cete politike e jashte ligjeshme.

  10. . says:

    Z.Rama,
    mos ndal por kerko deri ne fund te vesh ne vend “nderin” personal tendin dhe te Qeverise.

  11. . says:

    90% e shqiptareve jane kundra mashtrusave verioreve dhe kerkojne arrestim te kreut tyre super-killerit Sali Bisha.

  12. . says:

    Z.Rama,

    Pse dje DREJTESIA Berishes denonte dhe gjobiste politikanet per gjera banaleapo tregonin bemat e djalit tij Shkelzen ?

    Pse sot DREJTESIA ben te kunderten ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje