Deputeti demokrat Mhill Fufi ka dëshmuar për disa minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me atë që quhet “cështja Doshi”, pas akuzave që deputeti i Qarkut të Shkodrës ka artikuluar publikisht në lidhje me skenarin e vrasjes së dy deputetëve.
Fufi është thirrur në organin e akuzës si një nga dy deputetët që sipas Doshit, do të vritej.
Në një prononcim për mediat, Fufi tha se i ka qëndruar deklarimeve të bëra se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen. Fufi tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj për zbardhjen e çështjes.
Dëshmia e Fufit në Prokurori është realizuar në një kohë kur po kryhej edhe ballafaqimi i deklarimeve të bera nga deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. /gj.k/
I thoni ketij Fufit, qe PD e ka akoma ne plan te te vrase, se ajo kerkon ta realizoje skenarin deri ne fund, prandaj ruhu, se po vajte tek SHQUP, te qelluan nga mbrapa bodyguardet e Berishes, dhe te cojne te te gjene ne mal, si Kosta Trebicken.