Tjetër gjest i fortë i SHBA-së, anulon takimin e miqësisë Shqipëri-SHBA. Shkak, deputetët e inkriminuar

9 Mars 2015, 16:02Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një tjetër shenjë të fortë ndaj deputetëve të inkriminuar.

Ambasada amerikane ka anuluar sot një takim të grupit të Miqësisë SHBA-Shqipëri.

Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë për anulimin e këtij takimi.

Por, raportohet se SHBA ka qenë kundër prezencës së dy deputetëve në këtë grup, të cilët, sipas ambasadës, kanë një të kaluar problematike.

Për këtë arsye, mësohet se ka pasur edhe një takim mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.

SHBA mbështeti fort përjashtimin e Tom Doshit pak ditë më parë nga PS, duke i kujtuar atij se ishte përfolur për përfshirje në veprimtari kriminale.

Grupi i Miqësisë, Shqipëri-SHBA shënon edhe rekordin e anëtarësisë së deputetëve në krahasim me grupet e tjera të miqësisë.

Janë 39 deputetë nga të gjitha forca politike të cilat marrin pjesë në këtë grup parlamentar.

Mes tyre, figurojnë edhe emrat e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, të cilët janë përfshirë së fundi në një çështje që po trazon politikën shqiptare dhe e cila po hetohet nga prokuroria.

Pandeli Majko kryetar i grupit të Miqësisë, pohoi për ABC, se kjo po ndodh për herë të dytë dhe arsyeja janë zhvillimet aktuale politike në vend./b.l

Deputetë e grupit të Miqësisë SHBA-Shqipëri

Rakip Suli

Artur Bushi

Pjerin Ndreu

Aldo Bumci

Sherefedin Shehu

Vasilika Hysi

Gerti Bogdani

Albana Vokshi

Mark Frroku

Halim Kosova

Gjovalin Kadeli

Eduard Salami

Myqerem Tafaj

Roland Keta

Kozma dashi

Heklidon Bushati

Liljana Elmazi

Anastas Angjeli

Luan Duzha

Ylli Shehu

Robert Birtri

Mesila Doda

Agron Duka

Fatmir Mediu

Eduard Salami

Alfred Peza

Vangjel Dule

Ervin Koçi

Olta Xhacka

Dashamir Peza

Taulant Balla

Tom Doshi

Flamur Noka

Keltis Kruja

Arben Imami

Valentine Leskaj

Filde Ylli

15 komente në “Tjetër gjest i fortë i SHBA-së, anulon takimin e miqësisë Shqipëri-SHBA. Shkak, deputetët e inkriminuar”

  1. durresi says:

    Jam shume dakort me dekriminalizimin e parlamentit (dhe jo vetem, por gjithe struktures se shtetit dhe pse jo, gjithe klases politike), por sinqerisht kjo deklarate e SHBA-se me duket aq e ulet dhe aq hipokrite sa nuk e percjell dot. Nuk kam per ta harruar kurre deklaraten e ambasadorit Arvizu per Berishen, : – “Berisha eshte burre shteti” – . Deklarate kjo e dhene pak dite pas vrasjes se 4 protestuesve te 21 janarit.

    1. xho says:

      Deklarata e dyte ne rjesht pozitive per Shqiperine e shqiptaret.
      Vazhdo Amerika.Faliminderit

      1. Pilo Lala says:

        Arvizu ka kontribut te jashtzakomshem per shkaterrimin e rregjimit te Berishes.
        Amerika eshte gjithmone aleate e Shqiperise. edhe pse Berisha ka mundur me anen e Lobit Kosovar ne Amerike, te shtremberoje gjendjen, dhe ta paraqese Berishen si Antikomunist.
        Ndihma e Amerikes eshte e sinqerte, dhe populli e mirpret.

  2. Pelasgian says:

    Un jam per DEGJENERIM TOTAL ……per ngritje te BASHKPUNIMEVE ME SHOQATAT DHE QEVERITE E VENDEVE TE EUROPIANE DHE SHBA PER DEGJENERU TOTALISHT KURVAMENTIN SHQIPKAR .

    TE IZOLOHET HALEJA E ATIJ VENDI DHE TE DIZINFEKTOHEN KOLERET QE PO QELBIN DYNJANE .

    TE BLLOKOHET CDO PROCES INTEGRIMI , VETEM KSHTU LUFTOHET QELBZIMI MBARSHQIPKAR I KURVAMENTIT !

  3. Zef Kallami says:

    O c’vete me kete popull sa tutkun,aq edhe kam kum!

    Bravo Amerika!

    Po i ben forma edukimit institucioneve dhe politikanve shqiptare.Te cilet e kishin harrue me vakt e me kohe formen e edukimit te njeriut te RI monist,tashti i takon perseri edukim po me njeriun e Ri kapitalist.

  4. True Detective says:

    Ja ka thene Luja- Likes, qe eshte fytyre e pastertise! ahahahahahhahahahaha

  5. Blendi Malinj says:

    Prisni sa ta cojne edhe kete Lu ne Puke e ti dhurojne nji cifteli, ta bejne qytetar nderi ne Shkoder dhe pastaj edhe ky do te huje ne rresht me Arvizun, Wiethers and corporation

  6. XYZ says:

    Well done USA! Keep going! Pl don’t forget about the Chief-Criminal: Sali Berisha!

  7. Labi Vlore says:

    Ambasada duhet te publikoje emrat dhe mbiemrat e ketyre deputeteve te inkriminuar.Amerika eshte nje vend mike e Shqiperise.Duhet te publikoje emrat dhe mbiemrat e te gjithe deputeteve me te kaluar Problematike,per hir te transparences me publikun Shqiptar.Madje me teper se kaq.Kjo eshte nje shenje dashamiresie ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve.Nese nuk i ben publik keta emra,kjo nuk eshte shenje dashamiresie.Nese keta emra i kane kaluar Qeverise Shqiptare,kjo e fundit duhet te na i beje te ditur pa humbur asnje sekonde kohe.Publiku eshte ne terr masiv.

  8. malsori kelmendas says:

    Te qifsha ambasaden edhe kinezin e nanes ne pill.
    Ti sapo tokove kriminilin me te madh te shqiperise!!!!
    Qa Jane keta moterqima? njani I names tjetri I njerkes!

    1. vlonjati says:

      shume i sakte

  9. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Edhe kete kishim mangut,nga na u bene sebep tere keta kriminele dhe te marrin me qafe nje popull te tere.-Po edhe nga mosha duken qe e kane marre edukimin fillestar ne kohen e diktatures,si ka mundesi te bejne nje kthese prej 180 grade,e nga ‘RINI REVOLUCIONARE’,ne burra antirevolucionare ?

  10. Perashi i Kuq says:

    Emrat jane sekret?!!

    1. kirurg says:

      Po ja, njerin e kane thene, Doshi. Edhe nje mbetet…

  11. Bekimi says:

    Këto janë manovrat e reja amerikane për të ruajtur Berishën. Duan ta ndajnë historinë me para dhe pas Arvizusë. Gjithka para lihet ku është, dhe tani e prapa do veprohet ndryshe. Pra, nuk ka prapaveprim (retroactivity). Me fjalë të tjera, krimet e Saliut janë të parashkruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje