Partia Demokratike i është rikthyer akuzave në lidhje me personat e inkriminuar në administratë shtetërore. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se Drejtori i Forcave Operacionale, është kapur së fundmi i përfshirë në korrupsion dhe trafik droge.
“Pak javë më parë u ndalua një nga oficerët e kësaj strukture, Hamza Demushi.
Pas hetimeve, rezultoi se Demushi ishte i dërguar, i mandatuar në këtë tregti droge, nga shefi i tij, pikërisht nga drejtori Alban Ahmetaj.
Ne nxisim prokurorinë të hetojë e të mos ndikohet nga presionet e Tahirit dhe Didit, pasi ky person është i afërt me ta.
Alban Ahmetaj, ka qënë i përjashtuar nga policia e shtetit, por u rikthye me rilindjen në krye të strukturës më delikate të policisë së shtetit.
Forcat operacionale janë përgjegjëse për mbulimin, vëzhgimin, gjurmimin me metodat speciale të hetimit. Pra kjo strukturë kryen operacionet më të rëndësishme kundër krimit e trafikut, kundër bosëve të drogës.
Merreni me mend, se çfarë ndodh me trafikun e drogës, kur shefi i kësaj strukture, përgjegjësja kryesore për ndalimin e narko-trafikut, është vetë pjesë e pazareve të pisëta e të jashtligjshme.
Kjo do të thotë se; banda më e rrezikshme e drogës, është në radhët kryesore të Policisë së Shtetit.
Këto fakte tronditëse janë dëshmi se sa thellë ka penetruar krimi në zyrat më të rëndësishme të shtetit.
Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur krerët e shtetit, Kryetari i Parlamentit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe kur Kryeministri i vendit, rezulton pjesë e këtij skenari, si bashkëpunëtor, fshehës i ngjarjes dhe gjurmëve të krimit.
Këta të dy janë etërit e aleancës me krimin dhe të ngjitjes së krimit në majë.
Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e meritojnë këtë shkallë inkriminimi. Eshtë kjo arsyeja që rendi dhe siguria publike janë sot në ditën më të keqe.
Por populli nuk do të lejojë që Shqipëria të shkojë në greminë. Ne do ta ndalim të keqen. Duke nisur nga e 12 marsi, në orën 11 në Sheshin Skenderbej”, tha Ristani.
EDO kte shkerdhat qe vodhi nje popull te ter ne votime, qe na vodhi lirin pra voten,kte hidhe ne gjyq per çfar akuzon po ka te drejt fut ne burg drejtorin ne te kundert kerko denim me burg per kte shpifes e mashtrus.
budalliqet e Ristanit
http://cutt.us/drejtori-i-forcave-operacionale-i-perfshire-ne-trafikun-e-droges
Shteti po dergon ne gjyq edhe njerezit me detyra shteterore. A ka lajm me pozitiv se ky? Pse shqetesohet Ristani?
Ne marim me mende qe Zeni merej me droge me Landin nen hien e babait Kurse ti spushone se lehuri si pijanec qe je Prandaj sduhesh mare seriozisht se si ke nga vetija por nga partia Na mbyten psikopatet
o dronkenlapi i shqupit
100 vjet mrapa ka shku policia me keto lloj funderrinash
Edi,qeroje Tahirin dhe Didin,se po merr kosto elektorale.Mos ta pesoj PSja per dy vete.Keshill prej Socialisti te zhgenjyer
Pd te mbylli gojen se ata e krijuan drogen e merrnin pergitimet e saj. Tmerr shqiperia ju mbushen burgjet me kriminele me hajdute me drogmena me trafikanta… a ka mo ven neper burgje? O zot sa me shumice keto parazite…besoj se shteti duhet ti kerkoje burgje me qera shteteve te tjera tani se jane dyndur keto tonat. Kur do behen njerez keta….nje zot e di. Turp i madh se e njollosen ate vend me lloj lloj epitetesh.
Ka plotesisht te drejte, por duhet te thote se edhe PD-ja te njejten strukture perdorte per trafikun. Problemi i opozites eshte se nxjerrin spikera qe gezojne besim zero ne publik per te thene te verteta te medha.
ristan kete si ta marrim si akuze Partikake apo akuze tende (NE TE DYJA RASTETE TE GENJESHTERTA)
Ristan nuk e kuptuam lajmin ku eshte implikimi policise i personit konkrete
jeni bere qesharak deri ne skaj
jeni helm per kete vend mallkuar te gjitha ju qe genjeshtren e keni kthyer ne konsum publik partiak per kete popull
O yyshto, a e kupton apo jo se Tahiri dhe Didi po izbulojne kete horra qe jane ne polici dhe po i arrestojne nje e nga nje. Mos bier ne gracken qe kerkon te ngrehi pijanec Ristani per opinionin publik qe ne vend qe te falenderoje policine per luften qe po bene,edhe ne radhet a saj ne luften kunder droges e sulmon ate. Sic duket i djeg shume ky zbulim.