CIA ka vite që po tenton të hakojë një iPhone dhe iPad

11 Mars 2015, 16:40Hi-Tech TEMA

Agjensia Amerikane e Inteligjencës, e njohur ndryshe si CIA, ka shpenzuar vite për të gjetur dobësi në smartfonët dhe tabletët e Apple. Ky lajm është bazuar në një dokument të zbuluar nga një burim i brendshëm i agjensisë i cili është publikuar nga media. CIA është fokusuar në strategjinë e sigurisë që Apple përdor për enkriptimin e të dhënave në iPhone dhe iPad. Punonjësit e CIA-s kanë përdorur mënyra të ndryshme fizike dhe jo evasive për të hakuar sistemin e sigurisë të këtyre pajisjeve të Apple në mënyrë duke shtënë në duar softuerin e kompanisë.

Nëse softueri do të ishte hakuar, agjensia e spiunazhit do të kishte akses në të dhënat e përdoruesit si dhe do të mund ti infektonte duke instaluar maluer këto pajisje. Duke marrë parasysh që ky informacion është i saktë, atëherë kemi një tjetër prove të një lufte që po ndodh mes agjensive të spiunazhit të qeverisë dhe firmave teknologjike. Nuk është hera e parë që burimi mediatik The Intercept publikon dokumente të tilla. Kohë më parë kjo media ka bërë publike dhe raporte që kanë akuzuar qeverinë amerikane për hakimin e qëllimshëm të produkteve të konsumatorëve duke pasur si synim vjedhjen e të dhënave personale të tyre. Shumë firma në fushën e teknologjisë janë ankuar për taktikat që përdorin qeveritë, duke shtuar se ato janë të jashtligjshme dhe dhunojnë të drejtat e përdoruesit.

Gjatë një eventi vjetor të njohur si Jamboree, pjesmarrësit zbuluan se punonjësit e CIA-s për të aksesuar pajisjet e Apple, kanë krijuar një version të përafërt me atë të softuerit të Apple me pseudonimin ‘Xcode. Përmes këtij softueri ata mund të aksesonin fjalëkalimet dhe mesazhet personale, me pak fjalë të përgjonin. Dokumenti i publikuar nuk tregon nëse përpjeket e CIA-s kanë qënë të suksesshme apo jo. Agjensia nuk pranoi të komentonte mbi këtë informacion të publikuar. (PCWorld Albanian)

10 komente në “CIA ka vite që po tenton të hakojë një iPhone dhe iPad”

  1. Ai Shoku says:

    e ka thyer ne mes CIA iPhonin dhe ate qe e ka bere, ky eshte marketing…

    1. Me Rroba Doku says:

      Normal, if you see something say something.

  2. Bobby says:

    Ca jane keto pallavra dhe ku i gjen ky gazetari keto te dhena ?
    Po ku ka nevoje CIA qe te harxhoje para per te hackuar software-n e Apple’s. Ne Amerike eshte e sanksionuar me ligj qe te gjithe operatoret e sistemeve te transmetimit digital perfshi dhe operatoret telefonike jane te detyruar te furnizojne agjencite qeveritare me informacion pa limit mbi te dhenat e abonenteve , pra logjikisht gjithshka eshte bere ne rruge legale me nje kosto minimale dhe per pasoje asnje agjensi qeveritare nuk ka nevoje te shpenzoje para dhe kohe per dicka qe e merr ne rruge legjitime.( Pak a shume eshte e njejta histori me shtepine me gjethe tek Albtelekomi ne vitet e para te demokracise )
    Mero na tregoni ndonje perralle tjeter se kjo eshte e vjeter dhe goxha e konsumuar.

    1. Shoku Me Rroba Doku says:

      Na e trego cik ket ligjin konkretisht se qenka shume interesant. Kompanite jane te detyruar me ligj te mbajne recorde te abonenteve, dmth llojin e celit qe perdor, numrin, adresat, mesazhet, tabulatet telefonike etj. Te gjitha keto pamvaresisht se mbahen jane te dhena konfidenciale dhe mbrohen nga ligji i konfidencialitetit. Kompanite keto te dhena i japin vetem me vendim gjykate dhe asnje lloj ligji tjeter nuk i detyron te furnizojne me te dhena konfiedenciale te klienteve agjencite e sigurise shteterore si cia po nsa. kjo eshte arsyeja qe keto agjenci te sigurise punesojne informaticiene dhe programues te cilet punojne te thyejne sistemet e ndryshme te sigurise te sistemeve operative te smartfoneve, kompjuterave, etj etj. Mbledhja dhe krijimi i databazave me te dhena konfidenciale te jetes se njerezve te zakonshem eshte e ndaluar por te gjithe e dime qe ndodh dhe amerikanet jane detyruar qe te pranojne te leshojne nga privacia e tyre personale ne kembim te rritjes se sigurise. te gjithe e dine qe jo vetem kompjuterat dhe telefonet por dhe ambjentet publike jane ne pergjim, prandaj kush ka naj muhabet te mcefet e bo me letra poshte gurit si njehere ne vaktit ?

      1. melo says:

        Po Silicon Valley projekt ushtarak eshte.

  3. Tallash says:

    Oh cfare kam marre vesh se keta te pergjimeve jo vetem nga telefoni kursflet te pergjojne zhurmat, si pershembull pordhet….., por ka arritur teknollogjia qe te nuhasin edhe llojin e eres qe leshon…hhahahNa hengshu mune efresket te gjithe ju qe na pergjoni ta keni dhe haram hahahahahahahalol

  4. Tusha says:

    Kush pergjo eshte pi.dh robsh , dhe cfare i mban pragu mbare………

  5. Antonio says:

    Ha ha ha, ndiz nje zjarr e bej ca tym qe te zeme ca gjytyryme!
    Vetem nje njeri naiv mund te besoje gjepura te ketij lloji,kur dihet fare mire se kompanite e medha amerikane, si Google, Microsoft, Apple, IBM, Yahoo etj. i kalojne çdo te dhene te kerkuar, agjensive amerikane te spiunazhit!
    APPLE-it bile jo vetem qe i jane hequr breket me kohe, por edhe vrimen e b*thes ia kane eksploruar me detaje, ndaj nje perdorues i nje iPhoni qe ka shume gjera per te fshehur, eshte nje IDIOT i pashoq!
    Edward Snowden e deklaroi qarte: iPhone eshte telefoni me spiun qe mund te gjesh ne treg, pasi ne sistemin e tij operativ, ka nje aplikacion te mire-mimetizuar qe vjedh te dhenat personale per t’ia kaluar agjensive amerikane.

    A. Minga

    1. Prekaj says:

      Ke te drejte po cfare kane per te zene?? Kur dihet tashme se te gjitha pislliqet i bejne vete dhe I komandojne vete…..Por duhen disa gjytyrym per ti manipuluar dhe per tjua faturuar te ZEZAT qe i bejne vete.

  6. jullio says:

    CIA eshte bere si mature porn. Eshte mbush me pleq dhe barkderra. Ka fillu te punoje shume me klering. Leje qe ka vite qe po i lezeto shume qyli. Iken kohet e Mission Impossible dhe Jason Bournit. Tashi I.S.I. i Pakistanit dhe inteligjenca iraniane po i bejne zbor gjithandej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje