Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ka kritikuar ritmin e ngadaltë të progresit në bisedimet mbi borxhin e Greqisë, që nga marrëveshja e përkohshme e muajit të kaluar.
Para takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Bruksel, Juncker tha se ai ishte “shumë i pakënaqur”.
Megjithatë, ai përjashtoi dështimin në bisedime, të cilat mund ti bejë daljen e Greqisë nga euro zona.
“Unë jam krejtësisht i përjashtuar, unë nuk dua një dështim. Unë do të që doja evropianët të shkojnë së bashku. Kjo nuk është koha për ndarje,” tha ai.
Tsipras ka nevojë për mbështetjen e BE për reformat për të zhbllokuar fondet vitale, për të shmangur falimentimin e mundshëm dhe një dalje të Greqisë nga eurozona. Lideri I së majtiës ka premtuar për t’i dhënë fund kursimit, por planet e tij janë përballur me rezistencë nga kreditorët e Greqisë në BE.
Greqia negocioi një zgjatje katër mujore për shpëtimin e saj muajin e kaluar pas bisedimeve të tensionuara me kreditorët.Udhëheqësit e eurozonës janë të gatshëm për të zgjatur ndihmë në 240 milionë euro Greqisë për shpëtimin deri në fund të qershorit.
Për të bindur BE-në te kreditit dhe meritat e saj, Greqia ka njoftuar një seri reformash. Por, kjo gjithashtu kërkon nga BE-ja për të rënë dakord me kushtet e reja për shlyerjen afatgjatë të borxheve të saj.Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, Greqia rrezikon për të qenë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj./f.b