Barbarizmi islamik te dera

15 Mars 2015, 12:12Bota TEMA

Barbarizmi i terroristëve islamikë po rritet përditë e më shumë. Ata po kryejnë krime lufte me shkatërrimin e civilizimit perëndimor dhe shlyerjen e historisë së rajonit.

Bota ka nisur të mësohet me veprimet e islamikëve: jo vetëm me sjelljen brutale të vrazhdë të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak (ISIS) me militarizmin e tij të pafre, prerjet e kokave të pengjeve të tyre dhe kryqëzimin e të krishterëve, por edhe me veprimet e grupeve të tjera islamike, si puna e “Al-Qaedas”, “Boko Haramit” dhe talebanëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bota po mësohet me terroristët!

Këto grupe janë përgjegjëse për metodat tmerruese të ndëshkimit të kujtdo që e mendon ndryshe të drejtën e jetesës, e jo sipas mënyrës sesi ata e shohin. Ata kështu kanë lansuar shtypjen e së drejtës së shkollimit, kanë ndërmarrë vrasje nderi, kanë skllavëruar rioshe që do t’i përdornin për shfryrje e shfrenime seksuale, kanë kryer gjymtime gjenitale dhe kanë detyruar shumë vajza të martohen me ta kundër vullnetit të tyre.

Tani bota po e sheh vetë me tmerr shkatërrimin prej terroristëve islamikë të trashëgimisë kulturore të civilizimeve të tëra, përfshirë edhe zonat e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të UNESCO-s, si ato në Irak, Siri dhe Afganistan.

E është për të ardhur keq se disa perëndimorë të mirënjohur ende u referohen ekstremistëve islamikë – xhihadistë – si flamurtarë që kundërshtojnë shtypjen ose se qenkan pa kurrfarë privilegjesh. Ata nuk e shohin realitetin se ekstremistët islamikë nuk janë inkarnim modern të lëvizjeve moderne që kërkojnë me mish e me shpirt çlirimin prej fuqive koloniale perëndimore ose se kërkojnë eliminimin e imperializmit…KD

 

4 komente në “Barbarizmi islamik te dera”

  1. tfgs says:

    c’ndryshim kane keta njethundrake shqipfoles,nga leshqenet arab….!!??
    https://www.youtube.com/watch?v=fyb3_4XD2Ho

    1. Aua :) says:

      Te fala sumes se Janulles!

      Greek crimes in Epirus against Ethnic Arvanites / Albanians !!

      https://www.youtube.com/watch?v=RhuhdMgAkdk

  2. Dea says:

    Ju gazetar amator bjeni ne kundershtim me shkrimet tuaja o rob;

    Ne nje shkrim me siper te po gazetes tema thuhet;

    “””””””””””””
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë rënien kaotike të regjimit sirian, sepse kjo do të jetë një mundësi që xhihadistët islamikë të vijnë në pushtet, tha drejtori i CIA-s, John Brennan.

    Brennan tha se Washingtoni ka arsye të jetë i shqetësuar se kush mund të marrë vendin e presidentit Bashar al-Asad, në qoftë se qeveria e tij bie për shkak të shtetit islam dhe grupeve të tjera xhihadiste në Siri. “Unë mendoj se kjo është një frikë e ligjshme,” tha Brennan, raporton AFP.

    Ai shtoi se elementët ekstremistë, përfshirë edhe Shtetin Islamik dhe organizatën Al Qaeda rriten ndjeshëm në disa pjesë të Sirisë.

    “Gjëja e fundit që ne duam është që të lejojmë që ata të vijnë në Damask. Prandaj është e rëndësishme për të forcuar opozitën siriane, e cila nuk përfaqëson ekstremizmin”, përfundoi Brennan.””””””””””

    Tani vijke ne teme,
    Ishte vet amerika qeni trajnoi i krijoi i sponsorizoi per te rrezuar Assadin.
    Mire po kur Rusia u fut ne loje duke i thene amerikes mos e kruaj, tani po keta luftetar qe usa i quante luftetar te lirise nderruan emer dhe u bene terroriste islamike te rrezikshem ?!!!!!!!!

    O gazeta tema mjaft me perralla te gjithe e dijme se nuk ka terroriste islamike, eshte loja e usas qe i bene keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje