Gjykata e Kasacionit në Itali, ka konfirmuar dje pafajësinë për ish – kryeministrin Silvio Berluskoni, i cili akuzohej për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë.
Edhe pse në shkallën e parë Berluskoni ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Milanos, gjykata e shkallës së dytë e shpalli të pafajshëm.
Seanca e djeshme gjyqësore zgjati më shumë se 9 orë, ku u hodhën poshtë ankesat e prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, Pietro De Petris.
Në vitin 2013, një gjykatë gjeti se ai kishte paguar për të bërë seks me një kërcimtare klubesh nate 17- vjeçare, Karima El- Mahroug, apo e njohur si “Ruby”.
Ai, prej atij viti e deri tani ka vuajtur një dënim me punë në shërbim të komunitetit, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksat.
Pse kishte ndonje dyshim?
O Berluskon,shif se mbase shpeton edhe ate amikon e Sarandes.C’fare burrash jeni,ju hengren kakzoza kurvica!
Te lumte Z. Berluskoni se je tamam burre, dhe jo si shume te tjere qe kane dale jashte ligjeve te natyres dhe na shesin homoseksualitetin per moral.