Hillary Clinton ka pranuar se përdorimi i dy e-maileve ndërkohë që mbante postin e Sekretares Amerikane të Shtetit, ishte një gabim. Gjatë një fjalimi 20-minutësh, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Bill, tha se nga llogaria personale 30 000 e-maile do të bëheshin publike, por mijëra të tjerë që ajo i konsideronte personale ishin fshirë.
“Kur e mendoj sërish atë që ndodhi, mendoj se do të kishte qenë më mirë për mua sikur të kisha përdorur dy telefonë të ndryshëm dhe dy e-maile. Mendova se përdorimi i një pajisjeje do të ishte më e lehtë, por ja që nuk ishte kështu”
Gjatë një fjalimi në një vend për fuqizimin e të drejtave të grave pranë Asamblesë së OKB-së, Clinton gjithsesi theksoi se nuk kishte shkelur asnjë ligj me veprimin e saj, pasi asnjë material i cilësuar si i klasifikuar nuk kishte kaluar përmes llogarisë së saj personale.
Nga viti 2009 deri në vitin 2013, zonja Clinton nuk rezultonte te kishte një adresë e-mail qeveritare, pohoi disa dite me pare Departamenti Amerikan i Shtetit për The New York Times.
Nderkohe Akti Federal i Rekordeve kërkon që posta elektronike zyrtare të ruhet.
Korrespondenca e zyrtarëve federalë konsiderohet si të dhëna të qeverisë, sipas ligjit federal.
Zyrtarë të tjerë amerikanë janë cituar për shfrytëzimin e korrespondencës private, por në rastin e zonjës Clinton përdorimi i postës elektronike ishte më i përhapur.
Ndihmësit e Clinton vendosen në dispozicion 55.000 faqe e-mail, por ata duket se nuk përfshijnë të gjitha mesazhet e dërguara nga ish-sekretarja e shtetit.