Boris Nemtsov/ Çeçeni e vrau pse kishte mbrojtur karikaturat e Charlie Hebdo

9 Mars 2015, 12:35Bota TEMA

I dyshuari kryesor për vrasjen e kreut të opozitës ruse Boris Nemtsov, është një mysliman i devotshëm, i cili ishte tronditur nga mbrojtja që kritiku i Putin kishte bërë për karikaturat e  Profetit të botuara në revistën Charlie Hebdo, ndaj dhe e vrau.

Ky është pretendimi më i ri që është hedhur për vrasjen e opozitarit rus.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, tha se i arrestuari Zaur Dadayev, (një nga pesë të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e Nemtsov) ishte një besimtar i flaktë dhe ishte i  acaruar nga qëndrimi i Nemtsov për mbështetjen ndaj revistës.

Ky pretendim vjen pasi hetuesit rusë deklaruan se një nga pistat kryesore për vrasjen e Boris Nemtsov, mund të jetë edhe vrasja nga militantë islamik./j.h

 

 

13 komente në “Boris Nemtsov/ Çeçeni e vrau pse kishte mbrojtur karikaturat e Charlie Hebdo”

  1. ismeti says:

    tipik sali maloku

  2. trojani says:

    “MESI” e paska vrare nemstov !!???
    dhe kjo e pa besueshme!!!!!!

  3. al says:

    ketij i ngeli derri ne dore dmth

  4. tajari says:

    me Putinin do merreni ju…;)

  5. Yp Xhixhi says:

    mos genje o qelbesire…..

  6. itreg says:

    pse nuk vrave puntin ti more truthartuar,qe e ka bere cecenine si kopsht zollogjik.

  7. it'sme says:

    Eshtë një gënjeshtër e trashë, e qepur keq dhe e paralajmëruar që në fillim nga thashethemet mediatike të sponsorizuara po nga ata, që janë skenaristët dhe realizuesit e kësaj vrasjeje makabre politike e klubit mafioz të Putinit.

    Arrestimi i “terroristëve” myslimanë me akuzën se u hakmorrën per Charlie Debdo-n, i vjen Putinit tamam, edhe për të mbuluar vrasjen politike të Nemtsov-it, edhe për të eliminuar çeçenët që kundështojnë masakrën ruse në Çeçeni, masakër që vazhdon edhe sot e kësaj dite, e toleruar nga Perëndimi sepse po kryhet ndaj extremistëve myslimanë çeçenë që, në fakt, po luftojnë për të hequr qafe zgjedhën ruse.

    1. replay says:

      Informohu se lufta ne ceceni ka mbaruar ne 2009 ,duket qarte se mbas vdekjes se opozitarit eshte dora e kremlinit por ti lejosh ceceneve pavaresine, eshte si ti lejosh derrit te mbaje nje kapele cilindri ne koke .Nderhyrja ruse ne ceceni ngelet dhe eshte strategjike sidomos kur nje pjese e mire e tubit te GAZPROM kalon pikerisht aty ,imagjino te bjere ne duart e esktremisteve muslimane ,ISIS i ka te garantuar furnizimet e perjetshme fale vellezerve cecene

  8. illyrian says:

    Hidhini bar lopeve, se e hane

  9. sokol says:

    Ky dukey fucked up nga fytyra ..me te meta mendore ky svret dot nje pule

  10. Ajaxs says:

    Kete aresye, kete motiv une personalisht nuk mund ta besoje. Zbulimi Rus po e manipulon kete persone qe ta pranoje kete verson. Siç bente Enveri tek ne.

  11. forca says:

    kjo pun osht e maskuar nga ruset

  12. komunalja says:

    Djema, KGB-ja ne Rusine e Putinit eshte po aq e fuqishme sa c’ka qene ne kohen sovietike. Ata, me metoda “interesante”, e kane detyruar kete debilin te pranoje se eshte “elefant”. Tipik Putin, gjithe krimet e veta ia ngop budallenjve Cecene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje