VIDEO/ Alarm në Shtëpinë e Bardhë. Zjarr dhe një dyshim për bombë

7 Mars 2015, 18:24Bota TEMA

Shtëpia e Bardhë është vënë nën alarm paraditen e së shtunës, pasi shumë afër saj u dëgjua zhurma e një shpërthimi dhe tym.

Shërbimi sekret më pas tha se autoritetet i ishin përgjigjur menjëherë zjarrit që kishte rënë dhe se po kontrollonin gjithashtu një automjet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi Brian Leary tha se një karrocë e një shitësi ishte përfshirë nga zjarri rreth orës 10:00 të paradites . Ai tha se zjarrfikësit shkuan menjëherë aty dhe panë se ajo kishte marrë flakë.

Rreth të njëjtës orë, Leary shpjegoi se  një qen bombënuhatës zbuloi diçka në një makinë   rrugën 16  dhe “Constitution Avenue”.

Automjetikontrollua nga shërbimi sekret dhe zyrtarë të tjerë.

Mes dy incidenteve nuk kishte asnjë lidhje, shpjegoi zëdhënësi Leary.Zhurmë lartë u dëgjua në “South Lawn” Shtëpisë së Bardhë pak çaste pasi  shtypi dhe zyrtarët u mblodhën për udhëtimin e presidentit Barak Obama në Selma, Alabama.

Autokolona presidenciale u largua nga Shtëpia e Bardhë vetëm pas orës 11:00./j.h

1 komente në “VIDEO/ Alarm në Shtëpinë e Bardhë. Zjarr dhe një dyshim për bombë”

  1. bonehead says:

    Mos u shqetesoni se kamioni i shitjeve te rrobave dhe dhuratave per turistet mori flake, nga perdorimi i gjeneratoreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje