Frontex: Rreth një milionë emigrantë nga Libia në brigjet italiane në 2015-ën

6 Mars 2015, 23:25Bota TEMA

Deri në një milionë imigrantë mendohet të kenë mbërritur këtë vit nga Libia në brigjet italiane, sipas drejtorit ekzekutiv të agjencisë evropiane të kontrollit të kufijve të Bashkimit Evropian ”Frontex”, cituar sot nga media italiane.

“Në vitin 2015, ne duhet të jemi të gatshëm për të përballuar një situatë më të vështirë se vitin e kaluar. Sipas burime t ëndryshme, kemi informacione se ka ende rreth 500 000 deri në një milionë imigrantë të gatshëm për t’u nisur nga Libia”, konfirmoi Fabrice Leggeri, në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ”ANSA”.

Frontex vendosi sistemin evropian “Triton” që zëvendëson që prej muajit nëntor operacionin italian të shpëtimit “Mare Nostrum”.

2 komente në “Frontex: Rreth një milionë emigrantë nga Libia në brigjet italiane në 2015-ën”

  1. Pse...???!!! says:

    Kjo është “Pranvera Arabe”, që sollën Daj Sami dhe Evropa Gjermane…!!!

  2. coli says:

    ktheni mbrapshte ne vendin e vete te ndertojne libine ashtu si enderrojne nuk jetohet rrugeve te evropes duke perfituar ne kurriz te popujve evropiane punetore e te kulturuar te mbyllet kjo marrezi ky mentalitet i njerezve parazite e dembela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje