Katër vjet pas fillimit të kryengritjes kundër Bashar al Asadit Turqisë i duhet të marrë në konsideratë se ka dështuar në objektivin e saj kryesor: Assadi vazhdon të jetë në pushtet. Po tani?
Si ministër i Jashtëm i Turqisë, kryeministri Ahmet Davutoglu u përpoq menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Siri në mars 2011 që ta nxisë për reforma politike qeverinë e Asadit. Por kur apelet e Davutoglusë kaluan pa asnjë vëmendje, Ankaraja kaloi në një armiqësi pa kompromis kundër Assdit. Qeveria turke ishte e sigurtë se përballë kryengritjes, kryetari i shtetit sirian ndodhej para fundit të tij. Assadit i mbeten më e shumta disa javë ose muaj, tha Davutoglu në gusht 2012.
“Është katastrofë”
Por Davutogluja u gabua. Pas katër vjetësh luftë civile sot askush nuk e pret më largimin e shpejtë të Asadit. Forcat e moderuara të opozitës, si “Ushtria e lirë siriane” (FAS) po kalojnë gjithnjë e më tepër në defensivë. Atyre u duhet të mbrohen sot si kundër trupave qeveritare të Asadit, ashtu edhe përballë milicëve islamikë që po bëhen gjithnjë e më të fortë, para së gjithash ndaj “Shtetit Islamik” (IS). IS ka vendosur pjesë të tëra të Sirisë dhe të Irakut nën kontrollin e tij dhe po zhvillohet në një kërcënim për vetë Turqinë.
Planet e Turqisë për të luajtur në konfliktin e Sirisë një rol si fuqi rajonale rendi, përballë kaosit në Siri janë kthyer në letra pa vlerë. “Është katastrofë”, i tha DW Osman Nuri Özalp, politolog në Universitetin Gjermano-Turk në Stamboll. Turqia ka humbur në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Afërt shumë nga ndikimi i saj.
Konstante në politikën turke ndaj Sirisë
Megjithatë, rrëzimi i Assdit mbetet objektivi i parë i Turqisë në Siri. Vetëm pak kohë më parë, Davutoglu theksoi se qeveria siriane duhet të japë llogari për “masakrat e kryera në katër vitet e fundit ndaj popullit”. Së dyti, Turqia vazhdon t’i përmbahet “politikës së dyerve të hapura” përballë refugjatëve nga Siria. Kjo megjithëse numri i madh i refugjatëve në qytetet turke përgjatë kufirit poshkakton ndërkohë probleme sociale.
Konstantja e tretë në politikën turke ndaj Sirisë është mbështetja për forcat opozitare siriane. Koalicioni Kombëtar Sirian, një organizatë ombrellë që përmbledh kundërshtarët e moderuar të Assadit, takohet rregullisht në Stamboll. Vëzhgues, si ish-Ambasadori i SHBA në Ankara, Francis Ricciardone, e kritikojnë veç kësaj Ankaranë se mbështet edhe grupe radikale-islamike në Siri. Turqit janë kanë qenë të bindur se mund të punonin me këta milicë, tha Ricciardone vitin e kaluar. Zona kufitare me Sirinë ka qenë e hapur për ekstremistët.
Ankaraja i hedh poshtë këto kritika.Për ta forcuar pozicionin vetjak, Turqia kohët e fundit mbështetet më shumë sërish tek fuqia drejtuese perëndimore SHBA. Ankaraja dhe Uashingtoni i stërvitin së bashku trupat qeveritare siriane. Por diferencat bazë me SHBA deri tani nuk qe e mundur të sqarohen. Sipas informacioneve të shtypit, Uashingtoni – ndryshe nga Turqia – nuk e shikon më një largim nga posti të Asadit si kusht bazë për një zgjidhje të situatës në Siri.
Do i qihet babai thote nji mik nga Lushnja
Turqia vertet ka humbur shume ne kete konflikt.akoma bota ska harruar tanket turke qe benin sehir kur kurdet trima mbronin me gjak Kobanin nga hordhite e Isis.turp per turqine e dhjere
Dhe te mendosh qe vetem 3-4 vjet me pare Turqia e ndjente veten nje superfuqi dhe nje vend lider qe garantonte paqen dhe sigurine ne rajon. Kjo edhe per shkak te fitoreve ne vendet arabe te partive islamike qe jane simotra te partise se Erdoganit. Natyrisht qe keto situata i dhane “zemer” ketij te fundit qe te ndihmoj opoziten siriane duke futur ketu edhe grumbullimin, organizimin dhe armatimin e grupeve terroriste islamike ne territorin e Turqise. Jo vetem kaq, por Erdogan ne te njejten kohe “kercenonte” edhe Izraelin me lufte si dhe “ftohet” diplomatikisht me SHBA-ne. Por, ne Egjypt nuk jane me “Vellezerit Myslimane” ne pushtet dhe Erdogan “humbet” edhe nje aleat tjeter. Mungesa e inisiatives se Turqise ne lufte ndaj ISIS si dhe trajtimi i popullsise kurde si nje kercenim per Turqine e izolon ate edhe me shume jo vetem nga Hesbollah dhe Irani, si mbeshtetesit tradicional te qeverise siriane, por edhe nga vendet arabe qe ju bashkuan aleances se bashku me SHBA-ne dhe vendeve te tjera Perendimore ne bombardimet ndaj ISIS. Por fitorja ne terren nuk mund te arihet vetem me bombardime nga ajri. Dhe per kete ne ndihme te ushtrise se dobet irakiane si dhe te vullnetareve kurde futet ne loje edhe Irani me forca ushtarake duke luajtur nje rol te rendesish ne ofensiven ndaj shtetit islamik ne te njejten kohe qe Erdogan jo vetem qe shmanget perseri, por kryhen edhe nje show qesharak me forcat e tij ushtarake per kthim eshtrash sulltanesh ne “atdhe” per ti mbrojtur ato nga “rreziku” i ISIS!!!!!!
Fshati digjet dhe kurva krihet!