Komisioni i Bashkimit Evropian ka vënë në pyetje funksionimin e mëtejmë të Politikës Evropiane për Fqinjësi dhe ka nënvizuar mundësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë.
Këto mundësi, të shfaqura në një draft-dokument që janë siguruar nga Radio Evropa e Lirë, janë pjesë e një përpjekjeje që pritet të shqyrtohet në vjeshtë, me propozime konkrete për reformimin e Politikës Evropiane për Fqinjësi.
Draft-dokumenti i titulluar “Drejtë një politike të re fqinjësore”, do të prezantohet fillimisht në Bashkimin Evropian më 4 mars, nga shefja për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe Komisioneri për Fqinjësi, Johannes Hahn.
Politika Evropiane për Fqinjësi ishte implementuar në vitin 2003, me kusht të krijimit të bashkëpunimeve me shtetet që nuk janë pjesë e politikave të BE-së.
Gjashtëmbëdhjetë nga fqinjët e BE-së – përfshijnë edhe ish shtetet sovjetike si Armeninë, Azerbejxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën- si dhe vendet e Afrikës jugore dhe Lindjes së Mesme.
Draft-dokumenti ngre dilemën nëse kjo politikë e fiqnjësisë duhet të vazhdojë fare, një çështje kjo që mund të shqteësojë vendet që janë duke kërkuar lidhje të ngushta me BE-në, e që gjenden në mes të marrëdhënieve të tensionuara me Moskën, si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.
Përderisa Rusia nuk përmendet në mënyrë specifike, dokumenti përmend se “disa partnerë që janë për momentin jashtë fqinjësisë”, duhet të jenë “më të përafruar”.
Dokumenti po ashtu vë në pyetje nëse “territori gjeografik aktual” duhet të mirëmbahet, apo Politika Evropiane për Fqinjësi duhet të “lejojë më shumë fleksibilitet në punën me fqinjët e fqinjëve”?
Rusia “hyn” në këtë diskutimin në momentin kur dokumenti ngre dilemën se çka do të duhej të bëhej më mirë, “për të krijuar koherencë mes Politikës Evropiane për Fqinjësi dhe Bashkimit Evropian në marrëdhënie me Rusinë dhe partnerët në Azinë Qëndrore?”
Dokumenti pason tensionet në mes BE-së dhe Rusisë për krizën në Ukrainë, e cila është nxitur nga Rusia për të parandaluar bashkëpunimin ekonomik në mes të Kievit, Brukselit dhe rezultoi me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Dokumenti po ashtu përcjellë një letër diskutimi, të miratuar nga Mogherini, në të cilën është adresuar bashkëpunimi me Rusinë në fusha të ndryshme.
Ky dokument doli vetëm disa ditë para granatimit të qytetit ukrainas, Mariupol, dhe ofensivës së mëvonshme nga ana e separatistëve pro-rus të mbështetura në Ukrainë lindore.
Dokumenti i fundit që shqyrton të ardhmen e “fqinjësisë”, shtron shumë pyetje që pritet të jenë të mirëseardhura nga vendet fqinje që dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së.
Dokumenti vë në pyetje, “nëse duhet BE-ja të hulumtojë marrëdhënie të reja, më të thella, për të kënaqur aspriatat dhe zgjidhjet e atyre që nuk konsiderojnë këto marrëveshje si fazën finale të integrimit politik dhe ekonomik?
Komisioni i BE-së gjithashtu lë të kuptohet mundësinë e një roli më të madh në “konfliktet e ngrira”, të tilla si ato në rajonin separatist të Transdniestrit të Moldavisë, ose në rajonet separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
“Gjithashtu duhet të konsiderohet se si BE-ja duhet të përgjigjet më mirë për krizat dhe situatat e konfliktit”, thuhet në dokument. “Duke marrë parasysh burimet e ndikimit dhe presionit të partnerëve tanë që përcaktojnë qëndrimet e tyre politike, duke përfshirë edhe rrugën drejt BE-së.”
Politika e Jashtme ruse në rajon, po ashtu është përmendur.
“Rritja e sfidave në Lindje, në një numër të vendeve të Partneritetit Lindor, nga kriza në Gjeorgji në 2008, me konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, mund të jetë shkaktuar nga një politikë vetëbesuese e jashtme ruse”.
Kjo, vazhdon të thuhet në dokument, “ka rezultuar po ashtu me ndasitë e acaruara mes Rusisë dhe BE-së”.
nuk behet shaka me miellin e gjermanit e ariun polare per te mos u ndjere me virusi isis apo ndonje hije te kesaj suksese te metejshme per te mire te njerezimit pershendetje nga une coli
Evropa eshte kurve historikishtdhe po te ishte per te ne sdo ekzistonim
Nuk ta ka fajin Evroopa se je shpellarizuar si komb.
Mesojeni se zor se do ta gjeni te shkruar ne zhgaravinat e mediave qe ndiqni: Ish presidenti Ukraines qe u rrezua me dhune, kekroi fillimisht marrveshje me Evropen – por kushtet qe keta i vune qene me te renda se Greqise. Athere kerkoi marrveshje me Rusine qe ofronte kushte me favorshme dhe ketu ja ndezen fitilin te yshur nga Shba (qe eshte e vetmja qe nga ky konflikt nuk humbet asgje – perkundrazi perfiton po te vazhdoje pa fund). Nuk i parashikuan pasojat dhe tani po perpiqen mot ta ‘dhin muhabetin’ fare me Rusine.
prandaj sduhen italianet ne poste te rendesishme del ponte e tregoi veten te presim kete tani
Më në fund dhe Evropa po e kupton se nuk duhet afruar te strofka e ariut polar!
Evropa kurva dhe servile po kupton qe ne konfliktin e Ukraines esht mish per top se amerikanet nxjerin geshtenjat me te ! Kta ukrainasit kujtojn se BE ja do i cliroj nga thundra e ariut e nuk din qe ajo e Elefantit esht shum me e rend ! Fmn-ja ju ofrua edhe Hungarezeve por kur moren vesh kushtet u tmerruan e i perzun ! Sa per dijeni Greqia qe prej vitit 1991 e deri sot ak paguar 700 miliard € kamata dhe borxhi ka mbetur ne vend ! Kush kujton se fajdexhiu te shtrin dore se i vjen keq esht i genjyer qe ne bark te nenes sepse ai femi qe diten qe lind e deri ne vdekje do paguaj “miresin” e ktyre fajdexhijve qe te ven shkelmin ne fyt! Amerikanet kurdisen kaosin e Lindjes ku linden lloj lloj kepurdhash, qe i ushqyen e tani kercenojn Eurokurven qe rrezik do paguaj gjynahet e zjarvenesve ! Putinit i hengren mutin e tani si duket duan te ndryshojn kurs e te lajn mutin me shurr !