“A ka dhënë urdhër Putini?”

3 Mars 2015, 10:47Bota TEMA

Kritiku i Kremlinit, Boris Nemtsov, i cili u vra më 27 shkurt në qendër të Moskës, thuhet se ka qenë duke punuar në një raport që do të vinte në dukje praninë e trupave ruse në Ukrainë.

Aleatët e tij kanë akuzuar Kremlinin për përfshirje, por presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vrasja është “e neveritshme” dhe është zotuar se do të gjejë autorët e saj.

“Regjimi i Putinit përdor forcën kundër kundërshtarëve, duke i vrarë, rrahur apo rrëmbyer si individë dhe duke i pushtuar si shtete. Ai i maskon veprimet e tij si legale dhe i shoqëron me propagandë agresive dhe jo të vërtetë”, thotë Eduard Lucas, njohës i çështjeve ruse, në një artikull autorial për gazetën “Sunday Times”.

Lucas, mik i Nemtsovit, thotë se ky i fundit ka bërë përpjekje të kota të ndalojë autoritarizmin që ka sjellë Putinin dhe miqtë e tij të ish-KGB-së në pushtet.

“Ndryshe nga disa liberalë të tjerë rusë, Nemtsov e ka njohur Putinin nga fillimi. Ai nuk e ka pëlqyer prapavijën e liderit të ri si oficer i papenduar i KGB-së”, thotë Lucas.

Pasi regjimi i Putinit ka shtrënguar kontrollin mbi sistemin zgjedhor, Nemtsov dhe liberalët e tjera janë përjashtuar nga politika; ata u janë kthyer protestave dhe hetimeve të korrupsionit dhe paaftësisë, shton Lucas.

Por, sipas tij, Nemtsov, për të gjithë trimëritë e tij, ka qenë një yll në shuarje.

Makina e propagandës shtetërore ka demonizuar opozitën, e ka barazuar me kaos. “Në këtë botë paranoike dhe histerike, lidhjet e politikanëve liberalë me Perëndimin janë të barasvlefshme me tradhti”, thotë Lucas.

Ai shton se Nemtsov nuk është penduar për këto lidhje dhe ka qenë i hapur në dënimin e luftës në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë. Këto kauza në Rusi portretizohen si kryqëzata kundër padrejtsisë historike, fashizmit të rilindur dhe ndërhyrjes së Perëndimit, kujton Lucas.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për “hetime të plota, transparente dhe të vërteta” të vrasjes së Nemtsovit.

Por, një tjetër mik i tij, Garry Kasparov, i cili udhëheq Fondin për të Drejtat Humanitare, thotë se “mund të mos merret vesh kurrë se kush e ka vrarë Boris Nemtsovin”.

Në një shkrim për gazetën “Wall Street Journal”, Kasparov thotë se “sa më parë që të zhduket Vladimir Putini, aq më të mira janë shanset që kaosi dhe dhuna që kanë frikësuar Borisin, të shmangen”.

Sipas Kasparovit, Nemtsov ka qenë luftëtar i palodhshëm dhe njëri nga kritikët më të aftë të Qeverisë së Putinit; ai nuk ka qenë i kualifikuar për të punuar në regjimin e tij; ai ka pasur parime dhe nuk ka mundur ta shohë Rusinë duke rrëshqitur në thellësi totalitare.

Kasparov thotë se disa orë pas vdekjes së Borisit, është raportuar se policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe se ka konfiskuar letra dhe kompjuterë.

“Armiqtë e presidentit Putin janë shpesh viktima dhe viktimat e tij janë shpesh të dyshuar”, thotë Kasparov.

Pyetja ‘a ka dhënë urdhër Putini’ mbetet aq e zëshme sot, njësoj si edhe kur është vrarë gazetarja Anna Politkovskaya më 2006, apo kur është helmuar për vdekje kritiku i Putinit, Alexander Litvinenko, po ashtu më 2006, apo edhe kur është rrëzuar një aeroplan pasagjerësh i Malajzisë vitin e kaluar në lindje të Ukrainës, thotë Kasparov.

4 komente në ““A ka dhënë urdhër Putini?””

  1. Lëmi Llukës says:

    Putini , me siguri , e ka vrarë Boris Nemcovin në zyrën e tij në Kremlin !
    Putini përkrahet nga 85% e rusëve por , kishte frikë se Nemcovi mund ti merrte pushtetin ?! Apo jo ?!
    Me siguri kështu ka ndodhur !

  2. Kokëboshi says:

    Bravo Lucas…!!! Bravo Kasparov…!!! Ç’lakej të neveritshëm…! Edhe një fëmijë e kupton, që Nemtsov, nuk është vrarë nga Putin, i cili ka një mbështetje në popull, që nuk e shohin as në ëndërr “liderët” Perëndimorë (dhe kjo i çmënd)… Prandaj s’kishte arsye “të ndynte duart”…me një “politikan njëpërdorimësh”…!(Nuk e di, ajo “e dashura” modele ukrainase, e “liderit”(?!) opozitar, është marrë në pyetje…???!!!)

    1. Klimax says:

      Keshtu eshte kur opozita cilesohet armike e popullit dhe e atdheut si dhe sherbetore e Perendimit. Qe Putin ka fuqi absolute dhe kontrollon per mbi 15 vite cdo qelize te shtetit gjigand te Rusise, qe Putin drejton me grushtin e hekurt dhe qe perqindjet e fitoreve te tij ne zgjedhje te kujtojne regjimet staliniste e fashiste tregon se vetem per demokraci nuk mund te flitet ne ate vend.
      Edhe Enver Hoxha votohej 99.99%, edhe ne Korene e Veriut apo vende te tjera kemi perqindje te njejta, por megjithese “mbeshtetjen e madhe popullore”, nuk mungonin e mungojne denimet me vdekje te “armiqeve te jashtem e te brendshem” ne “emer te popullit”!!!! Vetem propaganda e frikes eshte qe keto regjime totalitare qendrojne kaq kohe ne pushtet dhe ne te njejten kohe te kene kaq “mbeshtetje” te madhe popullore!

  3. viktor says:

    zgjidhja eshte kjo PUTIN E ELIMINOI sepse nemtsov kishte prova per nderhyrjen direkte te trupave ruse ne ukraine dhe nemtsov kishte gati dossier kunder putinit putini ishte ne dijeni te ketyre provave dhe keshtu e vrau pike dhe pike vrasesit nuk do ti gjejne kurre sepse ata qe eka ne vrare jane persona te betuar te putinit por me siguri e kane vrare ata separatistet ne donetsk ne zonat ku behet lufte per kete une jam i sigurt qe vetem nje njeri ka dhe urdher per vrasjen e nemsovit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje