Mijëra njerëz kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në një urë afër Kremlinit (selisë së qeverisjes ruse), ku politikani opozitar rus dhe ish-zëvendëskryeministër i këtij vendi u godit me katër plumba.
Presidenti Vlladimir Putin e ka përshkruar vrasjen si “provokim”, ndërsa nënës së Nemcovit i ka thënë se vrasësit do të ndëshkohen.
Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se është duke ndjekur disa pista të hetimit, përfshirë edhe mundësinë që Nemcov është vrarë nga radikalët islamikë apo që vrasja e tij ka qenë provokim për të “destabilizuar situatën politike në vend”.
Nemcov në një intervistë të dhënë para më pak se dy javësh kishte thënë se ka frikë për jetën e tij, pasi dyshon që Putini e dëshiron atë të vdekur, për shkak të kritikave ndaj rolit rus në konfliktin e Ukrainës.
Qindra njerëz gjithashtu do të marshojnë edhe ne St Petersburg.
Provokim ??? hahahahahahahhahaha ….provokim nga kush ??????
Se ta vrase Ukriana kjo ska pike kuptimi sepse ai ishte pro Ukraines .
SAli Berisha thote qe e vrau Putini
http://bit.do/boris-nemtsov-u-vra-nga-Putini
Vetem per faktin qe vampiri Sali Berisha thote qe e vrau Putini,kjo gje nuk eshte e vertete.
Pushhtet ne paqe shpirti i tij.
Kumunista, kjo rraj Djalli
Shume e cuditshme kjo puna e ruseve. Kur filluan demokracine admironin perendimin dhe kishte vetem bashkepunim me te. Kur menduan se e ndertuan demokracine filluan t’i tregojne dhembet perendimit. Kur shikojne se nuk e kane me, duan prape perendimin…
Si saliu dhe ky. Te vret naten e te qan diten