Del foto e parë e xhihadistit John. Cameron mbron shërbimet sekrete

27 Shkurt 2015, 18:07Bota TEMA
Del foto e parë e xhihadistit John. Cameron mbron shërbimet sekrete

Kryeministri britanik ka mbrojtur shërbimet e sigurisë pas kritikave se ata dështuan për ta ndaluar Mohammed Emwazi, i njohur si “xhihadisti Xhon ‘” që të udhëtonte drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS.

David Cameron tha se shërbimet sekrete të sigurisë kanë bërë “gjykime tepër të vështira” në emër të Mbretërisë së Bashkuar.

Këto deklarata Cameron i bëri pasi u zbulua se Mohammed Emwazi ishte i njohur për autoritetet.

Kryeministri tha se ai nuk do të komentojë mbi raste të veçanta, por i kërkoi publikut që të mbështesë shërbimet e sigurisë.

Militanti i maskuar i Shtetit Islamik, autor i prerjes së kokave të pengjeve perëndimore, i njohur si “xhihadisti Xhon”, u identifikua si shtetas britanik i lindur në Kuvajt.

Emwazi fillimisht u shfaq në një video, gushtin e kaluar, kur ai ekzekutoi gazetarin amerikan James Foley.

Pas fotos së publikuar nga dailymail kur Emwazi ishte fëmijë, kjo është fotoja e parë e tij si student, kohë kur mendohet se ai u infektua me idetë e luftës së xhihadit edhe pse këtu ka dalë si reper. Ndërsa ëndërra e tij e moshës 10-vjeçare ishte të bëhej futbollist me emër. Në fakt ia doli të bëhet njëri nga vrasësit më makabër të ISIS./j.h

 

 

 

4 komente në “Del foto e parë e xhihadistit John. Cameron mbron shërbimet sekrete”

  1. CIA&MI5 Production says:

    Shikoni ne hollivud se atje do ta gjeni bashke me muhaxheret e tjere.

  2. blendi says:

    Cameron nuk duhet t’i mbroje sherbimet e fshehta por t’u hape dosjet!

  3. Hitler says:

    Myslimani i rritur ne Angli nuk behet anglez, cdo myslimani po ti jepej mundesia do ndjekte me perpikmeri kuranin( mos me keqkuptoni, vetem pjesen ku thuhet: cdo jo-besimtare eshte armik dhe cdo armik duhet luftuar) rrofte feja e paqes…..biles i spjegon qe nga mbajtja e thikes deri ke prerja e kokes….,

  4. Tani says:

    Kjo race nuk behet dot evropjan,shume gjera jane ne gen.Ata I udheheq geni,le te rritet ku to doje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje