Burg të përjetshëm infermierit. Vrau 30 pacientë me mbidoza vdekjeprurëse

27 Shkurt 2015, 12:19Bota TEMA

Një ish-infermier në Gjermani është dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e Oldenburg në veri të vendit, pasi ka vrarë më shumë se 30 pacientë  me mbidoza vdekjeprurëse.

Personi i identifikuar si Niels H, 38 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ai u  injektonte pacientëve ilaçe, të cilat duhet të përdoreshin vetëm nën mbikëqyerjen e rreptë të mjekëve, sepse mund të shkaktonin reaksione fatale kardiovaskulare.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, 38 vjeçari ka pranuar se i kishte kryer vrasjet ne klinikën e Delmenhorst, ku ai punoi nga viti 2003-2005 dhe i ka kërkuar falje të afërmve të viktimave.

Kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari dënohet për vrasje.

Në  vitin 2008 ai u dënua me 7 vjet burg per vrasjen e dy pacienteve, por nga deshmite dhe hetimet  u zbuluan rastet e tjera te vrasjeve që ai kishte kryer.

Ky zbulim beri qe gjykata te ndryshoje vendimin duke e denuar infermierin  me burgim të përjetshëm.

2 komente në “Burg të përjetshëm infermierit. Vrau 30 pacientë me mbidoza vdekjeprurëse”

  1. driti says:

    Keta jane pasardhesit e krimineleve naziste ne kampet e perqendrimit

    te Gjermanise qe shfarrosen dhe toturuan me miliona njerez..

  2. Zef Kallami says:

    Ia sillni Beqos ti beje testimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje