Momentet e fundit të jetës të politikanit rus Boris Nemtsov, i cili po shëtiste me të dashurën e tij në Moskë, para se të qëllohej me 4 plumba janë kapur nga kamerat e sigurisë.
Ish zv.kryeministri 55-vjeçar u vra në urën Great Moskvoretsky Bridge të premten, nga një sulm ‘i motivuar politikisht”, i cili ka ngjallur zemërimin dhe ka pikëlluar mbështetësit e Boris në Rusi.
Videoja e vrasjes është publikuar me raportet e mediave ruse që pretendojnë se vrasësi po e priste kritikun e Putin në këmbë dhe më pas u u largua me makinë.
Video synon të tregojë vrasësin, i cili shfaqet disa momente para se Nemtsov dhe Anna Duritskaya te ecin përgjatë urës, e cila përballë ka Katedralen e Shën Vasilit.
Boris Nemtsov ishte një politikan dhe akademik rus. Personi i fundit që ishte me të natën e vrasjes, e dashura modele nga Ukraina Anna Duritskaya, 23 vjeçe është pyetur gjatë nga policia. Ajo është lënë e lirë në orën 5 të mëngjesit të ditës së shtunë. /j.h
Duket qarte qe eshte krim pasional …..
… me kujton trebicken e gjore… edhe ai nga pasioni i dikujt per te ndejtur kryeminister iku!
a thua valle e vrau putini
http://bit.do/politikanit-opozitar-boris-nemtsov-u-vra-nga-Putini