Funerali i Boris Nemtsov/ Rusia ndalon pjesëmarrjen e politikanëve perëndimor

3 Mars 2015, 10:53Bota TEMA
Funerali i Boris Nemtsov/ Rusia ndalon pjesëmarrjen e politikanëve

Disa politikanë të BE-së dhe lideri i opozitës së Rusisë janë  ndaluar që të marrin pjesë në funeralin e politikanit të vrarë rus, Boris Nemtsov.

Një politikani polak i ishte mohuar viza nën sanksionet ekzistuese ruse, ndërsa një eurodeputet i  Letonisë u kthye prapa pas mbërritjes në aeroportin e Moskës.

Udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny,  iu mohua leja për të lënë burgun, ku ai po vuan një dënim 15-ditor.

Funerali i Boris Nemtsov është  mbajtur sot dhe trupi i tij do të prehet në varrezat e  Moskës, Troyekurovskoye,  aty ku u varros edhe  gazetarja e vrarë Anna Politkovskayta në vitin 2006.

Nemtsov, një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin, u vra në një urë pranë murit të Kremlinit të premten në mbrëmje.

Deri tani asnjë arrestim nuk është bërë dhe nuk ka asnjë detaj mbi motivet e këtij krimi.

Ish kryeministri britanik  John Major, i cili ishte në Moskë për të nderuar kujtimin e Nemtsov, bëri thirrje për një hetim të plotë dhe transparent për vrasjen Nemtsov, duke thënë se zëri i tij nuk do të mund të “varroset”.

Ai shtoi se kjo ishte vizita e tij më e trishtuar në Moskë.

Ndërsa deputetja letoneze Sandra Kalniete i tha BBC  se asaj iu refuzua hyrja në  aeroportin Sheremetievo në Moskë pa i dhënë asnjë shpjegim.

Bogdan Borusewicz, zëdhënësi i senatit polak, i cili ishte në krye të një delegacion nga vendi i tij për funeralin e Nemtsov, i ishte mohuar viza gjithashtu. Por në rastin e tij duket se kishte një arsye më të qartë.

Rusia tha se ai ishte në një listë të zyrtarëve polakë  që ndaloheshin të udhëtonin për në Rusi, i hartuar pasi BE-ja vendosi sanksione ndaj Rusisë pas përfshirjes së saj në konfiktin e  Ukrainës./j.h

2 komente në “Funerali i Boris Nemtsov/ Rusia ndalon pjesëmarrjen e politikanëve perëndimor”

  1. Fakt says:

    “Ka rregulla shtepia me tjegulla” Anarshi ka vetem ne Shriperi! Ketu te vertete qeveria dhe nuk te kerkon me njeri!!!!
    Atje do hetoje ai, per ate qe ndodhi deri sa te nxjere te verteten. Po te verteten ama!!!!!

  2. ari says:

    Per disa”demokrat”eshte krim te duash popullin dhe atdheun tend,sic eshte Putin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje