Sekretari I Shteteve të Bashkuara, John Kerry, ka akuzuar separatistët pro-Rusë të cilët janë duke bërë një largim të avashtë, pas marrëveshjes së armëpushimit për Ukrainën lindore.
Duke folur në OKB, ai tha se rebelët kishin tërhequr vetëm armët e rënda nga vija e frontit në zonat selektive.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ka patur “përmirësim të dukshëm” mes armëpushimit.
Të dyja palët si Ukraina dhe kryengritësit, thonë se janë tërhequr armët e rënda në përputhje me marrëveshjen e arritur në Minsk muajin e kaluar.
Vëzhguesit nga grupi i sigurisë të OSBE-së, kanë raportuar lëvizjet e armëve në të dy anët, por thonë se është tepër herët për të konfirmuar një tërheqje të plotë.
Armëpushimi i brishtë është thënë të jetë mbajtur gjerësisht, pavarësisht disa luftimeve në ditët e fundit.
Duke folur në Këshillin e OKB-së të së Drejtave të Njeriut, Kerry tha se ai kishte paralajmëruar Rusinë se ajo do të përballet me sanksione të tjera nëse kushtet e armëpushimit nuk ishin përmbushur në mënyrë të plotë.
Por ai tha se ishte optimist që armëpushimi do të kompletohet në “orët në vazhdim, sigurisht që nuk do të zgjasë për shumë ditë“. “Unë jam shumë optimist se ajo do të jetë në fakt fillimi i një ndryshimi që do të ishte një përmirësim për të gjithë,” tha ai në konferencën për shtyp në Gjenevë.
Luftimet filluan në në qytetet e Donetsk dhe Luhansk rajone të Ukrainës lindore gjatë prillit të kaluar, një muaj pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimes.
Takimi i zotit Kerry-së me Lavrov u zhvillua për herë të parë që kur ai akuzoi Rusinë që kishte gënjyer në lidhje me rolin e saj në luftën e Ukrainës, që më pas përkoi me lëshimin e një raporti të OKB-së të së drejtave të njeriut.
Raporti thekson se konflikti ka marrë të paktën 6.000 jetën njerzish, me qindra të vrarë vetëm javët e fundit, edhe pse ajo thotë se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë dukshëm më e lartë./f.b