Çfarë ndodh kur një shërbim sekret del jashtë kontrollit? Shtete të ndryshme marrin masa të ndryshme.
Por një rast ekstrem është aplikuar në Perunë e largët.
Bëhet fjalë për dyshimet se shërbimet sekrete në atë vend, përgjonin qytetarët.
Qeveria mori vendimin për të pezulluar këto agjenci për të paktën 180 ditë, shkruajnë mediat vendase.
Kjo periudhë kohore do të shfrytëzohet për të bërë ndërhyrje në kreun e Shërbimit inteligjent, si dhe do të hartohet një strategji për reformë të thellë.
Në fakt, Peruja nuk përballet për herë të parë më një skandal të këtyre përmasave në raport me shërbimet sekrete. Edhe më herët, Shërbimi u pezullua për shkaqe politike.
Por çfarë ndodhi në vende si i yni, kur pak kohë më parë u hodhën dyshime për përgjime të partisë opozitare të kohës dhe ambasadorëve të huaj? Sa larg na duket Peruja…
ik o pirdhu ti me gjithe paralelizmat e tu. gazetash leshi. shihe veten sa larg je me koleget e tu perendimor e pastaj fillo bej paralelizma.