Estonezët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, nën hijen e shqetësimeve të sigurisë shkaktuar nga përfshirja e Rusisë në Ukrainë.
Partia Qendra, e cila ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, pritet të ketë rezultate të mirë në këto zgjedhje.
Por, kjo është parë si një shtresë e ulët nga ana e partive të tjera, të cilat me shumë mundësi do të bashkohen për të ripërtërirë koalicionin aktual qeverisës.
Estonia ka qenë dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, por tani është një anëtare e NATO-s.
Kryeministri Estonez, Taavi Roivas Has, shprehu shqetësimet se Rusia mund të kërkojë për të destabilizuar shtetet e tjera ish-sovjetike.
Roivas ka bërë thirrje për një “qeveri të Estonisë me këmbë në tokë.” Estonia ka parë një numër shkeljesh të hapësirës së saj ajrore nga Rusia, dhe vitin e kaluar një zyrtar i sigurimit u ndalua nga Rusia duke e akuzuar për spiunazh.
Rreth një e katërta e popullsisë së Estonisë, 1.3 milion janë Rusët etnikë, shumë prej të cilëve janë mbështetësit e Partisë qëndrore që ka marrdhënie të mira me Putin.
Procesi i votimit do të përfundojë në orën 18:00.
Roivas është 35 vjec dhe është kryeministri më i ri në Europë./f.b
KTYRE U VINI ANASH JU…SHIKONI SI VOTOJN:
https://www.youtube.com/watch?v=yZ4s95lFkk4
NUK KA LIR META DHE NARD NDOKA ATJE……
QANI HALLIN E POPULLIT O GZTARAAA