Clinton "nën hetim" federal/ Përdorte e-mailin personal për punët qeveritare

3 Mars 2015, 20:12Bota TEMA
Clinton "nën hetim" federal/ Përdorte e-mailin personal

 Hillary Clinton përdor ekskluzivisht e-mailin  e saj personal, për të kryer punët si Sekretare e Shtetit amerikan.

Ky veprim i saj është duke u shqyrtuar si një shkelje e mundshme e ligjeve federale.

Nga  viti 2009 deri në vitin  2013, zonja Clinton nuk ka një adresë e-mail  qeveritare, ka thënë  Departamenti Amerikan i Shtetit për The New York Times.

 Akti Federal i Rekordeve  kërkon që posta elektronike zyrtare të ruhet.

Mijëra faqe nga e-mailet w dorëzuara nuk  i përfshijnë të gjitha mesazhet e Clinton.

Korrespondenca e zyrtarëve federalë konsiderohet si të dhëna të qeverisë,  sipas ligjit federal.

Zyrtarë të tjerë amerikanë janë cituar për shfrytëzimin e korrespondencës private, por në rastin e zonjës Clinton përdorimi i postës elektronike ishte më i përhapur.

Ndihmësit e sajkanë vënë në dispozicion 55.000 faqe e-mail, por ata  duket se nuk përfshijnë të gjitha mesazhet e dërguara nga ish-sekretarja e shtetit./j.h

 

 

3 komente në “Clinton “nën hetim” federal/ Përdorte e-mailin personal për punët qeveritare”

  1. enter''""" says:

    Dhe keta guxojne e japin leksione demokracie e respektimi ligji…

    HIPOKRITE

  2. dezi says:

    Keto andej nga anet tona quhen “PORDHE ME RIGON”!Keta qe pretendojne se nuk disponojne e-mailet e Znj.Hillari bejne shou,pasi ata disponojne e-mailin Tim e jo me te Hillarit!

  3. Star says:

    Ethet e fushates se ardhshme. Ka filluar frika ne kampin republikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje