FOTO/ Momenti tronditës kur Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut qëllohet me thikë nga një aktivist

5 Mars 2015, 13:53Bota TEMA
FOTO/ Momenti tronditës kur Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut

Ambasadori Mark Lippert, 42 vjeç  po ndiqte një leksion Seul të enjten në mëngjes, kur ai u sulmua nga një aktivist me thikë.

Para sulmit të ambasadorit dikush thirri me zë të lartë se dy Koretë, ajo e Veriut dhe e Jugut duhet të jenë të bashkuara.

Lippert u shoqërua direkt për në spital, ndërsa agresori i tij një burrë 55 vjeç, i identifikuar si Kim Ki-Jong u arrestua menjëherë nga policia.

Zyrtarët e inteligjencës e Koresë së Jugut thanë se Kim kishte udhëtuar për Korenë e Veriut gjashtë herë midis vitit  2006 dhe 2007.

Në vitin  2011, Kim  ishte përpjekur të  ngrinte një memorial për udhëheqësin e  Koresë së Veriut Kim Jongil, në qendër të qytetit Seul.

Kim Ki Jongun, mësohet se është nacionalist i krahut të majtë, i cili në vitin 2010 po ashtu  ka sulmuarme gurë  ambasadorin japonez. Atij i është sekuestruar edhe thika, e gjatë 25 centimetra me të cilën kreu sulmin mbi ambasadorin.

Lippert u shtrua në spital pasi ka të prera në fytyrë dhe krah, por ndodhet gjendje të qëndrueshme.

Nga sulmi në fytyr ambaadori amerikan ka kryer 80 qepje, kanë pohuar mjekët./j.h

 

 

 

2 komente në “FOTO/ Momenti tronditës kur Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut qëllohet me thikë nga një aktivist”

  1. Dini says:

    Plasii dhe videoja tjeter..https://www.youtube.com/watch?v=DQWMLKUlfcA paskemi qene kinostudio mer people “d

  2. treporti says:

    Pse nuk sulmon diktatorin ne Korene e veriut,apo atje ju hedhin mish per qente.??/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje