Vrasja e Nemtsov/ Putin: Fund vrasjeve politike

4 Mars 2015, 20:18Bota TEMA

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje për ti dhënë fund vrasjeve politike “të turpshme” që ndodhën në Rusi, pas vrasjes së politikanit të opozitës, Boris Nemtsov jashtë mureve të Kremlinit.

Ish zëvendës kryeministri,Nemtsov 55 vjec, u vra mbrëmjes e së premtes dhe u varros të martën në Moskë.Motivi është ende i panjohur, por ndihmësit e zotit Putin kanë hedhur poshtë sugjerimet se ai ishte i përfshirë në këtë akt kriminal.

Nemtsov, i cili kishte planifikuar një marshim kundër konfliktit në Ukrainë lindore, ka thënë kohët e fundit se ai kishte frikë se presidenti Vladimir Putin do ta vriste atë për shkak të kundërshtimit të tij ndaj luftës.

Ai u qëllua katër herë në shpinë, ndërsa ishte duke ecur në këmbë me të dashurën e tij ukrainase, Anna Duritskaya.

Putin tha se ai do të bëjë gjithçka që të shteti të siguroj kapjen e vrasësit dhe të vihet menjëherë para drejtësisë, por deri më tani hetimet janë duke ecuar shumë ngadalë.

“Është shumë e nevojshme që ta heqim qafe Rusinë nga turpi i vrasjeve politike si ajo që ndodhi ditët e fundit.

Dua të them që për vrasjen, që i ndodhi Boris Nemtsov në qendër të kryeqytetit ishte dicka e pacipë dhe duhet ti japim fund këtyre vrasjeve politike, “tha Putin/f.b

5 komente në “Vrasja e Nemtsov/ Putin: Fund vrasjeve politike”

  1. Star says:

    Maskara dhe cinik. Po kujt i thua per ato?

  2. Ky eshte gjalle Sali berisha. .te vret naten dhe te qan diten. …

    1. m says:

      “Ma more nga goja!”. Mendova te njejten gje kur po e lexoja

  3. tezja drane says:

    Ah skile komuniste.

  4. sokol says:

    Po shoku enver.keni plotesisht te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje