FOTO/ Shërbimet sekrete ruse kanë ekzekutuar ushtarakët që qëlluan MH17 nga ajri

6 Mars 2015, 15:30Bota TEMA
FOTO/ Shërbimet sekrete ruse kanë ekzekutuar ushtarakët që

Shërbimet sekrete ruse mund të ketë ekzekutuar ushtarakët e dyshuar se qëlluan avionin e Malajzia Airlines, fluturimin MH17, thonë burime që po hetojnë rrëzimin e avionit mbi Ukrainën lindore.
Hetimi i udhëhequr nga holandezët po ecën drejt një përfundimi, se një raketë Buk u lëshua nga territori i nën kontrollin e rebelëve pro rus duke rrëzuar Boeing 777 dhe duke vrarë të 298-të personat në bord.
Por ka shumë mundësi që avioni të jetë qëlluar në ajër dhe jo nga toka personeli ushtarak rus.
Ky dyshim është publikuar nga televizioni shtetëror holandez, i cili citon burime anonime nga policia dhe grupi i hetuesve që po investigojnë rrëzimin e MH17.

Po ashtu edhe gazeta ruse Komsomolskaya Pravda, citon një ekspert, duke thënë se vrima në trup e avionit të rrëzuar nuk korespondon me dëmin e shkaktuar zakonisht nga një raketë Buk.

Të paktën 9 vrima janë gjetur në trupin e avionit, të cilat janë tipike për dëmin nga një’ raketë ajër-ajër ‘, thone hetuesit, gjë që hedh dyshime se MH17 u qëllua nga një avion dhe jo nga një raketë Buk nga toka.

Për rrëzimin e MH17 janë parë më shumë se një milion dokumente, video dhe foto, por investiguesit janë të shqetësuar se shërbimet sekrete ruse po përpiqen të hakojnë kompjuterat e tyre.
Avioni i Malaysia Airlines, një Boeing 777 u rrëzua afër Donetsk në Ukrainë më 7 korrik të vitit 2014 ku mbetën të vdekur 298 persona, ku shumica e trupave të tyre nuk u gjetën./j.h

 

5 komente në “FOTO/ Shërbimet sekrete ruse kanë ekzekutuar ushtarakët që qëlluan MH17 nga ajri”

  1. tajari says:

    Ruset nuk i vrasin bashkepunetoret e tyre per te shpetuar fytyren e qeverise. Amerikanet po.

    1. sit .back. .and .relaks says:

      mos ji shume i sigurte, futi celesin deres naten se nuk i dihet ndryshon mendje rusi e ta ngul na prapa.

      1. LORA says:

        Vetem nje bashkepunetor i sherbimeve sekrete ruse mund te beje pohimin e tajarit.

        1. Koli says:

          Tajar mo shi car emri ka. Vazhdojne me pordhat se e paskerkish bere Amerika.

  2. Lëmi Llukës says:

    Si është nga trutë ai që ka përgatitur këtë çorbë derri ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje