Lirohet nga burgu lideri i opozitës ruse: Vrasja e Nemtsov nuk ka frikësuar askënd

6 Mars 2015, 12:58Bota TEMA

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është liruar nga burgu pas vuajtjes së një dënimi 15-ditor për shpërndarjen e fletushkave për të promovuar një miting proteste.

Kreu i opozitës ruse u zotua se nuk do të bëjë asnjë hap prapa nga misioni i tij,  pasi ai doli nga paraburgimin një javë pas vrasjes së një tjetër figure të opozitës, Boris Nemtsov.

Data 1 mars ishte parashikuar si  tubimi madhështor i opozitës ruse,  për të cilin Navalny u  burgos dhe në vend të protestës së paralajmëruar Rusia marshoi në zi për vrasjen e Boris Nemtsov.

Navalny tha se çështjet ligjore kundër tij  janë të motivuara politikisht.

Ai vitin e kaluar dhe vëllai i tij Oleg u shpallën fajtorë për vjedhjen e 30 milionë rublave (462,000USD) nga dy kompani.

Olegi u  dënua me  tre vjet e gjysmë burg, ndërsa Navalny mori një dënim me kusht, të cilin prokurorët thonë se do ta apelojnë.

Lideri i opozitës ruse është shprehur i vendosur për të vazhduar rrugën e nisur dhe se pushtetu në Rusi nuk mund të frikësojë askënd

Duke folur me gazetarët jashtë një qendër burgimi në Moskë, ai u zotua se do të vazhdojë punën e tij me gjithë vrasjen e  Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje jashtë mureve të Kremlinit  ku sipas aleatëve të tij  vrasja e tij ishte politike.

Ne nuk do të zvogëlojmë përpjekjet tona. Ne nuk do të kthehemi pas”, tha Navalny. “Ai akt terrorist nuk e ka arritur qëllimin e tij,  pasi nuk kanë  trembur askënd.”

Navalny nuk u lejua të dilte nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e kolegut të tij Boris Nemtsov të martën./j.h

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje