Xhihadisti John/ Falje familjes se i ka turpëruar (nga frika se do shkojë në ferr), por nuk pendohet për krimet

8 Mars 2015, 15:22Bota TEMA

Mohammed Emwazi, i njohur si xhihadisti John thuhet se ka kërkuar falje për turpin që ka hedhur mbi familjen e tij, por nuk ka shprehur asnjë keqardhje për vrasjen e pengjeve perëndimore.

Emëazi, i cili është identifikuar si xhelati i ISIS ka shprehur keqardhje për “problemet dhe telashet që ka shkaktuar zbulimi i identitetit të tij” tek familja, – shkruan Sunday Times.
Ai dërgoi ndjesën e tij përmes një pale të tretë nga Siria për familjen e tij, të cilët kanë qenë të detyruar të fshihen.
Megjithatë, Emwazi nuk ka kërkuar falje për vrasjet barbare që ai ka kryer.

Ekspertët besojnë se falja e tij mund të jetë bërë për motive egoiste dhe tepër personale të Emëazit, pasi myslimanët që çnderojnë prindërit e tyre thuhet se kanë më shumë ngjasa të përfundojnë në ferr.

Ndaj dhe xhihadisti John për të t’i shpëtuar ferrit ka kërkuar falje.

Babai i Emwazi-së, Jasem, i cili ka ikur në Kuvajt, e quajti djalin e tij “terrorist” dhe “qen” javën e kaluar.

Emwazi, i diplomuar në shkenca kompjuterike në Universitetin e Westminster, besohet se ka ikur nga Britania në fillim të vitit 2013 duke u fshehur në një kamion mallrash në një traget të Channel, para se të udhëtonte për në Turqi dhe pastaj në Siri./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje