Grupi terrorist nigerian Boko Haram shpall bashkimin me ISIS

8 Mars 2015, 14:09Bota TEMA
Grupi terrorist nigerian Boko Haram shpall bashkimin me ISIS

Grupi militant islamik i Nigerisë, Boko Haram është betuar për besnikëri dhe ka shpallur bashkimin me Shtetin Islamik, i cili sundon kalifatin e vetëdeklaruar në pjesë të konsiderueshme të Irakut dhe të Sirisë.
Premtimin për bashkimin me ISIS, Boko Haram e ka bërë përmes një mesazhi audio në arabisht me titra në gjuhën angleze dhe mendohet të jetë bërë nga lideri i Boko Haram, Abubakar Shekau.

Në mesazh thuhet:
Ne shpallim besnikërinë tonë për një kalifat të myslimanëve.. dhe do të dëgjojmë dhe do i bindemi në kohë të vështira dhe prosperitet…. Betohemi  të mos  diskutojmë  rregullat me ata që janë në pushtet, vetëm në rastet e një pabesie në lidhje me ato që thotë Allahu.
Boko Haram ka zhvilluar një fushatë ushtarake gjashtë-vjeçare që të ndërtojë një Shtet Islamik në Nigerinë Veriore./j.h

1 komente në “Grupi terrorist nigerian Boko Haram shpall bashkimin me ISIS”

  1. tfgs says:

    bashkim korrakesh, soi i Zike marmides………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje