Tërheqja e Islandës është një alarm zgjimi

15 Mars 2015, 15:08Bota TEMA

Duket se jetohet mirë si popull në ishull. E pra Islanda e tërhoqi sërish aplikimin për anëtarësi në BE. Por arsyet e vërteta japin shkas që të gjithë europianët t’i venë gishtin kokës, shkruan Christoph Hasselbach.

Ishullit në Atlantikun Verior në vitin 2008 i kish ardhur laku në fyt. Një sektor bankar i fryrë artificialisht në valën e krizës financiare mbarëbotërore praktikisht brenda ditës falimentoi duke kërcënuar ta çojë shtetin drejt greminës. Islandezët i përfshiu paniku. Ndonëse pati kredi, ndër të tjera edhe nga FMN-ja, ky vend i veçuar papritur nuk e ndjeu më veten mirë prej splendid isolation, por kuptoi se ishte vërtetë i vetëm dhe i braktisur. Me një ndjesi të tillë islandezët e mposhtën krenarinë për pavarësinë e tyre dhe trokitën në portën e madhe të BE. Kjo e fundit në vitet që pasuan u ndihmoi njëkohësisht disa vendeve anëtare, që ishin gjithashtu të zhytura në borxhe.
Tani Islanda e ka tërhequr kërkesën e vet për anëtarësim. Shumë islandezë, ndonëse indinjohen që qeveria nuk organizoi refrendum për këtë çështje, e kanë të qartë, se edhe me të asgjë s’do ta kish ndryshuar jo-në e tyre. Lamtumira nga BE-ja pra nuk vjen papritur dhe ka kohë që ajo po bëhej evidente.

Të shijohen avantazhet, të shmangen disavantazhet

Si u arrit ky ndryshim i qendrimit? Çështja e peshkimit luan një farë roli, por ndoshta jo rolin më të rëndësishëm. Sepse qysh në krye të herës islandezët e dinin se çfarë valleje po i futeshin. Eshtë e vërtetë: peshkimi është shumë i rëndësishëm për Islandën, dhe ishullit me anëtarësimin në BE do t’i duhej të integrohej në sistemin e kuotave të peshkimit. Nga ana tjetër Islanda është anëtare e Zonës Ekonomike Europiane dhe mund t’i eksportojë pa doganë peshqit e vet në BE. Islanda veç kësaj përmes Bashkimit Nordik të Qarkullimit të Lirë është pjesë e hapësirës Shengen, ku janë hequr kontrollet kufitare. Kjo e lehtëson jashtëzakonisht turizmin – po ashtu një burim i rëndësishëm i të ardhurave. Me fjalë të tjera: Islanda edhe pa anëtarësinë në BE ka një sërë avantazhesh nga lidhja e madhe e shteteve dhe do që të shmangë disavantazhet.

Kush ka para mbetet jashtë

Për disa vite me radhë islandezët i lanë kohë vetes që ta kuptojnë efektin e disavantazheve. Ata p.sh. mundën të shohin, se si BE-ja, e në radhë të parë vendet e Eurozonës, kanë investuar shuma marramendëse në ndihmën për vendet e tjera anëtare të zhytura në borxhe. Në rastin e Greqisë kjo me rezultatin, që ky vend sot nuk është aspak më mirë se sa në fillim të ndihmave, refuzon reformat dhe madje i fyen ndihmësit. Askush nuk do të hyjë në një klub të tillë, nëse kjo nuk duhet patjetër. Islanda në të kundërt ndihmoi në masë të gjerë vetveten në krizën financiare – ashtu siç e kanë bërë edhe vende të tjera në BE – dhe sot është sërish solide. A mendon Norvegjia të anëtarësohet në BE? Jo. Po Zvicra? E përse duhet ta bëjë ajo këtë? A mendojnë suedezët, danezët, apo britanikët që të venë Euron në përdorim? Sot më pak se çdo herë tjetër më parë. Të gjitha këto shtete mund t’i përmbushnin lehtë kriteret. Por ato nuk duan. Ajo që kanë ata të përbashkët është: që të gjitha këto vende kanë mirëqenie dhe orientohen nga konkurrenca.
Frika prej thesit të shpuar
Si rrjedhojë konkluzioni është tmerrues: BE-ja me sa duket është joshës vetëm për të skamurit dhe refuzuesit e reformave. Kush është i zoti ta përballojë, ose qendron jashtë BE-së, ose të paktën ruan monedhën e vet kombëtare duke mos iu dashur të marrë pjesë me pagesa në një thes të shpuar. Të paktën kjo është përshtypja e krijuar. BE-ja do ta kish pritur krahëhapur Islandën. E pikërisht këtu e shohin kleçkën shumë islandezë. Sepse Islanda do të ishte në radhë të parë e mirëseardhur si një mjeshtre pagesash. Por kush është ai që lejon ta shfrytëzojnë? Tërheqja e islandezëve nuk do të mbetet pa efekt edhe ndaj Britanisë së Madhe. Atje euroskeptikët e ndiejnë tani veten të përforcuar në mendimin e tyre, se për vendin e tyre është më mirë të jetë jashtë BE-së, por brenda Zonës Ekonomike Europiane – ashtu si Norvegjia, Zvicra e po ashtu edhe Islanda.
Sikur të kishte më shumë si Irlanda…
Tërheqja islandeze duhet të shërbejë si një alarm zgjimi. Vendet e dobëta në konkurrencë në Jug – e këtu për fat të keq bëjnë pjesë edhe Italia e – pavarësisht pozicionit qendror gjeografik edhe Franca – duhet të përpiqen më shumë. Në të kundërtën dikur do të ndodhë një çarje mes Veriut dhe Jugut. Që solidariteti nuk duhet të jetë i pakufizuar këtë e tregon më së miri shembulli i Irlandës. Ngjashëm si Islanda edhe Irlanda u godit rëndë kryesisht prej bankave të saj të zhytyra në borxhe. Prej ndihmave të BE-së dhe FMN-së dhe pas një programi radikal kursimesh dhe reformash sot Irlanda është mirë dhe shënon kuotat më të larta të rritjes ekonomike në të gjithë BE-në. E meqënëse ra fjala, vlen të theksohet, se atje askush nuk u ankua. Por thjeshtë irlandezët bënë atë që e konsideruan të domosdoshme. Nëse do të kishte më shumë si Irlanda, ndoshta atmosfera në Islandë sot do të ishte ndryshe.

11 komente në “Tërheqja e Islandës është një alarm zgjimi”

  1. Pelasgian says:

    Islanda ishte nder te fundit vende perendimore qe “hapi dyert” per financen globale (hapi dyert pa asnje lloje kontrrolli dmth , i la te lire 100%) dhe ishte e para qe u prek nga kriza (e studiuar ne tavolinen e disa bankierve shpirt KAZMA).

    Islandezet e kuptuan qe ne kurrizin e tyre po luhej me borxhe fiktive e VJEDHJE NE MES TE DITES DHE I FUTEN SHKELMIN BYTHES QEVERISE DHE BANKIERVE .

    1. AK-47 says:

      Si ky borxhi i fundit 250 milion euro qe do te marre Shqiperia per… mbeshtetje!!

  2. Tim says:

    Bukur, Shqiperia duhet te rrije jashte BE-se gjithasht. Futja ne eurozone do ta shkaterroje Shqiperine. Turistete nuk do te duan te vine me ne Shqiperi sepse cmimet do te jene shume te shtrenjta dhe popullsia do te varferohet me shume sepse me rrogat e tyre nuk do te mund ta perballojne tregun e eurozones. Eshte e rendesishme qe vendet e Ballkanit te integrohen me njeri tjetrin dhe te rrisin mireqenien e tyre.

  3. Bimi says:

    Nuk degjon turgofagosvarufaku nga I vesh por bene dhe starin neper hotele,hajde se tek kanguret do shkoje per pune prap Si emigrant I ores se pare.

    1. tfgs says:

      arapi mou,ne u mesuam botes DIMOKRATIA,kur ju ishit akoma majmuna neper dege per te kapur ndonje banane…………
      Ouzo,mezedaki,bouzouki kai…….xekoles xanthies,ok!
      https://www.youtube.com/watch?v=EA1V4p6tzgw

  4. tomsojeri says:

    Islanda ju dha nje mesim te mir ashtu si thua pelazgian jo vetem bangave por edhe udheheqesve te saj qe nga ish kryeministri !Pra del e qart qe keto “ndihma shpirtmedhejsh”jan grack per te mos ngritur koken borxhliu me kamatat vrasese !E per rjedhoj cfar u dashka ky bashkim ? Ah po, duhet te komandoj i kamuri e te shtyp varfanjaket !Fakti qe vendet si Norvegjia ,Zvicra, Islanda e te tjer i largohen si djalli thimiamit ksaj Evrope kurv, qe ne rastin grek pavaresisht se i zhyten ne borxh ,nuk justifikon kte qendrim pedant ,arogant e sjellje pushtusi per te ligjeruar sipas menyres se tyre ne nje vend eter !Ju dhan para dhe mbollen korupsionin, perfituan barbarisht prej kesaj “ndihme” dhe tani, po duan ti shkerdhejn e tju a marin te gjitha xhaba ! E pra do shohesh qe si Islanda do ket edhe te tjer qe do kerkojn ti largohen ktij bashkimi ku Berlini po ben komand ! Problemi esht qe ne duhet te nxjerim mesime nga kto cka shikojm e te mos behemi prehu i radhes, por per fat te keq, kjo esht ne dor te marionetave te dhjamura e te shitura tashme te politikes, qe sduan tja din per te ardhmen e popullit te tyre ! Shpejt do e ndjejm doren e FMN qe na e shtriu per te na nxjerr nga halli ku na futen………..

  5. lulzullap bin bela al bashar says:

    Terhiqet islanda po nuk terhiqet mero

  6. Edi says:

    Lind pyetja, perse Greqia nuk ndjek shembullin e Irlandes,dhe ku qendron ndryshimi mes dy rasteve ?

    1. Kristo says:

      Hajdar, behet fjale per iSlanden, jo iRlanden.

    2. zqk says:

      Ndryshimi eshte se irlandezet nuk marrin vesh nga buzuqi! Ata kujtojne se borxhi duhet paguar deri ne fund.

  7. SHQIPE says:

    Sa mire qe i dini gjerat ju komentuesit e temes,megjithe respektin per dijet tuaja ne gjeopolitiken e Evropes shikoni pak arsyet ,kryesorja eshte niveli i peshkimit kundrejt vendeve te BEse qe eshte edhe tregu kryesor i saj,me laps ne dore ajo humbet te drejten te shese mallin kryesor ne nivelin qe do ,zyrtaret do ti thone boll shite tani e kete e ka llogaritur si humbje .Nese kemi ekonomiste te zote ,qofte te nje ane politike apo nje tjetre ,ata duhet te bejne llogari mallrat qe shet jashte Shqiperia(?!)do te shese me teper apo me pak ,do fitoje me teper apo me pak.Mund te shohe psh ne nje popullsi me shumice absolute rurale importin e mallrave bujqesore ,a i intereson Shqiperise te shiten mallrat bujqesore te fqinjeve e te mos shiten te shqiptareve ?Kjo eshte nje ceshtje shume akute sepse vazhdimisht shohim reportazhe nga fshatrat e larget shqiptare ku fshataret rraskapiten te prodhojne produktin bujqesor e nuk munden ta shesin ,nuk ka mbeshtetje fare nga qeveria , qeveria eshte e perqenduar ne romanet e Agatha Kristit .Keto jane ceshtje qe duhen sqaruar perpara se ta shohim integrimin si qellim ne vetvete.Gjithashtu ne kuadrin e kredive qe po merr kjo qeveri nga Europa e nga FMNja mire eshte te detajohet ndihma ekonomike e motivimi i prodhimit per sektorim me te rendesishem te ekonomise shqiptare BUJQESINE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje