DEKLARATA BE-Shqiperi/ Mbështesim marrëveshjen ndër-partiake të 24 dhjetorit, të ndërmjetësuar nga PE

17 Mars 2015, 18:21Politika TEMA
DEKLARATA BE-Shqiperi/ Mbështesim marrëveshjen ndër-partiake

Në përfundim të takimit dy ditor në Tiranë, dy bashkë-kryetarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, Znj. Monica Macovei dhe Z. Taulant Balla,

Ne e konsiderojmë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në qershor të viti 2014 si njohje të hapave dhe reformave të ndërmarra dhe si stimul për reforma të mëtejshme. Shprehim mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si alternativa e vetme për të ardhmen e vendit.

Mbështesim marrëveshjen ndër-partiake të 24 dhjetorit, të ndërmjetësuar nga PE. Kërkojmë zbatimin e saj në kohë dhe me konsensus, ndërsa shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen kësaj, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe konsensusit politik siç parashikohet në marrëveshje si dhe nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërpartiak lidhur me reformat e anëtarësimit në BE

Ne vërejmë progres dhe nxisim zbatimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformimit të administratës publike dhe plotësimit të të drejtave të njeriut. Përmbushja e të gjitha prioriteteve do jetë thelbësore edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim.

 

 

2 komente në “DEKLARATA BE-Shqiperi/ Mbështesim marrëveshjen ndër-partiake të 24 dhjetorit, të ndërmjetësuar nga PE”

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : O po jane vete keto te BE qe e ndezin dhe i fryjne zjarrit.
    Nderhyjne pikrisht atehere kur ndonje deputet kriminel rrezikon me hy ne burg. I dalin zot e mbyllin çeshtjen me gjoja ” Marreveshje ” e cila nuk eshte asgje tjete veçse fjala ” Korrupsion “.

  2. Dean says:

    Po c’a “marveshje” mbeshtesni mi goce?!
    PD-ja tall menderen dhe ju e merni seriozisht?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje