Frroku: S'e kam përdorur kurrë imunitetin për të ndihmuar persona të përfshirë në aktivitete kriminale

17 Mars 2015, 13:46Politika TEMA

Deputeti Tom Doshi sot ka dhënë dëshminë e tij për herë të shtatë në Prokurori, ndërsa deputeti Mark Frroku vijon të mohoj publikisht çdo lloj lidhje me çdo skenar që po përflitet kohët e fundit, qoftë për implikimin e tij në çështjen Doshi, qoftë për akuzat se ka pasur në makinën e tij persona me precedentë penal kur e ka ndaluar policia.

“I nxitur nga disa informacione tërësisht të pavërteta që kanë dalë në disa media dhe akuzat politike në vijim, të cilat i konsideroj si pjesë e skenarëve dhe përbaltjes ndaj meje si deputet dhe politikan, dua që të sqaroj opinionin publik, zgjedhësit e mi, mbështetësit dhe miqtë e Partisë Kristian Demokrate, si më poshtë:

Përpara se të jem një zyrtar me imunitet, unë jam qytetar dhe, konform ligjit, kam respektuar çdo kërkesë që kanë pasur në adresën time forcat ligjzbatuese për verifikim apo ndalim, sa herë që ka qenë e nevojshme.
Po ashtu, nuk kam përdorur kurrë imunitetin për ti dhënë ndihmë asnjë personi që është i përfshirë në aktivitete kriminale, apo që ka qenë në listën e personave të kërkuar nga drejtësia.

Unë e kam dëshmuar më se një herë se nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, duke vepruar me standarde krejt të tjera nga ato të akuzatorëve të mi.

Refuzoj me neveri çdo akuzë që bëhet ndaj meje për përfshirje në aktivitete kriminale dhe dua të sqaroj se të gjitha sipërmarrjet që kam ndërtuar bashkë me familjen time me sakrifica të mëdha, prej shumë vitesh, kryejnë aktivitetin e tyre konform ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Këtu gjendet morali, fuqia por edhe dinjiteti im.

Unë jam distancuar nga këto akuza monstruoze të cilat bëhen në këtë periudhë kur forca politike që unë drejtoj, e cila pritet të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, është më e motivuar se asnjëherë tjetër për të arritur objektivat e veta” ka deklaruar deputeti Mark Frroku.

5 komente në “Frroku: S’e kam përdorur kurrë imunitetin për të ndihmuar persona të përfshirë në aktivitete kriminale”

  1. Popull says:

    Po ato gazetat Belgae dhe Zzvicerane qe votojne fakte kriminale dhe trfikim femijesh ndaj jush more Froku, si I quani?
    Po ate emrin qe e ke ne listat e trafikanteve te droves si e quani juve more Mark?
    Po vellai. Tuaj qe akuzohet per vrasjen e komisarit LAMJ, si ju duket juve more Frok? Rastesi? Pabesi? Hakmarje?
    Trimeri cubash? KRIM?apo CLIRIM?

    LERI PORDHET, DOREZO MANDATIN, DHE SHKO NE BURG SE DO TA KESH ME TE LEHTE

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aleanca Berisha -Doshi,per te mos “mbrojtur” Meten,po mbeshtetet nga tv.klan emisioni “opinion” si ne kohen e E.Hoxhes,ku vendimet i merr partia dhe i ekzekuton drejtesia!
    Drejtesia eshte paragjykuar dhe sulmuar,duke kerkuar prokurore nderkombetare,nuk mjafton kjo,por ky tv. ka shpallur “fajtoret”,Qerosi ne mbeshtetje te Berishes,nuk ka dite qe te mos llomotas per ti mbushur njerzve,se versioni i vrasjes imagjinare eshte real.
    Prokuroria eshte dhe do jete ne presion,duke protestuar para parlamentit,per “vrasesin” Meta !

  3. hysa says:

    keshtu duhet te jene politikanet shqiptare, me mund te madh bizneset, sakrificat, diinjiteti,
    eh sa shqiptare jane keshtu, plot ka akoma ,por skane biznese se skane pasur mundesi me ba sakrifica te medha . dhe jane te varfer dhe te neperkembur nga pushteti.Ti ke mundesi pikerisht prej atyre aftesive qe te mbrohesh, dhe te lumte, po si me ja ba te tjeret qe skane mundesi te mbrohen, ato cfare te bejne, ata se ai qe ka mundesi me i dale zot vetes po dihet ai…. po shumica , ajo cfare do beje, apo te shohe se si politikanet luajne kukamcehti me njeri tjetrin, si duket per ti thene popullit; rri urte aty ku je dhe na shih se si luajme ne, ne jemi per te lozur dhe ju per te duartrokitur.
    a thua duartroket kush??????? perbuzje ja ckane.

  4. Kingston says:

    Or ti i dyti ne liste……. Je jashte teme…… Lexoje mire artikullin se ska as je lloj lidhje me cfare shkruan ti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje