Operacioni "Viluni", sms e Frrokut: Jam ndaluar nga policia, por në makinë nuk ka qenë asnjë i kërkuar

17 Mars 2015, 09:27Politika TEMA

Deputeti demokristian, Mark Frroku ka reaguar me një mesazh në emisionin “Opinion” ku po debatohej lidhur me një shkresë sekrete të policisë sipas së cilës ai ka penguar arrestimin e Bardhok Planajt, gjatë ndalimit nga forcat e rendit të automjetit të tij tetorin e kaluar në Laprakë.

Në një raport sekret të policisë thuhet se Planaj i shpallur në kërkim kërkuar për trafik droge gjatë operacionit “Vilun” në veri të vendit, ndodhej në makinën e deputetit në momentin e ndalimit.

Frroku ka pranuar se është ndaluar nga policia, por sipas tij në makinën e tij nuk ka pasur asnjë të kërkuar nga policia dhe se gjithçka po bëhet për motive politike.

Në mesazhin e tij ai thotë se “Zoti Fevziu dua të përcjell përmes jush mesazhin se unë Mark Frroku jam një qytetar që në çdo moment i jam nënshtruar ligjeve të këtij vendi.

Policia ka bërë detyrën duke bërë ndalimin, por deklaroj me përgjegjësi të plotë se në mjetin tim nuk ka pasur asnjë person të kërkuar nga policia.

Këto gjëra bëhen për motive politike.

Unë nuk kam ndërmend të bëj akt vetëvrasjeje si personi që u thirr sot në Opinion, por të vazhdoj aktivitetin si qytetar, politikan dhe i zgjedhur”

5 komente në “Operacioni “Viluni”, sms e Frrokut: Jam ndaluar nga policia, por në makinë nuk ka qenë asnjë i kërkuar”

  1. Ne ora 1:30 pas mesnate ka qene duke u kethyer nga gjuetia e peshkut ne Vilun.E shumta mund te kete patur ndonje “qefull” ne mkine dhe policet mund te kene nuhatur eren e peshkut dhe nga ziliz e kane ndaluar.Mirpo s’te lene mizat rehat.

  2. durresi says:

    po ta kishe lene policine te bente detyren e vet tani nuk do te “ngacmonte” jneri dhe do te rrije i qete ne punen tende. por mqns don te besh si i “forte”dhe te kapardisesh duhet te perballesh me pasojat.

  3. A says:

    Pse nuk thuhet dhe shkruhet se gjuetia dhe peshkimi ne rrethin e Lezhes drejtohet nga nje Agjensi turistike e gjuetise dhe peshkimit sipas kritereve, ofertave dhe cmimeve te saj e drejtuar thuhet dhe pronar e drejtues eshte deputeti i PeDe-se ALDO BUMCI.
    Dihet gje me shume per kete ceshtje, a po eshte thjeshte thashetheme??!!

  4. venus says:

    Ka te drejte zoti Mero, nuk ka pasur njeri ne makine, aq me teper qe keshtu i leverdis Meropaguesit, zotit Rama.

  5. realiteti says:

    Jo!Mark Frroku nuk thote se ne makine nuk ka patur njeri.Ai thote se ne makine nuk ka patur njeri te kerkuar nga policia.Dhe vertete deri ne ate moment,personi ne fjale nuk ishte i shpallur si i kerkuar nga policia.Futja pordhes e grij sallate sa te kaloje edhe kjo nate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje