Euro dhe rënia, deri ku dhe me çfarë pasojash?

16 Mars 2015, 21:41Politika TEMA

Që nga fillimi i vitit, euro ka humbur rreth 13 % kundrejt dollarit, duke rënë në 1,05, shkruan e përdtishmja italiane Il Sole 24, si niveli më i ulët në 12 vitet e fundit. Për shumë analistë, nuk duhet shmangur edhe një rënie e mëtejshme. Arsyet që mund të ndodhi:

1. Barazimi me dollarin, është e mundur?

Nga fillimi i vitit, euro ka humbur rreth 13 % kundrejt dollarit. Në fillim ishte paralajmëruar, e më pas e bërë publike, ku javën e shkuar BQE lajmëroi për lehtësimin sasior. Por , euro ka rënë edhe për shkak se, përveç BQE-së, Rezerva Federale e SHBA-ve po përgatitet të rrisë taksat ( ekspertët mendojnë në qershor) e kjo forcon akoma më tej dollarin.

2. Rritje në fitime për kompanitë evropiane

Sikurse e pam, operatorët e tregut nuk përjashtojnë që euro mund të zbresë edhe në një nivel të tillë gjatë vitit sa të barazohet me dollarin. E njëjta gjë ka ndodhur në vitin 2000. Atëherë, rënia e euros, që arriti në minimumin e 0,8 dollarëve, u pa si sinjal i një rreziku në eurozonë, ku monedha e re në atë kohë, nuk ishte në gjendje të përballjen me dollarin.
Ndërkaq, sot, kjo rënie e euros shihet si një efekt pozitiv. Kjo, për arsye se po i japin shtysë eksporteve evropiane në zona të tjera. Kjo duhet edhe të reflektohet në një rritje të fitimeve, që mund të sjellë balance të reja pas disa muajsh, për shumë kompani evropiane.

3. Kapitali zhvendoset

Në këtë fazë, investitorët po zhvendosin kapitalin e tyre. Nga fillimi i vitit, fondet e aksionerëve në evropë kanë pasur hyrje prej 35,6 mln dollarësh, hapa të barabartë me ato që fondet në SHBA kanë regjistruar, por rrjedha nga SHBA për në Evropë u kompesuar nga një fluks i kundërt i obligacioneve (nga Evropa në SHBA).
Sipas Deutsche Bank, në muajt e fundit nuk do të ketë një balotazh në këtë drejtim nga 300 mld euro të Evropës. Kjo, për shkak se shumë kapitale do të përfundojnë drejt obligacioneve të dollarit, në pritje të një rritje në normat e interesit në SHBA. Diferenca midis yield-eve 10-vjeçare, mes SHBA dhe Gjermani, është ngritur me gati 200 pikë. Ky ndryshim në normat e yield-eve të ofruara nuk bën gjë tjetër, veçse forcon dollarin.

Monitor

10 komente në “Euro dhe rënia, deri ku dhe me çfarë pasojash?”

  1. human says:

    Kurthet e kembimeve ne tregun financiar te monedhave te forta si Euro,USD,Sterlina engleze, Franga Zviceriane etj, perveç mbeshtetjes se tyre ne nivelet e rritjes se ekonomive te vendeve perkatese, lidhen edhe me shume te panjohura te tjera te cilat mund te krahasohen me nje loje pokeri.

    Sikunder eshte permendur ne shkrim, forcimi i USD kundrejt euros perveç avantazheve te dollarit ka edhe disavantazhet e veta qe shkojne ne favor te euros dhe konkretisht :

    1.rritja e eksporteve nga eurozona.

    2.shvendosja e kapitalit ne shtetet e eurozones.

    Nje situate e ngjashme por ne sensin e kundert, pra ne kuptimin e çvleresimit te dollarit ne nivele te papara ndodhi gjate presidences se dyte te Bushit Junior.Kjo periudhe i zhyti SHBA-te ne nje krize te papare ekonomike qysh nga viti 1930.

    1. ALBATROS says:

      O TRASHESI KUR Dollari eshte I forte hegjemonia amerikane ne bote ben ligjin, kjo politike behet per tu kunderpergjigjur BRICS qe duan te eleminojne dollarin si mondedhe boterore. Amerika ka qene shume here me mire kur kishte dollarin ne vendin e forte dhe nuk I kish cuar fabrikat ne Kine

    2. Kliton says:

      Profesor do akuzohesh per plagjature online. Ato qe shkruan ti jane te shkruajtura ne artikull. mos u lodh shume here tjeter

  2. Pelasgian says:

    Se c’po i ferkon duart Jakob Rothschild ….si do si te luhet loja ai gjithmon FITON!

    1. ALBATROS says:

      Bravo vella qe e ke kuptuar filmin por harrove te vellane ne Evelyn Rothschild dhe ai duart po ferkon, thjesht spekulojne me shkembin e monedhave, shesin dhe blejne letra qe quhet lek fiat
      , pasurohen me punen e te tjereve

  3. ziku says:

    Ne gop te semes euro. Erdhi koha e dollarit. Shife tani kur te fillojne te shesin me dollare ne shqiperi, lol

  4. Cdo loje qe behet ne keto ulje e ngjitje monedhash te # , pasojat negative , bijen mbi kurrizin e punonjesve te thjeshte , kurse te fituarit si perhere jane pronaret e medhenje , te pa shpirte e kure dohere , as pak humane !

  5. endri says:

    Demokratet gjithmone e ngrene dollarin dhe ekonomine – kete beri edhe Bill Klinton — qe i solli amerikes 200 bilione dollare surplus dikur. Por njerezit i harrojne te mirat qe sjellin demokratet dhe pastaj shkojne dhe votojne per republikanet qe e ulin prape dollarin sepse ate gje dine te bejne …

    1. albatros says:

      Shoku zgjohunga gjumi,si demokratleshet so republikangopet jane dy krahe te nje Zogu. Jane te dyja kurvat e lovit cifut dhe AIPAC

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po si eshte e mundur qe € ne Shqiperi rri ne te njejtin nivel ne nje kohe kur ka rene 13 % ne lidhje me dollarin ?
    Sigurisht qe kjo lidhet me drejtuesit e Min. se Financ. te cilet akoma nuk e dine rendesine e kesaj levizjeje.
    Edhe Edi Rama ben ,e mire me u marre me financat se sa me Tom Doshin & Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje