Grupi i PS, deputetët me mendjen te bashkitë. Gjirokastra dhe Berati të LSI? Reagime të ndryshme

16 Mars 2015, 16:55Politika TEMA

Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist ka nisur me ritualin e njerëzve, të cilët takohen me deputetët dhe presin zgjidhjen e halleve, larg interesit për zgjedhjet vendore.

Një ditë pas takimit të dy aleatëve Rama-Meta, deputetët socialistë hezitojnë të japim mendimet e tyre për 15 bashkitë, ku do të garojë LSI.

Deputeti Gjirokastrës, Dashamir Kamberi ka dhënë këtë opinion për bashkinë e këtij qyteti, që i ka kaluar LSI-së.

Besoj se do të pritet shumë mirë në përgjithësi, si vendim i koalicionit. Natyrisht që unë jam pjesë e partisë dhe deri më një do të respektoj vendimet e partisë dhe do të punoj për realizimin e tyre”, tha deputeti gjirokastrit i PS, Dashamir Kamberi.

Nën drejtimin e Gramoz Ruçit është diskutuar rendi i ditës dhe nuk ka pasur debate për çështjen e ndarjes së zonave zgjedhore.

Por deputetja Arta Dade, edhe njëherë tjetër ka shprehur pakënaqësitë e saj për projektligjin e shërbimit të jashtëm, raporton TCH.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, duke iu drejtuar grupit, citohet nga një burim të ketë deklaruar se “sugjerimet e Komisionit parlamentar të Jashtëm janë pranuar nga Ministria e Jashtme”.

Mësohet se nuk është rënë dakord ende për një nen, i cili ka të bëjë me kuotën e ambasadorëve nga brenda dhe jashtë shërbimit, për të cilin zonja Dade mësohet ta ketë ngritur si shqetësim.

Në përfundim të mbledhjes, Eduard Shalsi, deputet i Qarkut të Beratit, iu përgjigj me heshtje pyetjes se si është pritur nga baza dhënia e bashkisë së këtij qyteti, një bastion socialist, aleatëve të LSI-së.

14 komente në “Grupi i PS, deputetët me mendjen te bashkitë. Gjirokastra dhe Berati të LSI? Reagime të ndryshme”

  1. Lirindesi says:

    Kush te flase mo? Kujt ja mban??? Jam shume i bindur bie fjala qe nje nga deputetet e PS ne Gjirokaster e perkrah forte kete zgjedhje edhe pse kishte lobuar per shokun e vet.

    1. feniks says:

      Eshte TURP per Edi Ramen qe BERATIN ia ka falur LSI-se kesaj partie HAJDUTESH EW MAFIOZESH!!!

  2. NORA says:

    TE DALIN DISA TE PAVARUR MIRE DO ISHTE.

  3. Socialist Berati! says:

    Ju dhjefsha mu ne Rilindje.
    3 Mandate e haruat ne fshatarllekun e nasuferise, tani e hodhet ne gropen e zeze te LSI-se.

  4. esa says:

    Edi Rama po ben nje gabim trashanik. Ai nuk mund ta trajtoje pafundesisht PS si prone te veten me te cilen te bej pazare me nje force politike si lsi-ja. Rama nuk mund tja plotesoje te gjitha tekat bastardit hajduto-kriminel, like floriri. Shpresoj qe socialistet e Gjirokastres ti japin te gjitha votat e tyre kunder kandidatit te lsi-se, dhe pro Partise Socialiste, ne menyre qe ne Gjirokaster te fitoje P.Socialiste dhe te humbi thellesisht kandidati i bandes kriminale te lsi-se.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me kete formule,LSi-ja merr pushtet ne tavoline,nga e majta dhe e djathta.
    E majta e bashkuar,me sigel te perbashket,do ishte zgjidhja me e mire.

  6. Cajupi says:

    Vajti dhe gjirokastra ju fal pd-se

  7. Opinionisti says:

    Berati, ky qytet periferik i Skraparit…

  8. metlaj says:

    ME VJEN keq qe majko dade ruci e te tjere qe endertuan PS u bene qengje te bindur te atij qe e gjeti te ndertuare qe po e shkateron dhe dhuruare MIRE GJAK NUK KINI POR AS PER MUNDIN DHE SKRIFIKICAT tuaja su vjen keq LSI i takojne vetem 6 dhe jo 15 luftoni dhe prisheni kontaten E KORRUPTUAR RAMA ILIR se do te favorizoni PD MALKUARE DITA QE NE UDHEHEQJEN E PS U FUTE KOLLOVARI ME deshiren e futjes se sherit te pashuare kur

  9. Ada says:

    Ju ta keni per nder qe kandidon nje zonje ne gjirokaster. E rendesishme eshte kandidatura jo sigla politike!

    1. @ada says:

      Hahahhahah! Me vertete e ke? Pa na trego pak cfare merite paska kjo zonja pervec se eshte me Lsi?

    2. gjirokastra says:

      E cper nder do i kemi kesaj zonje per nder do ja kishim vertet nje zonje qe ka integritet dhe eshte e afte jo nje konkubine te TAVOS.Aman se zamira eshte si dru mezi lidh dy fjale.

  10. miri says:

    si Beratin dhe Kucoven ,skraparin domozdoe kane te tyre hajdutet e LSI,TA bejne Pashallekun e tij Ilir hajduti,,,turp,turp per ramen,po do e mari pergjigjen ne te gjitha zonat ku jane kanidatet e hajduterise dhe renave……..

  11. Laluci says:

    Nuk ka me turp per PS, ka leshuar dy bastionet e perhereshme, ka leshuar shtyllen kurrizore ato dy bashki jane berthama e Shqiperise Jugut. Injorance politike. Si mund t’i lesh LSI koridorin nga Qafa e Kulmakut ne Lushnje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje