Impianti i Trajtimit të Mbetjeve/ Rama: Nis epoka e re për Elbasanin

16 Mars 2015, 13:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në qarkun e Elbasanit, një investim prej 21.661.000 lekë, me investitor Albtek Energy sh.p.k.

Pasi është njohur me projektin, Kryeministri Rama tha se “ky ‘tumor’ i madh, që prej 20 vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem jetik për shkak të një ndotje katastrofike të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave, është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues, me një teknologji që futet për herë të parë në Shqipëri”.

“Sot Elbasani nga zona më problematike, më e ndotur dhe e kërcënuar në shëndet, kthehet në platformën e vendosjes së një modeli të ri të mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave, që ne do ta shtrijmë më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Sipas tij, “ky impiant, që do të prodhojë edhe energji dhe një mbështetje të drejtëpërdrejtë edhe në bujqësi, është një impiant që vendoset për herë të parë edhe në vendin tonë”.

Ndërkaq, ai shtoi se “kjo  vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënin me mbeturinat”.

“Me plehrat që prej më shumë se 20 vitesh përmbytën Shqipërinë, dolën jashtë çdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur që t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë i cili po realizohet. Ndërkohë që impianti do të hyjë punë vitin e ardhshëm, fusha për mbledhjen e mbeturinave do të hyjnë në punë qysh prej verës së këtij vit”, vijoi Rama.

Ai shtoi se për Elbasanin nis një epokë e re, një rilindje e vërtetë mjedisore.

Kryeministri shoqërohej nga kreu i bashkisë Qazim Sejdini si edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka. Trajtimi i mbetjeve urbane do të bëjë të mundur emetimin e gazrave sipas standardeve të BE-së, me një fuqi energjie të prodhuar 2.85 kw.

Do të jetë një landfill sipas standardeve të BE-së për çdo lloj mbetjesh urbane dhe industriale përveç mbetjeve radioaktive. Parashikohet që landfilli të vihet në funksion në muajin korrik të këtij viti. /gj.k/

10 komente në “Impianti i Trajtimit të Mbetjeve/ Rama: Nis epoka e re për Elbasanin”

  1. Anti Funderrina says:

    Çfar epok e re po nis, o ri-pjerdhas i radhes! Mbetjet urbane jane nanoskopike kundrejt mega-ndotjes qe ish-metalurgjiku i ben Elbasanit, ende aktiv me ata te turko-kurumit! Mbylleni ata palo-kombinat, e investoni ne pastrimin e atij çibani kancerogjen ne mesin e Shqiperise. Pisa udheheqes, palo-politikane, anti-kombetare te kulluar, pseudo-mendimtare, gjymtues ekologjik te sprovuar!

    1. akrepi says:

      Sipas jush qenka pun e keqe berja e impjanteve per perpunimin e mbetjeve qe dhe per kete rast kritikoni qeverin.Kaq te fiksuar jeni per te share kete qeveri qe ben sa do pak me mundesit financiare qe ka ku qeveria e me pareshme nuk i beri per 8 vjet por qe la dhe nje mal me borxhe dhe ca me keq kontrata me kosto te larta financiare qe nuk mund te anullohen dot sic eshte dhe metalurgjiku qe permend ne komentin tuaj. Tung

  2. Andreas says:

    Me pak fjale, perveç plehrave qe Elbasani ka prodhuar e do prodhoje ne vite, tani do ti “falim” edhe plehra nga qytete(apo ndoshta edhe shtete) te tjera.
    Futja o kryeminister futja se ai vend eshte plot me budallenj.

  3. elkosi says:

    Po re po, do rilindi Elbasani me ate plakun qe merr me vete, nderroje ate se do lesh leshte ne Elbasan, me Qamizin nga PS edhe evgjite te vendose Lulja e Bashkimes nga PD do ta marre kryetarin e bashkise.Ose ti je perplyer e sta mban nga LALA, se LALA osht mafjoz. Tung

  4. Z/K says:

    Sa clirime e sa epoka do kalojme ne shqiptaret derisa te bahemi shtet normal nji Zot e di!
    Mbas clirimit te dyte te Shqiperise me metalurgjikun.Sot ne demokraci nise epoka e re per Elbasanin.
    Rrofte Shqiperia dhe Edi partia.Qe na i heq plehrat nga shtepia.

  5. Tarasi says:

    Z. Rama

    perse nuk mbyllni metalurgjine cancerin e vertet te Elbasanit qe dy dekata qe fuksionon jashte cdo standarti ne bote per mbetjet dhe tymrat qe i jep Elbasanit.

    Boll me me fasada beni ate qe duhet bere!!!

  6. durresi says:

    JAM SHUME, PO SHUME SHUME SHUME DIFIDENT NDAJ KETIJ IMPANTI QE RAMA PO NA E SHET SI NJE “MREKULLI” EUROPIANE.
    NE SHUME VENDE TE EUROPES, – NE TE CILET LIGJET, NORMAT DHE KULTURA AMBIENTALE JANE SHUME HERE ME TE LARTA SE NE SHQIPERI -, KY SISTEM DHE KETO TEKNOLOGJI PO VIHEN NE PIKEPYTJE SEPSE JANE TE RREZIKSHME PER SHENDETIN E NJERIUT.

  7. optimisti says:

    Shpresojme qe Rama te filloj punen seriozisht ne te gjitha qytet e lena pas dore gjate 23 vite .JEMI NE PRITJE TE BERIT SHTET PA SHKOP MAGJIK .

  8. edlira says:

    Me falni po nuk arrij te kuptoj se si disa komentues ketu duke fyer kerkojne se perse Edi nuk mendon per mbylljen e matalurgjikut sa me shpejt a thua se eshte nje dhome shtepie. Prisni or miq sepse asnjeri prej nesh nuk i di planet e aferme ose ato ne nje kohe me te larget te qeverise dhe tjetra a nuk e kuptoni se mbyllja e matalurgjikut nuk mund te behet as ne nje as ne dy vite po kerkon studime te vecanta jo sepse eshte vetem nje ndermarrje shume e madhe shkaterrimi i saj por sepse nuk eshte edhe thjesht nje pallat te cilit po i ve tritolin e po e prishim. Shkaterrimi e prishja e tij jane shume me te rrezikshme shume me shume se ato pasoja qe ka lene ai ne mjdisin e jetet e njerezve aty perreth.Prishja kerkon studime te shumta sepse atje ka me miliona lende kancerogjenet te cilat ne fillim duhen asgjesuar e qe shteti yne i vogel nuk ka ato kapacitetre qe do t’äi duheshin per ta prishur ate kombinat me shpejtesi kozmike sic i doni ju, pra kerkon eksperte te mirefillte te fushes, kohe, studime shpenzime e shume gjera te tjera te nevojshme per mbylljen e plote te metalurgjikut.

  9. fllad says:

    Kryeministri qe nuk ka sy e faqe te flase per mjedisin.

    Impiante per trajtim mbetjesh do te ndertohen se keshtu funksionon ne te gjithe boten. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se sa me standarte te BE eshte ky investim? KJO ESHTE E PARA.
    E DYTA, te behet vleresimi i ndotjes se KURUMIT, ose te vendosen STANDARTET ose te MBYLLET.

    E TRETA qe duhet te ishte e para.
    Sa per show mos e kritikoni kryeministrin se nuk e njeh kete fenomen.
    I prishi gjithe tendat anes rrugeve per te treguar se do u jape hapesire banoreve dhe shkon zapton me BETON nje hapersire qe do duhet te ishte 100% e popullit, e femijve qe nuk kane ku te kalojne kohen e lire , e nenave qe nuk kane ku te nxjerin ZAHOT E tyre per njecike ajer jashte betoneve te pallateve, e pensionisteve qe luftuan dhe punuan tere jeten, dhe do shkojne zemerthyer se nuk kane nje stol apo nje mjedis te gjelber ku te kalojne ditet e fundit te jetes.
    Eshte kryeministri qe ka zhgenjyer me shume shqiptaret.
    Nuk themi per saliun e serbeve se ai i UDB ka qene dhe e dine shumica e shqiptareve dhe nuk kishim menduar apo shpresuar asnjehere se ai do bente Shqiperine.

    Prandaj lendimi eshte akoma me i madh tek ky qe shpresuam.
    Nuk ka sy e faqe te flase per mjedisin.

    MJEDISI ESHTE NE DORE TE PAZARXHINJVE qe bejne sikur zihen diten dhe ujdite e pista i vashdojne naten.

    Rufjani i mjedisit i shoqerise civile, ben ate qe thone tiransit” me ka çu nana me la gojen.
    TURPI eshte per te gjithe shqiptaret qe lejojne cubat te na marrin ajrin……. dinjitetin… jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje