Buci, Lali, dhe kandidatura e Gjergj Bojaxhiut për kryebashkiak

16 Mars 2015, 09:50Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

I kanë ngjitur nofkën “Buci” që në fëmijëri, sepse ishte disi obez, dhe gjithkush e thërret me këtë nofkë edhe sot që është 25 vjeç. Ka mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe, meqë është i papunë, e kalon kohën duke kombinuar skedina 1000-lekëshe në lotosportin e lagjes. Kur e pyeta se për kë kishte votuar herën e fundit, më tha se kishte votuar “për këta që janë në pushtet”, por që e kishin zhgënjyer keqazi. Arsyeja? Jo vetëm që nuk e kishin punësuar, siç i kishin premtuar, por i kishin shkurtuar nga puna edhe të atin, i cili punonte në një ndërrmarrje në pronësi të shtetit. Ndërsa kur e pyeta nëse do të votonte përsëri në qershor, më tha se e kishin zhgënjyer edhe të djathtët edhe të majtët, kështuqë s’do të votonte më.

Kur i përmenda Bucit se një nismë qytetare po nxit Gjergj Bojaxhiun që të kandidojë si i pavarur për kryebashkiak në Tiranë, ai tha se për të mund të shkonte të votonte. Jo se priste që Bojaxhiu t’i gjente ndonjë punë, apo t’i jepte para për votën, por thjesht se do deshte të ndëshkonte “ata mashtruesit e djathtë e të majtë”.

Një histori të ngjashme dëgjova edhë nga Lali, një pensioniste që ka votuar vazhdimisht për PS-në, por që është zhgënjyer se nuk i futën në punë djalin, i cili “ishte bërë telef në të gjitha fushatat e PS-së dhe i ishte premtuar një dreq vendi pune”. Nëse një nismë qytetare kandidon Gjergj Bojaxhiun apo një të ngjashëm me të, Lali tha se do t’ia jepte me siguri votën, jo se shpreson që vota e saj t’i sigurojë një vend pune të birit, por se, sipas saj, ka ardhur koha të dalin në skenë politikanë të rinj si puna e Gjergjit.

Dhe rasti i Bucit dhe i Lalit, nuk janë raste të shkëputura.

Nga një sondazh i kryer nga IDRA për llogari të Zyrës së OKB-së në Tiranë, rezulton se rreth 43% e të anketuarve kanë deklaruar se janë në dijeni të rasteve kur votat janë premtuar në këmbim të dhuratave/parave/punësimit apo favoreve të tjera. Se sa ka qenë përqindja e votuesve që e kanë dhënë votën vetëm prej joshjes nga favoret e mësipërme nuk përcaktohet në sondazh (është praktikisht e pamundur të gjehet kjo me vetëdeklarim), por hendeku i madh mes pjesmarrjes së lartë në zgjedhje të të anketuarve dhe interesit të ulët të tyre për çështjet e politikës dhe qeverisjes (i zbuluar nga sondazhi) mund të mbushtet njëfarësoj vetëm me abstragimin se votat në këmbim të favoreve te premtuara kanë qenë të shumta.

Nga ana tjetër, nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë në Tiranë dhe një sondazh i kryer nga një sondazhist tjetër i pavarur, rezulton se rreth 1/3 e kryeqytetasve me të drejtë vote, janë gati të votojnë për një kandidat të pavarur, në qoftë se një i tillë futet në garë. Ndërsa në rang vendi, më rezulton se vetëm 1.45 milion zgjedhës janë gati të votojnë për një kandidat të dy koalicioneve kryesore, nga 1.75 milion që morrën pjesë në zgjedhjet e qershorit 2013.

Pra, Buci dhe Lali kanë rreth 120 mijë shokë në Tiranë dhe rreth 300 mijë shokë në gjithë Shqipërinë. A do të dalin disa Gjergj Bojaxhij të pavarur që të thithin votën e këtyre zgjedhësve të zhgënjyer? Kjo mbetet të shihet deri në 21 qershor …

54 komente në “Buci, Lali, dhe kandidatura e Gjergj Bojaxhiut për kryebashkiak”

  1. TR says:

    1/3 ?! Pirdh pirdh o Zaloshnje…

    1. Aqifi says:

      Bucit dhe Lalit do t’i shkoje nje trim i PD-se apo PS-se me nje thes mielli/1,000 lek per koke/5,000 lek per koke (varet nga cmimi ne bursen e shit-blerjes se votave) dhe do t’ja jape voten si Celoja atij krahu qe ja ka dhene gjithmone. Dhe Gjergji Bojaxhi apo te tjeret e kandiduar nga “nisma qytetare” do te perfundojne me 1-5% te votave si gjithmone. Hajde “shnet” e te mira per IDRA-n, OKB-ne, e te tjeret.

      PS: Zaloshnja ben mire qe mer nje dore paresh dhe boton ndonje artikull si puna e ketij. Jo per gje, po Buci dhe Lali mund te ndihen krenare dhe rebele deri sa ta sheshin perseri bythen, sic e kane shitur keto 25 vjet…

      1. altin says:

        Zalo e dime qe merr leke per diversione por te pakten meritoji dhe na e shit me me finese Bojaxhiun e piktorit dhe jo si idealin e bucit dhe lalit

    2. tani says:

      uroj vertet te kantidoi bojaxhiu,gjithsesi mos u habit me 1/3 se ke shume njerez sidomos intelektualet qe nuk perfaqsohen nga partite qe kane protagoniste gangsterrat dhe te fortet..te te pakenaqurit dy menyra ke o nuk te vene te votojne ose do votojne ndonje te pavarur nese arrin ti perfaqsoj..partite politike jane aq te konsumuara sa na bejne vetem komedira.. e nese arrijne te votohen te pavarur te ardhur nga shoqeria civile,jo nga ata qe kane qene ne pushtet e futen si te pavarur shoqeria jone do kete hedh nje hap perpara drejt emancipimit..pikepyetjen e 1/3 e bej dhe un se se di ne jane aq shume intelektual dhe njerez qe e ven mendjen ne pune ne ate vend te qelbur ku interesi dites mbizoteron mbi ate te te ardhmes…

    3. Luani says:

      1/3? une them 2/3 jane gati te votojne nje kandidat te pavarur ne tirane, kushdo qofte ai, bojaxhiu apo teneqexhiu!

  2. Treviso says:

    Zgjedhja e kandidateve te pamvarur do te ndihmoje ne pastrimin e figurave te politikaneve te lidhur me krimin.

    1. Celo Mezani says:

      Po nuk ka shpikur dot politika perendimore dot kandidate te pavarur qe te shpiki politika e qelbur Shqiptare. Zaloshnja eshte nje palo statisticien, dhe nje marketues i zoti, me bo ca leke me shkrimet dhe studimet e tij.

      E para Gjergj Bojaxhi nuk eshte i pavarur.
      E dyta dhe me kryesorja, edhe po u zgjodh nje i pavarur PS, PD dhe LSI do e sabotojne kaq shume sa do japi doreheqjen me turp pas ca kohesh.

      Bojaxhiu shkelqente ne nevojtoren e PD-se, por nuk me bind qe eshte aq i zoti sa e percepton publiku. Po te jete vertet djali qe hiqet, perse nuk krijon nje parti te re te tijen dhe te kontriboje me program politik. Po e beri kete, do provoj qe ka bythe dhe gjoks me u perballe me te keqen dhe atehere do ta votoja me te dyja duart.

  3. human says:

    Bojaxhi i pavarur ?

    Ky eshte nje i debuar nga PD-ja, dhe per hir te ketij fakti nuk mundet te konsiderohet i pavarur.

    Zaloshnja eshte per ti qare hallin.

  4. Altun says:

    Sa patetike!!!!!
    Zoti Z. ju lutem kur shpikni personazhe qe nuk ekzistojne ta beni pak me shume me fantazi. Ky buci dhe lali duken qarte qe jane te sajuara dhe te krijuar keqas per te mbeshtetur gjithe artikullin qe mban era sajese me shume se perralla e kesulkuqes.
    Megjithate ndoshta kjo nuk ka asgje te keqe, ajo cka me e palejueshme ne kete rast eshte projektimi i ndjesive personale si ndjesi te publikut te gjere. Kjo nuk do kishte ishte shume problem nese zoti Z. do ishte nje nder opinionistet e shumte qe na mbushin oret pa portokalli e big brother te televizioneve tona. Perkundrazi zoti. Z nuk eshte opinionist por “shkencetar”, dhe si shkencetar ai “duhet” te besohet patjeter. Por si shkencetar nga ana tjeter ai duhet te distancohet nga vetja dhe sondazhet qe ai ben, apo permend e perkrahe nuk duhet ti ngjasojne tekave e emocioneve te momentin te zotit. Z.
    A ndodh keshtu? Jo aspak! Po te shikojme historikun e sondazheve te Z-se, rezultatet e tyre i ngjajne kryekeput bindjeve te tij te momentit dhe diskursit te tij jashte shkencor pro njeres apo tjetres pale!!! Meqe ky zoteri paska nje nuhatje kaq te mprehte te asaj cfare gjithe publiku mendon dhe konsideron si te drejte, atehere ai kot qe i kryen ato sondazhe, atij i mjaftoka ti drejtohet intuites se tij dhe te mos i bej fare sondazhet qe pretendon se ben. Pra nese zoti Z. ka pak inteligjence dhe kupton se intuita e tij ben te padobishme berjen e sondazheve atehere jam i sigurte se ai nuk i kryen fare ato( ose i kryen si zakonisht sa per sy e faqe) dhe konkluzionet e sondazheve i nxjerr direkt nga mendja e tij intuitive ( qe krijoi dhe bucin dhe lalin).
    Keshtu zoti Z., merri Buci dhe Lalin dhe ha nje dreke imagjinare dhe provo shijen bosh te ideve te tua qe vertete te shkaktojne nje boshllek ne stomak dhe te heqin deshiren per te lexuar.

  5. MENTORES says:

    ne fakt jane 2/3! po mesa duket zaloshnja nuk merr parasysh mbushjen e kutive! dhe ketu eshte pika e forte e rames qe eshte kaq arrogant me ata qe e votuan!

  6. Tina says:

    Une bej pjese ne 120 mije tiranasit qe jane gati te votojne per dike si Gjergj Bojaxhiu. A do kandidoje vertet Bojaxhiu?

    1. Argita_B says:

      Tina,
      E noh personalisht Gjergjin dhe mund te them se per nje projekt qe kisha per energjine nuk me mbaroi pune dhe sigurisht per pune interesash nuk e kam me mik ( dhe pse projekti ishte i vlefshem per vendit) po mund te mbush gojen se Jane te rralle djem me integritet si Gjergji, pse me mire te them se shume me te vlefshem se karagjozet qe ne prezantohen nga partite politike aktuale. Dhe une nese prezantohet do te vij nga jashte per te votuar per te, jo per veten po per qytetar ku kam lindur dhe kaluar rinine.

  7. One says:

    Nisme e duhur ne kohen e duhur. Por kam pershtypjen vullneti i njerezve transformohet nga numuruesit e votave dhe asnjhere nuk vjen mesazhi i vertete.

  8. Po says:

    iku koha e mashtruesve po s’ka ardhur akoma koha e te pavarurve.

  9. Andrea says:

    Eshte me i miri nga te gjithe Gjergji!!!!

  10. erli says:

    Gjergji eshte vertet nje njeri dhe figure qe ja vlen te kandidoje dhe ta votosh

    Do te ishte nje candidature shume e mire

  11. timi says:

    Komentuesit bythlepires ne aksion

  12. Ilir says:

    Sikur te jete e vertete qe do te kandidoje Gjergj Bojaxhi, si edhe shume te tjere neper rrethet, me personalitet te ngjashem me Gjergjin!
    Nje shenje e mire e reagimit qytetar ndaj padrejtesive dhe te keqes qe na mban te pushtuar jashte deshires tone.
    Uroj!

  13. Minushe says:

    Do ishte fat per qytetin e Tiranes te kandidonte nje person si Gjergj Bojazhiu, mendoj se qyteti i Tiranes ka nevoje per nje kandidat te pavarur, Tirana ben gjithmone ndryshimin. Tani eshte tamam koha per ndryshim.

  14. ZahoKoka says:

    Eshte shume e nevojshme nje aksion i POLIT TE MADH QYTETAR, Une e deklaroj voten time Pro kandidatit per bashkine e Tiranes Z. Gjergji Bojaxhi.

  15. francesk says:

    Asnje i pa varur nuk ka shans te fitoje, Keta mbeshtetes tani ne mars se kane akoma alternativen e Partive , sa ta kene ,kthehen ne militant, Kujdes Gjergji po te perdorin e mashtrojne, do ngelesh me gisht ne goje si cdo i “pavarur”

  16. astrit says:

    Mos u lodhni kot u popull. Asnje kanditat jashte partive te medha nuk fiton Tiranen, madje asnje bashki tjeter.

  17. Kasem says:

    Si mer qeka ky I pavarur deri dje ishte ke partia pd sot qeka i pavarur. Neser del ene sala Thot jam I pavarur

  18. Kasem says:

    Kto jan tu e bo Si puna deputetit me prostituten. Kur prezantohen ne lokal. Une jam deputet dhe jam I ndershem kruse ajo I Thot une punoj prostitute ene jam e virgjer

  19. A says:

    A fiton kandidati i pavarur per kryetar bashkie, sepse partite kryesore si PeDe-ja, PeSe-ja, LeSeI-ja do ti vjedhin votat ky eshte nje problem.
    Por sikur shumica mbi 60 PERQIND t’ja japin voten kandidatit te pavarur arrijne ti vjedhin votat banditet e 3(TRE) PARTIVE??!!
    Humbur se te humbur qenkemi, une do te votoj dhe voten do tja jap kandidatit te pavarur. Dali ku te dali!!

  20. Gjoli says:

    Ja ke futur kot o Zaloshnja.Nuk jane 300 mije por shume me shume qe nuk do te dalin ne votime per dy partite e medha,e po qe se Bojazhiu,del me grupin Gjinushi,Milo,Ngjela e ndonje parti tjeter e ka te fituar Tiranen,e sa per pune ajo dihet,do e sabotoje me te gjitha format Rama dhe Meta,avaz qe ka vazhduar gjithmone.
    A e kupton se 300 mije jane ata qe jane shprehur,por me shume se 300 mije te tjere jane qe heshtin se e kane nga nje vend pune e mbajne 3-4 te tjere ne shtepi pa pune.E mendon ku eshte katandisur ky milet? A e mendon se sa poshtersisht jane sjelle duke u tallur me militantet e vet PS? A e di sa te pa kenaqur jane nga mos ndeshkimi i korupsionit,i hajnave dhe krimineleve? A e di se nuk mund te degjojne me demagogji nga PS?

  21. Tirons puro says:

    Edhe une do te votoj per Gjergj Bojaxhiun por me nje kusht: publikisht te beje trasparencen e burimit te pasurise se tij.

  22. demokrati says:

    Gjergj Bojaxhi eshte vertet nder me te miret qekane qene ne administraten e PD-se , por fakti qe e mbeshtesin ca njerez pa dinjitet dhe te shitur tek ofertuesi me i mire , e demton imazhin e tij .
    Shprehja me ordinere qe ka filluar te qarkulloje keto dite eshte ” DO TE VETESHPALLEM KANDIDAT PER KRYETAR BASHKIE PASI KETE E KERKON ELEKTORATI”- Lefter Maliqi.
    Per sa kuptoj une , edhe te varur t’i shohin ca tipa elektorati nuk kenaqet .
    Aleanca e dyte e 1Prillit , do ta çoje te majten ne p… te semes .

  23. Arifi says:

    Lali, Buci dhe shpirti e kane te thjehste te flasin ne kete menyre, pasi komente po bejne. Po terreni eshte tjeter, dhe pavaresisht deshires se mire per nje figure si Gjergji Bojaxhi qe te jete ne gare per bashkine e Tiranes, ai e ka te veshtire perballe dy kandidateve te medhenj! Gjithsesi do te ishte risi, pasi do te vendoste balancat e duhura dhe kandidatet potenciale te PS dhe PD nuk do te leviznin si te donin.

  24. malmo says:

    Mbeti ballist,i ziu Zaloshnja!

    1. LORA says:

      Ballist jo shaka,me pak stash ne Amerike, sikuese edhe bojaxhiu.
      Duket qe nje tjeter i drejton keto percapje,,,,zaloshnja vetem zhgarravit promovimin mediatik;s’ka faj i ngrati,duhet te jetoje ,ja ashtu sic e ka krenari t’a thote vete,si ballist-mercenar.
      Kjo eshte nje shfaqje aq e dhjere,,,,saqe mund t’a shijoje vetem takemi i te ”pavarurve” te leshit,,,pasi e kane vene pasurine mire e mire me varjen,me gjithe bole,pas pushtetit politik.
      Ik o zaloshnje, se je bo per gjynof.

  25. redi says:

    Gjergj Bojaxhiu eshte djali me negativ dhe i pabese qe ekziston. Nje militant i verber qe kur ishte drejtor i KESHit ka bere shume spastrime politike deri dhe tek pastrueset. Te hetohet se me cfare lekesh i ndertoi ato vilat prej pashai, kur ishte drejtor KESHi apo INUKu.

  26. robertF says:

    O Zaloshnja mos mbeshtet hapurazi askend, pasi e drejta e te shkruarit nuk duhet keqperdorur!

    Per Bojaxhiun them se kushdo duhet te kete rezerva te medha.

    E para nga pasuria. Ku e gjeti? Apo gjate detyrave qe ka ushtruar doli ndonje cope, sa per te mbyllur ndonje brime…..

    E dyta, te kujtojme te gjithe se me sa shume zell e mori detzren e ngarkuar nga Saliu, per tju prishur jugoreve bregdetare investimet ne shtepi apo lokale, pikerisht ne zonat ku Saliu shihte interes, apo ndoshta edhe Kokedhieri Koco.

    Ka plot figura qe ndoshta nuk kane spikatur, pasi nuk ju eshte dhene mundesia, por qe nuk lene shteg per hije dyshimi. Te tille duhet te propozoje dhe mbeshtese shoqeria civile apo grupime te pavarurish.

  27. Ira says:

    Po na gjej ndonje Gjergj Bojaxhi, nga e majta, ne Tirane apo ne bashkite e tjera te medha, sepse keshtu sikur nuk shkon. Je shume i lexueshem.

  28. titi says:

    o Zalo shnje,nuk kane aq tru shqipetaret qe te nxjerin jashte loje idhujt e tyre komunist te dy kraheve.Absurditetet ndodhin ne kete vend,kur nje sekretar partie(20 vjet) behet kryetar i partis demokratike per 20 vjet,dhe shqipetaret bertasin kunder komunisteve!!!!!!
    Ne jemi me keq se ne kohen e dulles qe te gjithe duartrokisnin per udheheqsin dhe PPSH edhe ti thua te votojne per te pavarurit.

  29. lavdosh says:

    Po e nis me nje sqarim. Nuk kam asnje gje kunder Gj Bojaxhiut.
    Ky shkrim pa asnje baze llogjike i mbeshtetur ne dy-tre opinione, nuk eshte gje tjeter vecse nje shprehje e spin doktareve qe financohen nga interesa te fshehta, kuptohet mafioze. Keta jane opinionistat qe shesin gjizen per djathe dhe mendojne se shumica e popullit eshte budalla.

  30. alsa says:

    njeri i mire por djegie vote.fitojn perfaq. e partive.

  31. Kandidat DINJITOZ says:

    Bejeni popullin e Tiranes nje here te lumtur: miratoni kandidaturen e Bojaxhiut ne krye te Bashkise se Tiranes.

  32. Dashnor Kozxaj says:

    Ore Zalo – shnje, por qenke nje humbameno zotrote qe nuk paske shokun. Po cfare po thua keshtu , si nuk te vjen turp nga vetja jote , se nga shoqeria shqiptare nuk paske galje . Gjergji Bojaxhiu te ishte ne Kine apo ne Japoni do kishte marre nje plumb pas kokes , me denimin me vdekje , nga korrupsioni qe zhvilloj ne K.E.SH,sha kur ishte titullar i asaj korporate . Une jam autori i denoncimit te skandalit me te madh qe i ka ndodhur Shqiperise , ne privatizimin e Kompanis te O.S.SH,se te energjis elektrike ne Shqiperi . Vetem nga ulja e vleres se aseteve te kesaj Kompanie Shqiperia humbte nje vlere monetare prej me shume se 600 miljon euro .Plus vjedhja ashiqare qe zhvilloj C.E.Z,i ne 5 vjet qe e vodhi dhe e shpartalloj kete aset kaq te rendesishem te vendit tone . Tani populli shqiptar i detyrohet kompanis te huaj C.E.Z, it te CEKIS ,qe ti japi dhe 95 miljon euro , si shperblim me motivin e heqjes dore nga pronesia e kesaj kompanie . Pra e gjithe pergjegjesia eshte tek ky i degjeneruar dhe i korruptuar ne cdo qelize te trupit qe quhet,Gjergji Aleksander Jolanda Bojaxhiu . Ore zalo – shnje ,po pse qenka e thene qe Shqiperia te jete peng e drejtuesve te korruptuar dhe te degjeneruar ne maksimum. Por faj ka Mero Baze qe i pranon keto pacavuret tuaja , edhe pse mund qe te paguani shume lek te Merua qe i jep lejen e botimit ne gazeten TEMA .

    1. Rigers Lako says:

      Dashnor, dukesh shume objektiv se i di edhe emrin e nenes e babes dhe njekohesisht merrke vesh edhe nga OSSH. Kur eshte privatizuar OSSH ddrejtor ka qene Muharrem Stojku. Te gjitha negociatat e shitjes i ka drejtuar Minsitria e Ekonomise me ne krye Minsitrin Ruli dhe natyrisht te gjtiha vendimet per ekte gje i merrte vete Berisha. Nderkohe konsulenti dhe garanti financiar i shitjes ishte Banka Boterore. Per me teper OSSH u shit me trtefishin e cmimit te pritshem nga te gjithe konsulentet. Gjej ndonje vend tjeter ku mund te kete vjedh Bojaxhi se ketu nuk ke gje. Jam i bindur qe do gjesh aptjeter dicka tjeter.

  33. Vezhguesi says:

    Rastesishte ne Parlament,Paulini tha:TE HETOHET PASURIA E GJITHE DREJTORAVE TE KESH-it,mendim qe cmohet me 1 miljon dollar.Mbasi te behet kjo,atehere Zaloshja te bej fushat per Gjergjin.Besoj se jeni te gjithe dakort?Kush eshte kunder te prononcohet pse?

  34. shqiptar says:

    te bejne per te vjelle komentet e militanteve te majte e te djathte.Mbyllin syte perballe figurave te pastra ose shpifin.BOJAXHI e dhe per k>minister ja vlen dhe jo me per k>bashkie qe e meriton plotesisht>tironsit e vertete besoj se e votojne.

  35. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Si e majta dhe e djathta,duhet te “ajerosen”!
    Ne emerimet e fundit,partiak te punesuar ne pushtetin lokal,u emeruan ne poste drejtuese,ne krye te drejtorive te shkollave,ku binte ne sy mungesa e kualifikimi profesional.
    Keta te “besuar” qe lundrojne per interesat e tyre personale, si majtas e djathtas,kane krijuar pakenaqsi te medha,me paaftesit e tyre menaxhuse.
    Shoqeria shqiptare eshte e papergatitur per te votuar individ te pavarur,ata jane shume here me te zot se partiaket,por nuk gezojne mbeshtetje.

  36. analisti politolog Nurellar Beu says:

    Ju q. bucin, lalin, palin dhe kocalin…

  37. Dashnor Kozaj says:

    I nderuar Rogers Lako. E ke gabim . Muharrem Stojku ka qene drejtor i kompanis te prodhimit te energjis , ndersa drejtor i kompanis te shperndarjes te energjis ka qene Sait Dollapi , dhe qe te dyja keto kompani ,kishin varesi nga K.E.SH,i ku drejtor ishte ky bicimzesi qe shkruhet me siper. Por perpara se te shkruani per kete , ( Gj.B ) pyesni se cfare shkolle ka mbaruar , se ne administraten apo ne drejtorine e kuadrit ne K.E.SH,sha nuk kishte asnje informacion apo dokument qe te vertetonte se cfare shkolle kish mbaruar ky deli djale ne Amerike . Sa per dieni o Rogers , une ne ate periudhe kam punuar ne Drejtorine e Auditimit ne K.E.SH,sha ne Tirane , dhe kam debatuar direkt me kete njriun ( Gjergjin ), dhe per pasojat qe do te kete Shqiperia ne te ardhmen , sa per dieni , ka patur dhe njerez te tjere prezent. Po nuk e kuptoj ,kush sponsorizon per kete bicimzes , qe kerkon me pa tjeter te ngjitet ne detyrat e shtetit shqiptar. Une ne akt akuzen qe kam derguar ne Gjykaten e Tiranes e kam mbeshtetur ne fakte dhe dokumenta zyrtare te gjitha te argumentuara ne baze te ligjit.

  38. Muzapopullore says:

    Bojagjergj Xhiu mund te jete kandidat I mire per kryetar I PeDe-se, se ka ferme ( ranch) me derra dhe dosa, lope e gomere, qen dhe mace, dhe ja ka marre doren. Per kryetar te Tiranes vetem nese Zaloshnja mbarset me inseminim dhe shumohet me veze.

  39. Resto says:

    Aman o njerez, por ci pavarur eshte Gjergj BOjaxhiu, sberi hajer ne Amerike ku emigroi dhe e beri XHozi kusherira drejtor te Keshit nga nje hic. Nje vile dhe apartment tek Etc ! Dhe aksioner sa andej e ketej i beri, hajde ta bejme kryetar bashkie te beje edhe nje pallat. Del e flet edhe per korrupsion per ata te Lsi thua se per vete i beri me djersen e ballit.

  40. Gigi says:

    Ky eshte nje megalloman, e njoh qe te vogel sa deficent ka qene sa as shkolle te larte smbaroi ne Us ku emigroi, dhe u kthye ne Shqiperi punoi perkthyes derisa e ben drejtor Keshi. Palo hajdut dhe budalla.

  41. anannananan says:

    Sa vemje jane keta tipat qe bejne shkrime me porosi!

  42. padrino says:

    Unë si votoj, këta ps, jo se smë gjetën punë , apo pse smë dhanë ndonjë banesë si i pastrehë, sepse kushdo qoftë në qeveri këto kërkesa si plotëson dot , për zhvillimin ekonomik që ka Shqipëria.nuk e votoj për faktin pse nuk reformon institucionin e drejtësisë, gjykata , prokurori, shik, pse nuk çon në bankën e të akuzuarve, saliun , bashën për krimet dhe hajdutlleqet që kanë bërë , dhe shumë politikanë të tjerë të majtë e të djathtë, prandaj nuk bëj më propagandë në favor të piktorit, për këtë motiv.

  43. asnjanesi says:

    duhet te kuptoje me populli shqiptar , jo me vote partie por vote per njeriun e mire kedo qe do perfaqesoje ai ne cfaredolloj zgjedhjesh. Vetem keshtu do behet Rilindja ne shqiperi …populli e ka forcen ta beje vete rilindjen jo te presi nga partite e medha te zhytura ne krime. Vota per njeriun e duhur mund te ktheje fatin e shqiperise . Le tu themi mjafte ketyre matrapazeve qe po na pijne gjakun per 25 vjet ,le te votojme kundra tyre te gjithe ashtu sic u be ne greqi, kunder sistemit hajdutesh dy partijak .

  44. ert says:

    Gjergji mund te jete i mire si i zgjedhur, por jane te keqinj zgjedhesit; Per 1000 leke votojne pa problem frrok, fuf, cup e dosh.

  45. emer says:

    Shpresojme ne fitore sepse Tirana ka nevoj per ndryshim. Mjaft me partite politike. Jemi te lodhur. Suksese z. Bojaxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje