Basha-Reichel: Hetimi i plotë, vetëm pas dorëheqjes së Metës

15 Mars 2015, 18:42Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë Ernst Reichel.

Gjatë takimit Basha e ka njohur Reichel me shqetësimin që po kalon vendi për depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të administratës dhe Parlamentit.

Basha është ndalur tek akuzat e rënda që janë bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit si porositës i vrasjes së dy deputetëve, nga vetë radhët e mazhorancës.

Sipas kreut të opozitës mungesa e një hetimi të besueshëm do të ketë pasoja të rënda për besueshmërinë e institucioneve dhe stabilitetin politik e social në vend.

“Një hetim i tillë është i pamundur sa kohë që subjekti i hetimit mban dhe ushtron pushtetin e numrit 2 në vend. Dorëheqja e Ilir Metës nga posti Kryetari i Parlamentit është një parakusht për një hetim të besueshëm.

Përpjekjet e Metës, Ramës e Tahirit për ta mbajtur të fshehtë për më shumë se 6 muaj denoncimin për vrasjen me pagesë të dy deputetëve nga kryetari i parlamentit, trysnia që i ushtrohet prokurorisë përmes deklaratave të kryeministrit, kryetarit të kuvendit e ministrit të brendshëm, që synojnë ta çojnë hetimin në hullinë e paracaktuar prej tyre, përpjekja e kryetarit të Kuvendit për t’ia faturuar këtë ngjarje kriminale opozitës, si dhe dekonspirimi i vazhdueshëm në media i procesit hetimor, tregojnë se Rama-Meta-Tahiri po bashkëpunojnë ngushtë për të shkatërruar mundësinë e një hetimi të besueshëm të ngjarjes.

Kjo nuk është vetëm një kërkesë e opozitës, por e mbarë popullit, vuri në dukje Basha, që është ngritur në protesta masive duke ngritur zërin për një hetim të plotë e të paanshëm, parakusht i të cilit është largimi i Ilir Metës nga posti i numrit 2 të vendit”, thuhet në njoftimin e PD.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se zhvillimet e fundit e kanë bërë edhe më urgjent dekriminalizimin e politikës, dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për ta çuar këtë kauzë deri në fund.

Nuk mund të ketë ecje përpara dhe integrim të Shqipërisë, tha Basha, derisa krimi të largohet nga qeverisja e vendimmarrja. /gj.k/

11 komente në “Basha-Reichel: Hetimi i plotë, vetëm pas dorëheqjes së Metës”

  1. Basha ka te drejte. Per prokurorin eshte komplet e pamundur te hetoje kryetarin e parlamentit ne detryre gjithashtu njeriu me i fusqishem politikisht sot ne shqiperi. Ne momentin qe prokurori e ben kete gje e eliminojne fizikisht. Perse Meta qe e quan veten te pafajshem nuk jep doreheqje dhe te hetohet nga prokuroria? Ne qoftese del e i pafajshem sic deklaron populli do ta quaj hero. Perse Meta dhe Rama e fshehen krimin per 6 muaj me rradhe duke e mbajtur sekret? Keta te rilindjes thone eshte nje “telenovele”, atehere perse e fshehen?

    1. Dean says:

      C’a krimi thua mer pall?!
      NUK Ka as1 lloj krimi,me u mbulu,pervec Genjeshtrave dhe Inskenimeve te Tom malcorit.

    2. Sala nuk ka faj says:

      Kush quhet krim?Vrasja e kater qytetareve me duar ne xhepa para kryeministrise apo endra me krime qe shikojne banditet e veshur me petkun politik?Kush denohet me shume fshehja e nje enderre apo krimi real me miliona deshmitare?Eshte rast i vetem ne Bote qe nuk denohet nga drejtesia nje krim i transmetuar live ne televizion.

    3. Shefqet Cela says:

      PO REICHEL MOS KA QENE GOJE KYçUR QE NUK JEPET ASNJE NJEFTIM?

  2. england says:

    Si klloun cirku eshte ky Basha!Partia e ketij me ne krye shef Saliun mundohen te ngrene kauza me baze mashtrimin,dhe stisjen,nuk kane faj pasi te kesh nje kryetar si Sali mafioz Berisha qe rrenen e ka profesion,edhe keta ushtaret thjesht do lehin ne te njejten menyre.

  3. E kush eshte ai prokuror qe do guxoje te hetoje Meten mafiozin me te fuqishem sot ne shqiperi? A e dini ore popull se c’fare ben Meta sot ne Shqiperi? Drejtoret e LSI ju thone punetoreve apo nenpuneseve “a doni ta mbani vendin e punes?”, atehere behuni anetare te LSI dhe paguani 3 mije leke cdo 15 ditesh. Po nuk pagove te heqin nga puna. Po Spartak Brahon pse e dergoi ne Gjermani te fliste me Tonin ish shoferin e Monikes?

  4. Meta apo drejtuesi LSI thjeshte Escobari i europes juglingore. Nuk eshte thjeshte vetem ceshtja Doshi po ky njeri ka vrare edhe shume njerez te biznesit per konkurence.

  5. Toni says:

    ooooo palaco vetem ti nuk ke gojore te flasesh per hetim-gjykim+drejtesi,,o bandit per ty duhet NUREMBERGU..

  6. Fundi i kombit shqiptar says:

    Edhe me budallai ne shqiperi e ka kuptuar qe nxjerrja e serialit televiziv “Tom Doshi vs Metes per te rrezuar Ramen” eshte nje bashkunim i disa republikaneve te berishes ne washington me disa udbashe te djethte ne BE.

    Fakti i kapjes se nipit Enver Hoxhes si Eskobari pikerisht ne 21 janar 2015 ne pervjetorin e masakres se 21 janarir dhe tani Inkandeshenca e Tom Doshit ka arritur maksimumin ne diten e holokaustit te gerdecit tregon se metastazat e podestave dhe gollsbrukeve kane arritur ne tunelet e sherbimeve sekrete qe po “ushqejne” shtypin per te trullosur perfundimisht ate popull.Pra eshte egzaktesisht ajo dore qe pruri “ekspertin nga virxhinia per te hetuar akridentin e Kosta Trebickes te vrare nga gestapo e shlezen berishes dhe grupit ciftelia

    Ajo qe me habit mes shume me kriminelin qumeshtor LUBasha eshte se si ka mundesi nje qendrim tejet hipokrit I nderkombetareve dhe indiferenca e shoqerise civile-intelekualeve dhe mediave karshi nje figure te urryer se dhe vete Esat Pashe toptani me Xhaferr Deven dhe Koci Xoxen te marre se bashku.
    ***
    Pra kush eshte ky Frankeshtein Monster me emrin LUBasha ?.
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    -Intermexo 1..
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    -Intermexo 2..
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -Intermexo 3.
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    internexo 4 ..
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    internexo 5..Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

    Ne kete kontekst te sotem kur Doshi-Gate qe eshte me teper nje hipnoze pa asnje fakt dhe po merret me vrull te papare nga prokuroria (nuk dihet kush qendron pas kesaj bombe antishqiptare) nenefillin duhet te merremi me ato qe kemi fakte.Thjesht qe te behet dekriminalizimi I pari qe duhet te merret I pandehur nga prokuroria eshte Lubasha & Serberisha qe kane qindra dosje ku me kompletuara eshte ajo e rruges Beograd Durres dhe le te thirren si deshmitare dhe ato ambaasdore apo politikane perindimore qe kane afera me keto “dirty job”..dhe kam besim qe prapa skenareve me serialet televizive “Tomka dhe shoket e tij “ jane ato Tomat Lulit ne perendim qe kane partner Damir Fazllicin qe eshte mik shtepie I Sali kerricit dhe Lul Ogicit.

    Qe eshte Lul Basha nje neonazist i tipit xhaferr xheva junior nuk me habit ky fakt por perkrahja e hapur nga disa republikane ne amerike dhe te djathte ne europe me ben te mendoj se shqiperia ndodhet ne nje pozicjon me te veshtire se pas 7 prillit 1939…

  7. i panjohuri says:

    Pse nuk dhate doreheqjen kur u akuzuat per vjedhjen e 230 milion eurove kur ishit Minister transporti po kur vrate 4 veta ne mes te sheshit ato ishin arkivole druri me kufoma brenda ndersa ky eshte arkivol prej letre e sajuar prej shpures tuaj te felliqur per te gjetur menyra per te mare psuhtetin sic beri Sali kur vrau Azemin me 98. Mesohuni qe te rini per shume vjet ne opozite ne rast se nuk mund te kete ndonje drejtesi per ju nga kjo mut drejtesie mund te te vije radha te behesh kryeminsiter pas shume vjetesh.

  8. alban says:

    KY BASHA VERTET NJE MI HALEJE QE DEL VETEM PAI I KA RENE NE KOKE SALIU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje