Tetë deklaratat politike më hipokrite të politikanëve shqiptarë

15 Mars 2015, 13:32Politika TEMA

“Mandati juaj është për mua përgjegjësi politike, por edhe patriotike”. Shpëtim Idrizi, 13 mars 2014.

“Ne kemi vendosur të jemi vegjetarianë në aleancat paszgjedhore”. Shpëtim Idrizi, 13 mars 2014.

“Ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”, Mhill Fufi, deputet i Partisë Demokratike duke folur pas dëshmisë në prokurori për çështjen Tom Doshi më 9 mars 2015.

“Pushteti nuk është i imi, as i njerëzve afër meje por i popullit”! Kryeministri Edi Rama, duke folur në emisionin Opinion në TV Klan më 5 mars 2015.

“Dua të deklaroj me forcë se jam me gjithë shpirt për dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit”. Tom Doshi, deklaratë në Facebook më 2 mars 2015.

“Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim.” Edi Rama, 2 mars 2015

“Unë jam deputet i kuvendit, por mbi të gjitha, jam përfaqësues i popullit.” Tom Doshi, 27 shkurt 2015.

“Nuk kam marrë pushtet për të pasuruar veten, por për të pasuruar popullin”, Koço Kokëdhima, 27 shkurt 2015.

Diary of Tirana

21 komente në “Tetë deklaratat politike më hipokrite të politikanëve shqiptarë”

  1. Sali Rama says:

    Me e pista nga te gjitha eshte prononcimi i Rames per videon e Gjinit, nderkohe qe duhet te kishte folur per ato te Spartak Brahos.

    1. GAMORI says:

      e keqja i vjen Shqiperise nga Doshi Saliu DHE MIU E UJKU , QE JANE NE TUFE ME DELET !

      1. Mauro says:

        Prandaj e ke pseudonimin gamor ti shoku.

    2. raimond vlonjati says:

      Por kulmi I Hipokrizise se te gjitha koherave
      eshte sllogani I Sales ne zgjedhjet e shkuara : Ju jeni te paret ..lol

  2. Endi says:

    Lulzim Basha – Qytetaret jane te paret Tirana eshte e para
    Sali Berisha- Une jam per ligjin,shtetin ligjor.

  3. Lala says:

    Kete te Kocos ta kishe vendos te paren se eshte dhe pafytrsi si tallen me varferin

  4. lol says:

    Koco mbasi nuk e pasuroj popullin,le te ndeshkohet!jo me deputet!

  5. tepo cobani says:

    CFARE DHE SA KA NDRYSHUAR
    SJELLJA PUSHTETARE NGA KOHA E NOLIT ?

    DUKE REFLEKTUAR ME VARGJET E TIJ,
    PERDORE VOTEN DHE PARANE NE MENYRE INTELIGJENTE ! ! !

    Anës Lumenjve (Poezi nga Fan Noli)

    Arratisur, syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Ku e lam’ e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.

    Se ç’e shempnë derbederët,
    Mercenarët dhe bejlerët,
    Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
    Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’, as i varrosur,
    Pres një shenj’ e pres një dritë,
    Pres me vjet’ e pres me ditë,
    Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
    Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    ËndËronj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.

    Dhe një zë vengon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjëmon trumbeta.
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar’ e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Ky ilaç e ky kushtrim
    më bën djal’ e më bën trim,
    më jep forc’ e më jep shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë,
    që do kthehemi njëherë,
    pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    brohoras me bes’ e shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.

  6. Treviso says:

    Kesoje broçkullash do ndigjosh kur rrehesh me nje thes mjelle, apo me nje 20 mileksh. Mos harroni se thesi i mjellit dhe 20 milekshi po i juaj eshte, se ato qe jua japin nuk i nxjerrin nga xhepi. Pasi jua kane dhene do ti nxjerrin 100 fish, po nga ju.

  7. merohumis says:

    sic duket keta politikane atyre qe ja thone kto shprehje ju duken si hajdarosha

  8. Likja says:

    Theie e Like Floririt, pas gjykimit per vidion “Prifti”: Ja kush jam une, e fitova gjyqin pese me zero.

  9. A says:

    Gjeniale (gjenitale) thenia e fundit e KK

  10. kaqi i zi antikomunist says:

    Kjo asht fitore e lirissss,tuj.

  11. Koco Kokedhima nuk ka nevoje te pasurohet edhe me , sepse me pervehesimin ne rruge abuzive ka arritur nr majat me te larta per pasuri , qe mund te kete grumbulluar nje biznesmen . Me fjalet qe thote se gjoja pushtetin e tij do e perdor per te pasuruar popullin , i bene per tju shmangur pergjegjesive per dhenje llogari para popullit se si i ka grumbulluar ato . Pra hajduti u cane hallin atyre qe u ka vjedhur oasurine dhe djersen e tyre !

  12. Andrea says:

    Disa me koqe akoma thone: popullit duhet te “Rroje dhe te shpresoje”, ose ne menyren e tyre prit gomar te mbije bar, bari mbiu dhe u tha por gomari me sy se pa.

  13. Pallat e qeverise Albanistane says:

    Edvin Rama eshte kokrra e gomarit ,nje idiot i papare.pret populli te rregullohet prej tij ???? Popull me te meta mendore me siguri.

  14. Juri says:

    Sala te pakten nuk ishte hipokrit. E tha dhe vete para popullit – “Punoni fort per familjen time”.
    Ndersa ajo puna e krahasimit me Gjermanine ishte super.

    Po me sa shoh ju e keni per 2015 vetem, apo jo.

  15. shvejk says:

    Me ne fitojne te gjithe.

  16. jkoreshi says:

    nuk shof asnje hipokrizi tek ato te rames mor gazetare pa substance.
    rama flet dhe punon pa hile per te realizuar ato qe thote. nuk po vjedh, nuk po I le ato me te cilet punon te vjedhin, nuk mashtron, nuk vret. energjite, synimet dhe puna e tij jane pozitive, te mbara dhe plot shpresa.

    1. 1000000 autogola says:

      rama nuk ka asnje lloj hipokrizie.vetem se me 3 mij euro beri keshtjellen ne dajt

  17. br...ho says:

    Deklarata me fantastike eshte e Halimit (PD):

    “Perpara dosjeve te komunismit te hapim dosjet e korrupsionit”.

    Xhevair psikologjik.Nuk ka te paguar,deklarat historike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje