Dëshironi përplasje?

14 Mars 2015, 19:59Politika TEMA

Analizë nga gazetari i njohur Taki Miha që diskuton axhendën e partisë SYRIZA “që çdo ditë që kalon na sjell më afër greminës”. Në një shkrim tjetër në gazetën Huffington Post, Mihas sugjeron se gjeopolitika  e re e partisë SYRIZA do t’i përfitojë pak miq Greqisë ku duhet, në BE dhe NATO. Në këto dy organizata Greqia do  dallohet gjithnjë e më shumë si zëdhënëse e Putinit dhe synimet e tij gjeopolitike. Ashtu si në vitet ’90 kur Greqia, me arsye të forta, shihej si kukull e Slobodan Milosheviçit dhe xhelatëve të tij në Bosnje.

 

Nga Taki Miha

Le të imagjinojmë se Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Athinë për të lypur  kredi. Pak para se të largohej nga vendi, fton gazetarët dhe shpall se ai do të ngrejë çështjen e kompensimit për pronat e çamëve në Thesproti/Çamëri dhe për krimet kundër popullatës civile dhe largimit të dhunshëm të tyre nga Greqia. Nuk do ta karakterizonim këtë akt si “skandaloz”? Nuk do të ishte konsideruar ky si një “provokim” ndaj Greqisë? Nuk do të mendonim se një veprim i tillë, në thelb, hedh dinamit tërë status-kuosë se pasluftës Balkanike dhe e hap kutinë e Pandorës për çdo lloj kërkesash?

Fakti i dytë i rëndësishëm është vendosja në dy ministri të rëndësishme: atë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, dy figurave politike që mbështesin plotësisht gjeopolitikën e presidentit Putin, dhe kjo në një kohë kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë veçanërisht të tensionuara. Në të vërtetë, Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratat e tij të para  konsideronte të dobishme të nënvizohnte se në konfliktin Rusi-Perëndim se Greqia pajtohet me Rusinë. Cila ishte dobia e vërtetë e këtyre veprimeve veç nxjerres në pah profilin ballafaques të qeverisë SYRIZA ndaj partnerëve të saj të Perëndimit?

Meqë ra fjala, në këtë pikë unë do të doja të theksoj se mbështetja e SYRIZA për Rusinë nuk kufizohet vetëm në aspiratat gjeopolitike të Rusisë, por shtrihet dhe tek përkrahja e politikës autoritare të Putinit brenda vendit. Kështu, eurodeputetët e parties SYRIZA ishin në mesin e pakicës së vogël të Parlamentit Europian të cilët refuzuan të dënojnë persekutimin e kryer nga qeveria e Putinit kundër oraganizatave jo-qeveritare të tilla si “Memorial” që hulumtonte të kaluarën staliniste të vendit.

Veprimet e tjera, të cilat sigurisht theksuan profilin kundërshtuesl ose ballafaques  të Greqisë, kanë qenë veprime të tilla si për shëmbull deklarata e pabesueshme e ministrit J. Varoufakis cila krahasonte Trojkën me … CIA-n (!) dhe botimin e skicës së njohur nxitëse në gazetën Avgi, organin zyrtar partiak të qeverisë.

Siç e përmenda dhe më parë, këto veprime mund të ishin shmangur nëse supozojmë se partia SYRIZA nuk ishte plan ballafaques. Sepse as çështjen e dëmshpërblimeve, as politikën pro-Putinit, as natyrisht skica tek gazeta Avgi dolën (jo direkt të paktën …) nga programi politik i parties SYRIZA. Prandaj, përdorimi i këtyre veprimeve tregon se partia SYRIZA ka një tjetër plan të “fshehtë” i cili çdo ditë që kalon na sjell më afër greminës.

36 komente në “Dëshironi përplasje?”

  1. Është e vërtetë që nuk kanë qenë këto tre pika në programin e SYRIZA-s…mirëpo,koha solli zhvillime të reja..sepse përballë saj..(qeverisë greke dmth…tani ..është një Gjermani dhe europë e ftohtë..shpërfillëse..Thika ka shkuar në kockë..dhe këtë duhet ta kuptojnë njëher e mirë europianët..përmes Trojkës..më parë dhe Ndërlidhësve,ndërmjetësve..tani së fundi..(i dhezmi..)Është njëshifër e frikshme..rreth 80% e popullsisë që ka arritur në nivele të larta varfërie..e gjitha për hir të masave drastike që ndërmori trojka gjatë 3-4 viteve të fundit në greqi..Ka pasë..dhe egziston ende një listë Lagard..në greqi..me një numër relativisht të lartë 2062..(në mos gaboj..ose 2262…numri i atyre që i kanë nxjerrë paratë jashtë greqisë dhe nuk i kanë justifikuar kurrë..)qeveritë greke nuk bënë asgjë për ti marrë këto para…(rreth 60 miljardë..)..sepse këto qeveri kanë qenë të mpleksura nëpër këto lista..Atëherë lind pyetja:Përse nuk merret vetë trojka..me rikthimin e këtyre parave..në bankat greke..(ti amnistojë ose ti konfiskojë…)?!(Vërtet që është punë e shtetit grek..por ja që ai se bën dot i mpleksur kok e këmbë siç është..)atëherë le ta marrë Gjermania në dorë këtë punë…dhe të tregojë se si mund të bëhet..këtë gjë..nuk do,ose ska mundësi ta bëjë..)Pikërisht..ngaqë si ai i mbyturi që mbahet për flokët e vet..kështu edhe greqia..del me kërkesa që duken të çuditshme..por që janë në fakt reale..Dëmshpërblimi i luftës së dytë botërore..(nëse e pranojmë krahasimin…me problemin çam..Atëherë duhet të themi se..edhe çamët kanë të drejtë të kërkojnë…Por,Shqipëria akoma nuk e ka zbuluar Humnerën në të cilën ndodhet..

    1. Peti prej verteti says:

      Ore ju Greker harruat qe Gjermani ju beri shtet dhe ka 100vjet qe jumban me buke, o bukeshkelur!
      Kush i ka hyre ne hak Gjermanit e ka gjetur nga Zoti, sepse jane popull i drejte dhe punetor.I vetmi komb qe nuk ka shfrytezuar kend prandaj kujdes o qelbesira Greke, kujdes per veten tuaj…..

  2. Vini says:

    Hahahha . Krenar po te dhjere .

  3. LM says:

    Brravo z.Tika. Ke shkruajtur nje realitet qe sado i dhimbshem, duhet te kuptohet nga populli grek. Indirekt ke pohuar me zgjuarsi, ate çfare greqia i ka bere popullit Shqiptar çam dhe çfare i detyrohet Shqiperise. Faleminderit.

    1. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Bravo
      Te botosh shkrimin e dikujt qe eshte ne nje parti sic eshte “Potami” nuk eshte asgje e keqe. Ne demopkraci duhet te ken ze te gjithe.

      Por, moral dhe sesi duhet te veproje Tsipra nuk mund te jap mendje nje person qe gjithe jeten eshte anti-hellen, sepse per ate paguhet. Eshte pjelle e nje pjese sistemi me te korruptuar ne Greqi, sic jan Mediat, udheheqesi partise qe perfaqeson, paguaj me shuma marramendese 25.000 Eyro vetem per nje shfaqje te konservuar nga televizioni publik per me shume se nje vite, kanal i cili paguhet nga taksaguesit Grek, nga kanalet e korruptuara greke psh Media, qe kan marr miliarda kredira pa asnje kriter dhe ne kohen e krizes luajten dhe po luajn rolin me te pist me propaganden e tyre epr arsye te pastra korruptive .
      Ndersa kush perfaqeson kete parti dhe perse eshte krijuar po e le ne arsyen e shqiptareve te zgjuar, qe jetojn ne greqi dhe nuk han bar, te cilet e kan kuptuar ke perfaqeson partia “Potami” – “Lumi”, perse u krijua , dhe perse Evropεoi (jo Eyropaioi) kan humbur qetesin dhe kerkojn me doemos te jet ne qeveri.

      * titulli eshte corientues ( me qelllim sigurisht) ,pa pikepyetje dhe perkthehet, — “Deshirojn perpjasje” dhe jo ,–“Deshironi perplasje ?

  4. EDVIN PALLA says:

    Asgje e re !!!

  5. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    E kujt i duhet mendimi i ketij, qe paguhet per te urruer Greket nga mengjesi deri ne darke,´qe eshte me partin “Potami”,ndryshe “Bobolistani”;
    Partia me e peshtire, qe eshte krijuar ne Greqi;;
    Me shume nuk ja vlen te flasesh!
    Kush di greqisht as shkruj ne google “Τάκης Μίχας και Ποκαχόντας: οι Ζουλού του Ανθελληνισμού” qe do te thote,- “Takis Michas dhe Pocahontas: Zuluja anti-greke “

    1. Mushi says:

      O argat injorant. Nuk ka patur “Greqi” apo “greker” ndonjere, ne kohe te shkuar dhe lashtesi; as “helene”. “Greqia” me njerezit injorante te saj u krijua ne shekullin XIX prej fuqive europiane dhe Rusise per qellime fetare. “Greqia dhe grekerit” jane nje genjeshter ashtu siç eshte perralla dhe mitologjia.

      1. katarakti says:

        Po Aristoteli, Platoni, Leonidha etj etj çfare na paskan qene?! Turq?! A je falur 5 here ne dite apo jo? Kete shiko dhe mos u merr as me greket e rinj as me te vjetrit. Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.

        1. lupo says:

          Khazare leri nazet…Mafja Khazaer ka bere dhe po ben shume zarare, prandaj ndalu moj Khazare zagare….

  6. jkoreshi says:

    bravo miha. supozimi I pare tregon politiken me dy standarte te greqise me boten.
    kerkojne reperacionet nga gjermanet per luften e dyte boterore, por nuk njohin genocidin e tyre ndaj popullsise camedhe kthimin e pronave te tyre shekullore.

  7. Cunat e Cepit says:

    Greket duan perplasje me te gjithe Boten.

  8. Thika says:

    Paralelizmi i paragrafit te pare eshte djallezor.

    Ai do te qendronte si korrekt nese Gjermania do te mbante akoma edhe sot e kesaj dite nen okupim toka Greke; ashtu sic mban Greqia krahinen e Camerise.

    Por Gjermani nuk ka toka Greke nen zoterim, ndaj dhe paralelizmi nuk qendron.

  9. juli says:

    Taki miha
    Ne mars te 1999 qe nje nga gazetaret e paket qe mbeshteste perndimingjate bombardimeve ne serbine e miloshevicit
    Pro perndimor shpirt i lire dhe demokrat i vertet konsekuent dhe besnik dhe militant i vertete i lirise dhe demokracise
    Sot ai eshte pjestare i nje force politike qe perfaqeson te majten e vertet dhe moderne greke dhe ku pjestare te saj jane pjesa me inteligjente e shoqerise greke
    Kjo force politike eshte POTAMI
    Potami urrehet me shume nga dy forcat ekstreme te politikes greke
    Nga njera ane eshte Agimi i arte dhe populistet e kamenos(ekstremi i djathte)
    Dhe nga ana tjeter eshte SIRIZA DHE partia komuniste(ekstremi i majte)
    Respekt per gazetarin Miha

  10. drini says:

    Krime kunder popullates civile dhe largim i dhunshem i tyre….
    Me qarte se kaq nuk mund te flase. Nje ftese e hapur per Tiranen per hapur gojen me ne fund…

  11. Jorgoja qe ben shaka says:

    O ca qejfi, plasi edhe brenda ne Greqi. Me ne fund dolen edhe njerez qe dine te perdorin llogjiken. Bravo z. Miha!

    Jorgoja

  12. Gjahtari i Toponomis says:

    70 vjte me pare me 13-15 Mars 1945 u krye masakrimi i fundit i shqiptareve te Çamerise te mbi 5000 te pafajshmeve te cilet ishin rikthyer perseri dhe vendosur kryesisht ne qytetin e Filatit dhe rrethina, ne pritje te vendosjes se dretesise. Forcat e Zerves te zbarkuara fsheurazi nga Korfuzi dhe nen mbeshtetjen e forcave qeveritare greke te Plastires masakruan burra, gra e femje duke i therur ne menyren me mizore me qellim terrorizimin dhe asaj pjese qe mendonte te rikthehej ne vatrat e tyre te ligjeshme per te mos kthyer koken pas. U mbushen plote 70 vjet nga genocidi i paster shtetror grek ne vendin e quajtut Gryka e Vanarit prane qytetit te Filatit dhe akoma seshte vendosur drejtesia. Tsipras dhe gjithe shtetaret grek boll kane marre ndihma financiare aq sa u tallen me to dhe prap kerkojne madje dhe keto per shkaterrimet e pushtueseve nazist gjate luftes se Dyte Boterore. Greket nese mund te marrin ndonje dite, ajo do te vije kur shteti grek te kerkoj falje boterisht per krimet dhe shkaterrimin qe i bene ndaj Çameve dhe Çamerise dhe demshperblimin prej miliarda eurove ti kthej e te paguaj ne menyre qe shqiptaret e debuar te Çamerise, femijeve dhe pasaredhesit e tyre, t`u mundsohet rikthimi dhe reabilitimi i jetes se tyre ne atedheun e tyre historik.Dhe kjo dite do te vij!!!!

  13. Koli says:

    Ky eshte legjende. Libri i tij Unholy Alliance ja nxjerr tere te palarat greqise dhe serbise si dhe kishave e politikaneve. Cdo shqiptar duhet ta kete nje kopje te ketij libri. Me vjen mire qe ende flet me guxim kunder ketij farsiteti sllavokomunist qe po pushton greqine dhe qe don te na devijoj Vjosen.

  14. komunalja says:

    Ja me ne fund nje grek vertet properendimor, jo si bashkeatdhetaret e tij qe hiqen si perendimore por ne fakt shpresojne qe Putin-i te shtrije pushtetin e tij ne mbare Europen! Kete po e shohim gjithnje e me qarte tek qeveria e tanishme! Rrofte Epiri Iliroshqiptar!

  15. Albani says:

    Absulotisht te nderuar komentues nuk duhet te pajtoheni me Taqin e Mihes,ja perse e them kete.
    Ky Taqi qe ne fillim e tregon friken e tij per ate qe kompesimi i Grekeve nga Gjermanet i hap rrugen dhe kompesimit te Cameve,por e thote ne menyre te terthorte.
    Per ne Shqipetaret eshte e leverdishme hapja e kutise se pandores sepse ne ishim viktimat.
    Pajtimi me mendimin e tij do te thote te pajtoheni qe dhe Cameve nuk u takon asnje demshperblim.
    Tjetra eshte qe Evropianet me ne krye Merkelin i shpallen lufte perpara SIRIZA-s,jo tani qe moren pushtetin por qe kur ishte opozite,dhe ne keto kushte ajo eshte e detyruar te kerkoje aleate te rinj.
    Tjetra eshte se dhe Ruset ne disa gjera kane te drejte,sepse cdokush ndihet i kercenuar dhe do te reagonte ndaj nje politike agrsive zgjeruese te BE-se dhe NATO-s ne kufinjte Ruse.
    Ruset me BE-ne duan biznes,mirepo BE-ja e ngaterron biznesin me politiken.
    Dhe mos harroni nje fakt kyc dhe te pamohueshem qe presidentit Ukrainas Janukovic,te zgjedhur ne menyre demokratike nga sovrani Ukrainas iu be GRUSHT SHTETI dhe eshte me se legjitime qe nje pjese e territorit te shtetit ta mbroje ate dhe te mos pranoje autoritetin e atyre qe organizuzn pucin kunder presidentit.
    Evropa eshte kurve.
    Gjerat duhet ti themi ashtu sic jane qofte per Came,Greke,Ukrainas apo Ruse,dhe mos duartrokisni cfaredo perralle qe lexoni.

  16. Albani says:

    Kur qeveria e meparshme Greke na paska qene me demokratike sipas Taqit te Mihes
    perse ajo nenshkroi marreveshje gjeostrategjike me Egjiptin,kur Egjipti udhehiqet nga nje diktature ushtarake.
    Pra zoti Miha eshte perralle ajo qe thua.
    Pra aleancat nuk behen domosdoshmerisht me shtete qe kane apo jo demokraci te brendshme.

  17. BUTRINTI says:

    Pse mo ELEFTERIA ka edhe ”grek te keqinj” ? mesova edhe nje gje te re.

  18. Kaon says:

    Vetem se ka nje ndryshim shume te madh, nje te pavertete te madhe ne ato qe shkruan ky sharlatani per demshperblimet. Camet jane ne te njejtin kah me gjermanet, jane kolaboracionist, jane pjese e 12 milion kolaboracionisteve evropian te denuar pas WW2, si bashkpunetor te nazisteve. Si ben krahasime te tilla ky sharlatani cam, tradhetar!!?

    1. xyz says:

      mos u nxeh sikure farfalle greke nga ferkimi turk…..
      dukesh qe nuk e njeh as te drejten nderkombetare, as ate pronesore dhe as ligjin mbi genocidin….
      nuk eshte faji i te tjerve se ti dhe te tjere me urrejtje per rracen njerzore si ty jeni prapa. o skuidhja, …..

    2. Gjahtari i Toponomis says:

      Kaon? mos ke gabuar adrese apo je bashto apo kopil se nje grek apo grekofol nuk eshte Kaon. Por ju se keni per gje te ndroni apo veshni lekuren e tjeter kujt. Sa per tezen greke te fshehjes se krimeve me ate te “bashkepunetorit” etj.etj… si deshmi hstorike e pa mohushme eshte se Çamet duke mos e kosideruar veten fajtor nuk shkuan pas gjermanit siç kakaris per 70 vjete shovinizmi grek, por ata u kthyen perseri gjate muajve netor-dhjetor 1944, duke lene çadrat e tyre qe kishin ndertuar prane kufirit brenda territorit shqipetar. Ne Marse 1945 nuk kishte gjerman as ne Çameri por edhe as ne gjithe Greqine. Kishte nje shtet te cliruar grek dhe me nje qeveri ne fuqi te dale pas marreveshjes se Varkizes. Keta jane pergjegjes direkt te genocidit te ushtrur ndaj çamerve te rikthyer ne kerkim te drejtesiese per dhunen e ushtruar dhe masakrat greke qe i debuan nga shtepit e tyre disa muaj me pare. Drejtesia menon por nuk harron themi ne çamet o bashto “Kaonas”.

  19. tomsojeri says:

    qendrimi gjerman ndaj greqis esht si i mesuesit pedant qe denon te ri me nje kemb nxenesi i padisiplinuar ! Gjermanet ti mik, qe din te luftojn e te denojn korupsionin ne vendin e tyre ,ne Greqi e kan ber balt aq sa dy faktor e personazhe te ksaj gatese, sic ishte drejtuesi i firmes me te madhe SIMENS qe duhej te paraqitej per deshmi ne gjykaten Greke “vrau veten” ndersa ndermjetsi tjeter Hristodulako qe ka shtetesi gjermane dhe ne pa pes para se te arestohej krisi e hiku ne Gjermani dhe mbrohet prej tyre !Gjermanet ne Greqi zen vendin kampion per korupsion me politikan e deri gazetar te medhej qe te heshtin ! Tani po sillen si te zot e shtepis e bile duan edhe ministrat apo edhe qeverin ta shkarkojn e mundesisht te vijn ata lakejt me ne krye Samara brekcveshur, qe varferin e ktij mileti ta cojn ne nje shembull frike per ter ato vende qe kan borxhe ! Sjellja e tyre per nje denim shembellor te Greqis alla gjermance ,nuk nderon aspak qellimin e nje Evrope te bashkuar te barabart e solidare per kaperxim veshtirsish, pa shkelur e pa gotitur te “shtririn” ! Kjo esht ftyra e vertet e “mirkuptimit dhe solidaritetit ” per bashkim !Ju ka cuar thiken ne koc, e qellimi esht pushtim e nenshtrim te plot pa kushte me nje qendrim te pameshirshem e arogant !Perse ky nxitim per tu kthyer borxhi me masa aq te egra !! Ato qe thot basha me lart, jan te verteta e ka dhe te tjera te verteta qe nuk po dua ti perseris ktu, se per fat te keq ka nga ata “patriot” qe urrejn Greqin dhe nuk shohin aspak qe kjo lloj fatkeqesie ka trokitur ne portat tona dhe edhe ne, do e provojm se shpejti kte egersi fajdexhijsh ! Mereni vesh pra, e nxirni mesime se kush esht Evropa qe te nder doren e te fut gishtin ! Po perseris ,qe nga viti 1991 Greqia ka dhen 700 miliard € kamata e borxhi ka mbetur ne vend ! Ato miliarda qe shofim se i jan dhen Greqis per te shlyer borxhin, nuk kan vajtur te greket por te bankat ,qe te shlyhen tokot, se po te ishte ndryshe nuk do pllakoste varferia ne kte far feje ne Greqi ! Therret Cipra tani nuuuk dua borxh, sepse e di se ku duhet te shkoj ai “borxh” !Kur paret jan neper banga e jo ne xhepat e popullit ,si mundet te ket ngritje e levizje te tregut !!! Sa per kte “potamaxhi” nje parti qe u ngrit me shpejtesi,”brenda nates” e investuar nga ata vjedhsit qe kan derguar jasht vendit miliardat dhe ky Cipra ju esht ber hije ,jan ne sherbim te ktij korupsioni shekullor, nga udheheqes te paftyr qe nuk duan tju preken miliardat e qe te mos ekspozohet ajo lista e fameshme Langar qe Gjermanet heshtin e nuk ju intereson si duket, sepse bangat e tyre kan “ngrohur” E verteta esht fatkeqesisht gjithmon me te fortin, sepse ai ka te gjitha “armet” e propagandes dhe di te hesht, aty ku nuk i intereson, e te ngrej shkopin aty ku don te ver cizmen !

  20. Klimax says:

    Po e nis nga fundi, nga gjenocidi. Qe Japonia te kapitullonte dhe Lufta II Boterore te perfundonte, SHBA-ja leshon dy bomba atomike mbi qytetet Hiroshima e Nagasaki. Flitet per mbi 210 mije viktima, por numri i tyre qe vdiqen me vone nga rezet radioaktive ishte shume here me i madh. Nuk e di ne se ka folur dikush se ky ishte nje gjenocid, nje krim i shemtuar ndaj njerezimit!
    Popullsia myslimane came ne Thesproti ne vitet 1940 llogaritej te ishte 13000-15000 banore. Fatkeqesia e pare eshte se shumica e saj perkrahu propagandan e Musolinit dhe ndihmoj ushtarakisht ate ne sulmin e Italise ndaj Greqise. Me futjen e nazisteve gjerman ne Greqi, ceta “Cameria”, me veshmbathje, ushqime e armatime gjermane, ishte ajo qe mbante “regullin” ne Epir me terror. Edhe perpjekjet qe bene anglezet ne bisedime me keto forca te bashkepunonin me aleatet ne lufte ndaj nazizmit nuk paten rezultat. Destini i tyre ishte te “shoqeronin” nazizmin ne strofkullen e tij.
    Por, a nuk ndodhi e njejta gje me Legalitetin e Ballin Kombetar ku kreret e tyre u larguan se bashku me gjermanet nga Shqiperia? Kush nuk mundi u vra, u pushkatua, u internua, u denua dhe jo vetem ata, por edhe fisi i tyre per vite e vite te tera me Luften e Klasave. Pervec kesaj, nuk u be ne Shqiperi gjenocidi me i madh ndaj prones? Mbas 70 vitesh diktature e tranzicion ne Shqiperi, kush i ka fituar pronat shekullore te gjysherve te tyre? Ndoshta vetem hajdutet! Atehere??!!
    Po e mbyll me politiken me dy standarte. Cfere ndryshoj ne politiken e jashtme nga qeveria e djathte e kryeministrit Micotakis dhe ministrit te jashtem Samaras te vitit 1990-1993, ne kohen kur sapo kishte filluar Lufta e Bosnjes, me politiken e jashtme te qeverise SYRIZA? Asgje! E njejta politike! Greqia nuk ishte kurre pjese e Bllokut te Lindjes, nuk ishte kurre nje shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, por aleatet dhe mardheniet historike e tradicionale te Greqise me popuj miq nuk ndryshojne as nga ideologjia politike ne ato vende (Rusi e Serbi) dhe sigurisht nuk ndryshojne as nga diferencat ideologjike midis se majtes dhe te djathtes midi tyre ne Greqi.
    Problemi nuk eshte se kush force politike eshte sot ne pushtet, por problemi eshte se kush prej tyre do te mundi te japi zgjidhje per daljen e Greqise nga kriza! Sot flasim per nje krize gjigande humanitare dhe kjo krize nuk zgjidhet duke hedhur nje bombe atomike mbi Athine si ne Hiroshima per te “ndershkuar” qeverine e majte qe dikujt nuk i pelqen si ideologi!

    1. Albani says:

      Ti mos lexo vetem propagande Greke,as Shqipetare,por te sugjeroj te lexosh propagande asnjanese dhe persa i perket Cameve do te shikosh qe je shume larg se vertetes.
      Pati dhe minoritare qe bashkepunuan me Italianet dhe Gjermanet por nuk i deboj njeri ata.
      Po te them nje shembull,bera muhabet me nje Grek patriot(matematike inxhinierike kish studiuar) dhe kapem ceshtjen e pellazgeve,nuk e prisja por me tha qe ne Greket nuk kemi asnje lidhje me pellazget,jemi te ardhur
      i thashe qe do guxim ajo qe thua per Greket ketu
      mu pergjigj qe ky eshte realiteti
      po ne shkolla i thashe tjeter gje u mesohet femijeve
      ketu eshte ndryshimi me tha qe une u shkollova ne angli,jashte propagandes Greke,kishte pasion arkeologjine dhe glosologjine
      Gruaja e tij eshte drejtoresha ne shkollen ku me mesojne femijet,dhe ne muhabet shoqeror pranoi qe literaturat shkollore bejne propaganda historike me shume te paverteta.
      Miku Grek me tha qe Greket nga ana gjuhesore i kane dhene shume terma ose fjale shkencore njerezimit,por kane huazuar shume fjale nga pellazget dhe Shqipetaret,nga literaturat me tha ne Greket alfabetin e kemi Fenikas dhe origjinen diku nga Irani dhe Egjipti,kishte dhe shoke Iraniane dhe duke qene se e kishte hobi glosologjine me tha qe shume fjale Greke e gjejne kuptimin ne persisht dhe me mori nje shembull,fjalen ‘kirie’ose ‘kirios’ne persisht rrenja ‘kir’ do te thote organin tone ‘kar’,pra kirie ose kirios nenkuptohet ai qe e ka dhe e zoteron ate,dhe per grate kiria quhen vetem pasi ato martohen sepse dhe ato tani e zoterojne ate qe ka burri i tyre.
      Pra mos me keqkupto por ben mire te jesh i shumeanshem dhe jo viktime e vetem nje propagande.

      1. Kaon says:

        Prandaj dhe shqiptaret e mesojne shpejt greqishten se kane te njejten gjuhe te perbashket, pellazgjishten. Vertet ku mund te gjejme nje fjalor pellazgjisht ose te dhena e zbulime arkeologjike pellazge? apo qofte dhe Ilire, se nuk kam gjetur dot deri me sot, me sa di nuk ekziston asnje shenje vetem mite. Ai miku jot inxhinieri i matematikes ”kirie” si puna jote ishte dhe ai? Patjeter ”kirie” je dhe ti deri sa na shkruan ketu monologun tend me mendjen tende ? kirie ne persisht sigurisht!

      2. Jorgoja qe ben shaka says:

        O Alban, ky eshte problemi me Greqine. Dhe ti e miku yt vute piken mbi i. Ka shume dogma ne jeten dhe dijen e tyre. Greqia kerthiza e botes, te tjeret popuj kot. Ata dine, te tjeret jo. Ata nuk gabojne. Te tjeret kane faje edhe per gabimet e grekerve. Thelle, thelle besojne se edhe Krishti ishte grek. Une kam qene para shume vjetesh per disa jave atje dhe qendrova tek te aferm te mi ne nje qytet bregdetar. Njeri nga kusherinjte e mi me merrte me vete ne mengjes ose pasdite kur pinte kafe me nje nga pergjegjesit e tij te punes. Ishte njeri i kendshem ne bisede, dukej rob i mire dhe une rrija me kenaqesi. Ai tregonte qe kishte shkuar ne shkolle fillore vetem. Ne fakt thoshte ai me mburrje, vetem klasen e pare kishte frekuentuar dhe nuk e kishte mbaruar, se ikte nga mesimi pa leje dhe nuk kthehej me, ose e perzinte mesuesi nga shkolla se e kapte duke pire cigare. Megjithate kur binte fjala per historine, ngulte kembe me te madhe se Maqedonia ishte greke. Dhe gerthiste ne tavoline sa i hante zeri. Edhe sot me tingellojne ne vesh fjalet e tij. Sigurisht qe mua aq me bente, megjithate me bente pershtypje se si ne Greqi me tema te tilla merrej populli i thjeshte me aq zjarr, saqe holle-holle me dukej e frikshme si ide, ky lloj indoktrinimi i njeriut te thjeshte qe ndoshta edhe te lexonte nuk dinte , por dijen e kishte nga emisione te tipit “Opinion” qe transmetohen ne Shqiperi. Gjynah, thashe me vete, nje popull pasardhes i kaq mendimtareve e shkencetareve te lashtesise, eshte bere fundamentalist e budallallepsur nga gazetat apo televizioni.

        Jorgoja qe ben shaka.

    2. xyz says:

      po i ngaterron qellimisht japonin me camerine. pasi japonica ishte shtet qe i kishte shpall lufte amerikes…por kjo nuk do te thote se amerika nuk ka kryer krim ndaj njerzimit, si dhe krim luftene japoni. se cbejne japonezet nuk na interesaon pasi edhe ata kane bere shume krime ne Asi e gjetke.megjithate japonica falimenton pa kushte pale humbese.
      tani per ceshtjen came, camet nuk ishin shtet qe i kishin shpall lufte greqise por ishte pjese e shtetit grek qe po mbronte veteveten nga spatrimi etnik qe filloj qe nga 1913….pa llogaritur qe pati nga ata naive me shumice qe iu bashkangjiten formacioneve partizane por pa rezultat……

  21. Reflection says:

    @ Taki Miho: E ç’dreqin… se m’ia paskeni prishur qejfin madje edhe elefthero-skatofagos, ketu, tek tema… ? ? ? ?

  22. jim says:

    O Albani!
    Bota eshte kjo qe eshte,ne nuk kemi fuqi ta bejme “te ndershme” dhe ku fjala POLITIKE te fshihet nga fjalori. Te gjithe bejne politike qofte Europa,Amerika,Rusia,Kina etj.Dhe ketyre fuqive te medha qe bejne politiken e botes,po tu vije rasti do tentojne te bejne te tyren. Dhe faktikisht cdo politike e arrin suksesin e saj apo nuk e arrin,varet sa para ka ne prapavijen e saj. Kjo eshte bota. Per ne (shqiptaret) ka rendesi nga qendron interesi jone nga Putini apo nga Perendimi. Historia e larget dhe e afert na ka treguar se Amerike (qe sot eshte bashke me Europen)na ka mdrojtur,ndersa krahu tjeter na ka therur.Dhe po ti vije koha prap ne ther me siguri. Si mendon ti me cilen “kurve” ne duhet te “fleme” z.Alban nga Albania!!!

    1. Albani says:

      Ne me cdo kusht dhe cmim nuk duhet te largohemi nga aleanca me Ameriken dhe perendimin,ndryshe na perlau Serbi nepermjet Rusit.
      PER kete jam kategorik dhe e them me ze te larte,per ne te rroje dhe te fuqizohet sa me shume AMERIKA,Por me lart dhashe mendim se ne cprizem i shikon qeveria Cipra maredheniet me Rusin ,pra per Greket Rusi eshte i mire dhe eshte legjitim ne politiken e tij,qe per mendimin Grek dhe timin qe Rusi per sa i perket ngjarjeve ne Ukraine nuk eshte pergjegjesi kryesor nuk do te thote qe te kthejme syte andej,e kunderta per mua dhe ne si Shqipetare Rusia eshte kundershtar.
      Te lutem me kthe nje OK-ejn.q.s e lexon komentin se nuk dua qe te vazhdosh me kete pershtypje.

      1. Blendi says:

        Kurse une them beso e kontrollo plako. Megjithese te medhejte luajn si te duan me te vegjelit. ……..

      2. yp xhixhi.. says:

        Armiku te vret ndersa MIKU te q.. dhe te vret , hapni syt o popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje