Dëshmitë kontradiktore/ Kush gënjen për atentatin, Berisha e Paloka apo Mhill Fufi?

14 Mars 2015, 14:54Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka thënë në prokurori se për atentatin ndaj Tom Doshit dhe Mhill Fufit është njoftuar nga vëllai i këtij të fundit, 3 muaj më parë.

Sipas tij, Ilir Meta kishte kontaktuar me vëllain e Fufit dhe i kishte thënë se Sali Berisha kërkon të vrasë Tom Doshin dhe Mhill Fufin, për të shkaktuar trazira në vend.

Të njëjtin version ka pohuar edhe Berisha, me disa deklarata në rrjetet sociale.

Ai thotë se për planin e vrasjes u njoftua tre muaj nga Paloka.

Edhe sipas Berishës, Meta ka kontaktuar me vëllain e Fufit, për t’i thënë se Sali Berisha kërkon vrasjen e tij.

Por, dëshmitë e tyre bien në kundërshtim me vetë ato që thotë Mhill Fufi.

Ky i fundit deklaroi para medieve, pak ditë pas akuzave publike të Tom Doshit se kishte një plan për vrasjen e tyre, se nuk dinte asgjë.

Fufi tha se planin e vrasjes e mësoi vetëm pas deklaratave publike të Doshit dhe kishte mbetur i habitur.

Të njëjtën gjë mësohet se Fufi e ka deklaruar edhe kur është marrë në pyetje nga ana e prokurorëve.

Pra, vetë Fufi thotë që nuk ka ditur asnjë gjë për planin e vrasjes së tij, deri ditën që Tom Doshi foli në publik.

Berisha dhe Paloka nga ana tjetër thonë se ata e dinin para tre muajsh planin, dhe i’ua ka thënë pikërisht vëllai i Fufit.

Në këtë rast nuk dihet se kush po gënjen.

Por, ose Mhill Fufi duhet të ndiqet penalisht për deklarim të rremë, ose duhet të ndiqen penalisht Berisha dhe Paloka,

Kjo, pasi një nga të dyja palët është duke gënjyer mbi këtë çështje./b.l

 

21 komente në “Dëshmitë kontradiktore/ Kush gënjen për atentatin, Berisha e Paloka apo Mhill Fufi?”

  1. anonim says:

    Ajo qe Fufi ka thene ne medja nuk konsiderohet deshmi e rreme se nuk eshte deklaruar ne prokurori,polici apo gjykate

    1. voktori says:

      O anonim. Fufi e ka deklaruar edhe ne prokurori. Te vika keq se doli zbulet salibaba. Ai zbuluet ka qene gjithe keto 25 vjet. Vetem se ka korruptue prokurore e gjykates dhe nuk ka dale asnjihere para gjyqit.

      1. PAS DEKLARATES SE DOSHIT VENDIM PER ASGJESIM DOSJESH says:

        PER TA KUPTUAR ME MIRE SE SI KERKON EDVIN RAMA TE DALE KUNDER DEKLARATAVE TE TOM DOSHIT DHE NE MBROJTJE TE ILIR HAJDUTIT TE FLORIRIT TE SHQIPTAREVE, I KAPUR ME VIDEO PER VJEDHJET E TIJ, LEXONI ME POSHTE LAJMIN QE NUK E KA DHENE AS VETE MERO BAZE TEK TEMA:

        EDVIN RAMA KA VENDOSUR QE TE ASGJESOHEN DOSJET SEKRETE TE VEPRIMTARISE E DYSHIMTE TE POLITIKANEVE SHQIPTARE NE LIDHJE ME KRIME, KORRUPSION, VJEDHJE TE POPULLIT SHQIPETAR, IMORALITET, DUKE PERFSHIRE KETU EDHE DOSJET E PARAQITURA PER KETA POLITIKANE NGA VETE AMBASADA E SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO.

        JA DHE VENDIMI I QEVERISE “EDVIN RAMA”:

        EDVIN RAMA DHE KESHILLI I MINISTRAVE TE TIJ, KANE VENDOSUR TE NDRYSHOJNE VENDIMIN NR.81, DT 28.1.2008, I CILI NUK LEJONTE NE ASNJE MENYRE ASGJESIMIN E DOSJEVE NE LIDHJE ME PERSONAT E VESHUR ME PUSHTET, TE SKEDUAR SI SPIUNE, NJEREZ TE DYSHIMTE APO SI TE PERFSHIRE NE AKTIVITETE KRIMINALE SI KORRUPSION, VRASJE, KRIME, VJEDHJE, IMORALITET, ETJ. QEVERIA “RAMA” KA MIRATUAR VENDIMIN NR.190, DATE 4.3.2015, SIPAS TE CILIT ASGJESOHEN DOSJE TE POLITIKANEVE EDHE PSE KANE ARDHUR INFORMACIONE NGA VETE SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO.

        ESHTE I NJOHUR FAKTI SE AMBASADA E SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO KANE REFERUAR SHUME INFORMACIONE PER VEPRIMTARINE E PUSHTETAREVE SHQIPTARE NE LIDHJE ME KRIMET E KORRUPSIONIT, VJEDHJES TE POPULLIT SHQIPTAR, IMORALITET ETJ.

        ESHTE I NJOHUR FAKTI SE SHBA DHE BASHKIMI EUROPIAN KANE DEKLARUAR SE VIDEOJA E ILIR METES E PARAQITUR NGA DRITAN PRIFTI ME NDIHMEN E TOM DOSHIT,ISHTE NJE VIDEO E VERTETE, DHE JO E GENJESHTERT SI E PARAQITEN HETUESIT SHQIPTARE.

        ME SA DUKET VETE EDVIN RAMA, NJESOJ SI ENVER HOXHA NUK DO TE MARRE PARASYSH CFARE KANE THENE PER KETA POLITIKANE VETE SHBA, BASHKIMI EUROPIAN APO NATO-JA.

        SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO NUK DUHET TE LEJOJNE QE SHQIPERIA TE VAZHDOJE TE MBAHET PENG NGA KELYSHET E FELLIQUR TE KOMUNISTEVE QE I SHERBENIN DIKTATORIT ENVER HOXHA.

        1. eni says:

          Po nqs keto informacione i ka SHBA BE dhe NATO le ti djeg qeveris se ato vjen prap nga shba be dhe nato.

          1. Pilo Lala says:

            Ketyre spiuneve po ju djeg se Edi Rama do hapi dosjet, qe i mbante si pasurine me te madhe Berisha, per presion kunder gjithe klases politike per 25 vjet.
            Berisha ne pranga do e beje cdo politikan te mendoje cfare ka bere ne sherbim te Berishes, per te shkaterruar Shqiperine.
            Edi do trumfoje, se eshte patriot, dhe udheheqes i vertete i Shqiptareve

    2. kujtesa says:

      Ne fakt,Fufi eshte duke fshehur te verteten sepse nuk ka mundesi qe vellait te tij ti jete thene,dhe vellai per vellain se rrujti hic.

      Vajti dhe ja tha partise.
      Sa per vellain:mbaje me shkume i tha,sme plas fare per jeten tende!
      Partia Demokratike te na rroje se deputet si Fufi na duhen vetem me vdek!!!!

    3. bato says:

      Anonim!
      Lexoje te plote artikullin mor lumemadh sepse aty thuhet: Te njejten gje Fufi deklaroi edhe ne prokurori! Apo nuk di te lexosh dhe flet kot?

  2. merohumis says:

    GENJEN….. ed palla, saimir lluku babashta,dhe ilir blloku pa video vetem me ze

  3. Arben says:

    PO PSE, KJO NA QENKA CESHTJA TANI????!!!!!

    PO GENJEN TOMA DHE NE MES TE DITES, E NUK PO I HYN GJE NE KEMBE.

  4. grikizgej says:

    Mos duan të më vrasin dhe mua dhe unë nuk di gjë,ore vëllezër… ?

  5. england says:

    Ti nuk je vetem merhum,ti je zemun,je thjesh LLUM!Jepi vetes mundesine te thuash dy rreshta nese je dakord se kush nga keta me lart genjen o mjeran,pastaj ne nje shkrim ku permendet Rama apo Tahiri jep versionin tend edhe per ata.Ju si militante te denje te partise blu e meritoni te perfaqesoni ate grupim,pasi po si dhe ata nuk keni asnje vlere,pervec rrenave qe thoni,dhe idiotesive qe tregoni…

  6. GAMORI says:

    TE GJITHE QELBESIRA JANE QE E EDUKOJNE POPULLIN TE BEHET QELBESIRA SI FAMILIET QELBESIRA QE KANE !

    BIJTE E “TUC MAKUT ” DUHET TE FUTETN NE BURG DHE HAPIN TARACAT E AGRUMEVE DHE FRUTORET qe i shkaterruan keta vete derise te vdesin !

  7. yyysht says:

    Se kush rren do e marrim vesh kur te gjej ndonje gisht te Likes ne by.. Edi,por sa pare do bej ajo pune.Fundi nuk do jet i lumtur per Edin,vec mos na qahet si Tosi,se per ne socialistet e thjeshte iku vera pa ardh hic.

  8. jullio says:

    Pse habiteni ju! Laciont jane si sicilianet. Nje vlla polic, nje vlla deputet, nje vlla mafioz dhe vllai fundit prift. Kur kapet mafiozi kto te tjeret thone: “io non c’ero, io non sono stato,io invece mi ero addormentato…”

  9. . says:

    Super-killer me “Skenare” destabilizues te Shqiperise

    Sali Bisha,
    Tom Doshi,
    Thuthq Paloka,

    te tre ne “ARREST”, per trazira dhe destabilizim te Shqiperise.

  10. Z/K says:

    Domethane kaq e ngaterruar asht ceshtja.Sa Prokuroria nuk din ke te ndjekin penalisht.
    Mhill Fufin apo ekipin Berisha & Paloka.
    Ne keto kushte zhgenjehemi qe kemi nji prokurori te sakt me nivel te larte arsimore e me eksperience.

  11. shqiptari says:

    nese ju kujtohet Berisha para zgjedhjeve pati thene qe une po te dua zgjedhjet i fitoj me cunat e mamurrasit.e kish fjalen per fuft.tani do ti kthehet skenarit te dhunes

  12. qytetar says:

    Berish psikopati,na eshte ber si morr.

  13. jkoreshi says:

    ah mor komentues koqe. si se kuptoni qe eshte nje intrige stendarte e sali tumorit dhe kjo me siguri matematikore.
    sa here do tju them qe saliu do e beje vrasjen si gjithmone, por jo tani, tani eshte periudha e shashkave tymuse per corjentimin e publikut shqipetar. pason nje periudhe qetesie prej pese deri ne shtate jave dhe plas krimi.
    efekti eshte I jashtezakonshem tek injorantet te cilet do thone saliu pati te drejte, kjo eshte qeveria e krimit.
    punon nje sherbim sekret I nje shteti per berishen, nje sherbim secret qe ka rrenje te thella ne shqiperi. qindara njerez veprojne ne shqiperi e kosove per llogari te tyre. ata jane stacionuar ne partite politike, ne administrate, biznes, deri ne rethet e krimit ordiner.
    ka edhe nga ato qe nuk e dine qe po kryejne nje veprim criminal agjenturor por jane thjesht leva te pa vetedijeshme.
    plani latent, shekullor I serbeve qysh kur kane mbrit ne kto troje nga stepat e azise ne shekullin e 6-shte ka qene: kontrolli, dobesimi dhe mundesisht cfarosja e shqipetareve.

  14. petrit zela says:

    Nuk u ngopet me keta dy gishta,besoj se dhe ne tualet I mbani perpjete,dhe vete rendesine e ketyre dy gishtave,zoterija ne fjale nuk
    ka qene ne gjendje per ti kuptuar ne Rini filozofit e tyre-jo me
    ne pleqeri..Jam me se i bindur,se ju zotni jeni i linduri i te keqes me ekstreme..Por me e cuditeshmja eshte,se prej 23-vjetesh,me keta dy gishta ja nxorre syt popullit,megjithate shqiptaret nuk po hakmerren
    ndaj jush.Se te gjith popujt e shqiptarizmit,besojn shum ne drejtesine e Perendis. Se nje dite-Vete Zoti,do te dij se si do ti luftoi perbindeshat,qe i kundervihen krijesave te tij qe me aq deshire i krijoi..Te jeni te sigurte,se ju politikanet e dy gishtave qe I mbani
    prej njezet e pese vjetesh perpjete,ne boten e pertejme,vetem ferri I
    Dante Aligerit–ju pret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje