Ballafaqimi në Prokurori, prokurorët inskenojnë një takim privat Doshi-Bami

14 Mars 2015, 09:08Politika TEMA

Hetimet për “Çështjen Doshi” kanë hyrë në fazën e fundit, atë të ballafaqimeve, para se Prokuroria e Krimeve të Rënda të nxjerrë konkluzionet zyrtare për atentatin e supozuar për vrasjen e 2 deputetëve.

Për dy orë e gjysmë, deputeti Tom Doshi dhe i arrestuari Durim Bami, kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit për ballafaqim dëshmish.

Fillimisht janë mbyllur në një dhomë me përgjues në takim të inskenuar nga organi i akuzës për të gjetur më shumë prova dhe më pas janë pyetur në prani edhe të dy prokurorëve të çështjes.

Dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore në fazën e parë, ku Bami deklaronte se Doshi kishte sajuar komplotin dhe për të thënë ato gjëra në videon 37 minuta i kishte blerë makinë të blinduar.

Kurse deputeti pretendoi se Bami ishte paguar 600 mijë euro nga Ilir Meta për të vrarë atë dhe deputetin tjetër, Mëhill Fufi.

Doshi ka hyrë në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka dalë rreth orës 11:30, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat, përveç fjalisë së shkurtër: “Nuk e takova Bamin”.

Ballafaqimi mes tyre ka zgjatur për dy orë e gjysmë dhe mësohet nga burime të organit të akuzës se secili i është përmbajtur deklaratave të para.

Durim Bami nuk ka pranuar për asnjë moment përballë Doshit se kishte marrë porosi të vërtetë për të vrarë deputetët nga Fatjon Skënderi, në emër të Ilir Metës.

“E kam thënë edhe në fillim, komploti është sajuar nga ty dhe nuk është i vërtetë.Unë pranova që të bënim filmimin pasi ma kërkove ti”, mësohet të jetë shprehur Bami në ballafaqimin me Doshin.

Por Prokuroria kishte përgatitur një “surprizë” për dy personat e thirrur për ballafaqim.

Me arsyetimin se kishin ngarkesë në punë në një çështje me rëndësi, prokurorët i mbyllën Doshin dhe Bamin në një dhomë të posaçme me përgjues, me qëllim për të nxjerrë sa më shumë prova, raporton gazeta Dita.

Gjatë kësaj kohe mësohet se Doshi ka tentuar që të flasë për atentatin ndaj tij se si donin ta vrisnin atë dhe Fufin.

Por Bami nuk ka kapërdirë asnjë nga provokimet dhe ka dhënë përgjigje të njëjta deri në fund, duke thënë se ai nuk kishte ditur asgjë për komplot apo të kishte marrë porosi nga dikush.

Doshi ka bërë edhe batuta për të tërhequr në muhabet Bamin, por pa rezultat.

Pas një ore, prokurorët kanë hyrë në dhomë për të vijuar seancën e pyetjeve, por qëndrimet e Bamit kanë qenë përsëri të njëjta.

9 komente në “Ballafaqimi në Prokurori, prokurorët inskenojnë një takim privat Doshi-Bami”

  1. anannananan says:

    Aq sekret eshte ky hetim, sa nuk ka media proqeveritare qe s’nxjerr minute pas minute se ca u tha e ca u be, sigurisht nga raportimi qe i bejne ushtaret e partise ne prokurori!

    1. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

      Nese do ta supozonim si te vertete pretendimin e Tomes, qe A.Llalla ka dekonspiruar Tomen, meqenese ky Bami eshte ne arrest dhe duke ditur absurditetet ne drejtesine dhe veçanerisht prokurorine shqiptare, nuk eshte aq e veshtire te besosh se ky Bami nuk kish pse te binte ne kurthin e nje bisede “te lire” me pergjues dhe te tradhetonte veten, per aresyen e thjeshte se ky ishte i paralajmeruar nga ushtaret e Llalles per “kurthin”. Keshtu qe ky lloj truku hetimor eshte pord.e me rigon.

      1. PAS DEKLARATES SE DOSHIT VENDIM PER ASGJESIM DOSJESH says:

        PER TA KUPTUAR ME MIRE SE SI KERKON EDVIN RAMA TE DALE KUNDER DEKLARATAVE TE TOM DOSHIT DHE NE MBROJTJE TE ILIR HAJDUTIT TE FLORIRIT TE SHQIPTAREVE, I KAPUR ME VIDEO PER VJEDHJET E TIJ, LEXONI ME POSHTE LAJMIN QE NUK E KA DHENE AS VETE MERO BAZE TEK TEMA:

        EDVIN RAMA KA VENDOSUR QE TE ASGJESOHEN DOSJET SEKRETE TE VEPRIMTARISE E DYSHIMTE TE POLITIKANEVE SHQIPTARE NE LIDHJE ME KRIME, KORRUPSION, VJEDHJE TE POPULLIT SHQIPETAR, IMORALITET, DUKE PERFSHIRE KETU EDHE DOSJET E PARAQITURA PER KETA POLITIKANE NGA VETE AMBASADA E SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO.

        JA DHE VENDIMI I QEVERISE “EDVIN RAMA”:

        EDVIN RAMA DHE KESHILLI I MINISTRAVE TE TIJ, KANE VENDOSUR TE NDRYSHOJNE VENDIMIN NR.81, DT 28.1.2008, I CILI NUK LEJONTE NE ASNJE MENYRE ASGJESIMIN E DOSJEVE NE LIDHJE ME PERSONAT E VESHUR ME PUSHTET, TE SKEDUAR SI SPIUNE, NJEREZ TE DYSHIMTE APO SI TE PERFSHIRE NE AKTIVITETE KRIMINALE SI KORRUPSION, VRASJE, KRIME, VJEDHJE, IMORALITET, ETJ. QEVERIA “RAMA” KA MIRATUAR VENDIMIN NR.190, DATE 4.3.2015, SIPAS TE CILIT ASGJESOHEN DOSJE TE POLITIKANEVE EDHE PSE KANE ARDHUR INFORMACIONE NGA VETE SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO.

        ESHTE I NJOHUR FAKTI SE AMBASADA E SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO KANE REFERUAR SHUME INFORMACIONE PER VEPRIMTARINE E PUSHTETAREVE SHQIPTARE NE LIDHJE ME KRIMET E KORRUPSIONIT, VJEDHJES TE POPULLIT SHQIPTAR, IMORALITET ETJ.

        ESHTE I NJOHUR FAKTI SE SHBA DHE BASHKIMI EUROPIAN KANE DEKLARUAR SE VIDEOJA E ILIR METES E PARAQITUR NGA DRITAN PRIFTI ME NDIHMEN E TOM DOSHIT,ISHTE NJE VIDEO E VERTETE, DHE JO E GENJESHTERT SI E PARAQITEN HETUESIT SHQIPTARE.

        ME SA DUKET VETE EDVIN RAMA, NJESOJ SI ENVER HOXHA NUK DO TE MARRE PARASYSH CFARE KANE THENE PER KETA POLITIKANE VETE SHBA, BASHKIMI EUROPIAN APO NATO-JA.

        SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO NUK DUHET TE LEJOJNE QE SHQIPERIA TE VAZHDOJE TE MBAHET PENG NGA KELYSHET E FELLIQUR TE KOMUNISTEVE QE I SHERBENIN DIKTATORIT ENVER HOXHA.

  2. aqifi (po i verteti ama) says:

    Kur do t’i lere prokuroria keto taktika lejfeniste? Dhe, mbi te gjitha, kur do te pushoje se furnizuari median me informacione “sekrete”…

  3. fatmiri says:

    Kujdes prokuroria se eshte shqetesuar aqifi me ato qe ben! Ata duan filmin e aktorit sali dhe perfundimin e filmit duan ta vendosin ata se keshtu mendon regjizori sali. Ketu kane hyre ne kontradikte me te drejtat e autorit.

  4. Spartaku says:

    Nuk mund te kete informacion minut pas minute se eshte pune e prokurorise.Neve nuk na ineresojne shume infot te tilla.Ti lem hetuesit te bejne punen e tyre.

  5. Emigrantii blwvw says:

    Nuk besoj se Toma e ka ngrene njo kombinacion te tille.Eshte gje e trash dhe e ezauruar edhe nga shume filma.Nje dicka me e holle duhej.

  6. sadoja says:

    Nga biseda e dy pleqve të moçëm në Mal të Kolajt, Shkodër, vendlindja e Tom Doshit, duke dëgjuar këngën për Tom Doshin, gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2013:
    “Për Tom Doshin kndohet kanga/T’u rritë jeta o Edi Rama./Fitoren e kena n’ dorë,/kena me pa në 23 qershor!”
    -Si po të duket kjo besa që ka lidhë djali i Gjekë Doshit me Edi Ramën o Dedë! Thonë se asht krahu i djathtë i Edi Ramës, e se ky i ka thanë se kur të jetë ai kryeministër, është njëjtë si me qenë edhe Toma bashkë me të.
    -Çka me të thanë o Pal, ua ka thënë ma bukur Prek Cali atyre që donin të merreshin vesh me komunistët se me lidhë na katolikët besë me atë parti, që ka në krye Edi Ramën sot, është si me lidhë gjarpnin si shall rreth qafës. E tash të shohim se sa mirë ka me i ndejt Tomës në qafë ky shall me të cilin ashtu tuj u krekosë, Veç të shohim se mos nis e pisket se ia bani gjamën miku

  7. Elio Gora says:

    Eshte i trashe apoi holle veprimi i prokurorise,eshte tjeter ceshtje,por une habitem se si ka mundesi qe gazetari te mesoje edhe detaje te tilla si ai i “ballafaqimit” per te pergjuar bisedat midis tyre.Gazetareve ju lumte qe hyjne thelle deri tek keto informacione qe perbejne sekset te hetimeve,por ata punonjes qe heqin breket para gazetareve,une i mar dhe i fus ne gropen e nevojtores.Turp,njemije here turp.Ju qe nxirrni sekretin e punes tuak nuk keni respekt per profesionin.Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje